Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:24   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

Ekspedita

Johan fon Han u nis nga konsullata e tij nė ishullin Siros dhe mbėrriti nė Durrės mė 12 gusht 1863. Aty shėnoi: “Qyteti s’ka ndryshuar qė prej vizitės sime tė fundit para trembėdhjetė viteve, as pesėdhjetė banorė mė shumė nuk ka.” Ai ngjiti luginėn e Erzenit, duke kaluar Ndroqin, dhe vazhdoi nėpėr fushėn bregdetare pėr nė Shkodėr. Aty mė 31 gusht 1863, e gjeti Sekelin dhe togerin e marinės Herman fon Shpaun (Hermann von Spaun, 1833-1919) tė cilėt kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu nė grup ishin miku i vjetėr i Hanit, Doktor Auerbah (Auerbach), i cili prej vitit 1845 kishte qenė mjek familjar i beut tė Vlorės, si dhe prifti franēeskan, Ėngjell Bardhi.

Nė Shkodėr, Sekeli bėri tetė fotografi tė mahnitshme, pa dyshim fotografitė e para tė qytetit dhe tė kalasė sė tij hijerėndė. Pas kėsaj, ekspedita u nis nė dy anije nė lumin Drin, duke kaluar Dejėn, Vjerdhėn, Shurdhahun, Komanin (dy fotografi) dhe Dukagjinin. Lumi u bė gjithnjė e mė i ngushtė dhe pranė Toplanės kalimi u bė i pamundur. Sekeli, i cili kishte sjellė pajisje tė rėnda fotografike me vete, u detyrua tė kthehej nė Shkodėr me anije, kurse pjesa tjetėr e ekspeditės vazhdoi rrugėn me kėmbė.

Grupi u ribashkua nė Prizren i cili nė atė kohė ishte qyteti mė i madh i Shqipėrisė. Prizreni kishte rreth 46.000 banorė, prej tė cilėve 36.000 myslimanė, 8.000 bullgarė dhe vlleh, dhe 2.000 katolikė. Kishte jo mė pak se njėzetegjashtė xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe njė kishė katolike. Nė krahasim me tė, Shkodra, Durrėsi dhe Vlora ishin fshatra. Kėtu, nė fillim shtatori 1863, Sekeli bėri pesė fotografi. Pas Prizrenit, ekspedita u kthye nė Drinin e Zi dhe vazhdoi nė drejtim tė jugut pėr nė Dibėr. Kjo krahinė ishte krejtėsisht e panjohur dhe gėzonte njė nam tė dyshimtė. Hani shkroi: “Po kaq e panjohur se pjesa e poshtme e lumit Drin ishte edhe lugina e Drinit tė Zi midis qytetit tė Dibrės dhe pikės ku bashkohen tė dy degėt e lumit. Thuhet se ėshtė njė ēerdhe hajdutėsh dhe prandaj shmanget nga fqinjėt.” Megjithatė, Hani kaloi rajonin pa probleme, veē qė nuk mundi tė kuptonte shqipen e banorėve aty. Kur erdhėn nė Dibėr mė 21 shtator 1863, Sekeli bėri dy fotografi. Fotografimi ishte njė punė e lodhshme. Pėr tė pėrdorur “makinėn fotografike” dhe vagonin e pllakave qė kishte sjellė me vete, Sekelit i nevojitej dy orė e gjysėm thjesht pėr njė fotografi tė njė shkėmbi tė madh romantik. Gjithė kjo i tregoi Hanit se “fotografia s’ėshtė gjė qė mund tė kryhet shpejteshpejt. Ose mund tė udhėtosh, ose mund tė fotografosh.” Nga Dibra, ata vazhduan pėr nė Strugė nė liqenin e Ohrit.

Hani ishte i magjepsur nga liqeni dhe shėnoi praninė e trembėdhjetė llojėrave peshqish. Ata vizituan manastirin e Kalishtės, qytetin e Ohrit me shumė kisha tė bukura ortodokse, dhe natyrisht manastirin e njohur tė shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, Shėn Naum, nė jug tė liqenit. Hani dhe bashkudhėtarėt e tij kaluan dhjetė ditė nė Ohėr kėshtu qė Sekeli kishte kohė pėr tė fotografuar. Nė Ohėr dhe rajon u bėnė gjithsej njėmbėdhjetė fotografi. Fotografia e Shėn Naumit duket se ėshtė e vetmja foto e manastirit para se tė digjej nė masė tė madhe nė vitin 1875.

Prej Ohrit, grupi udhėtoi pėr nė liqenin e Prespės dhe vazhdoi me shi tė dendur pėr nė Manastir. Tashmė ishte tetor. Manastiri ishte qytet i madh dhe selia kryesore e ushtrisė osmane pėr rajonin. Aty Hani u mirėprit prej Gjeneralit Faik Pasha, i cili kishte studiuar nė Vjenė. Sekeli bėri disa fotografi tė njė formacioni ushtarak para kazermės sė madhe, ndėrtuar nė vitin 1839. Nga Prilepi udhėtuan pėr nė Veles mbi lumin Vardar ku, pasi gjetėn anije tė reja, u nisėn nėpėrmjet ngushticės sė Demir Kapit (Porta e Hekurtė) pėr nė Selanik nė detin Egje. Aty u bėnė pesė fotografi. Prej Selanikut Hani dhe Sekeli vazhduan pėr nė Turqi pėr tė parė Trojėn.

Koleksioni i Sekelit

Johan Georg fon Han vlerėsoi ndihmesėn e madhe tė Sekelit nė ekspeditėn e tij. Theksoi se fotografitė “mund tė krahasohen lirisht me fotografitė mė tė mira tė bėra ndonjėherė nė kėtė fushė.”

Pėr fat tė keq, botimi i fotografive doli tepėr i shtrenjtė pėr Akademinė vjeneze dhe ato nuk u pėrfshinė nė raportin e Hanit, botuar nė vitet 1876 dhe 1869. Rezultati i kėsaj ishte qė koleksioni i Sekelit, ndėr fotografitė mė tė hershme tė Ballkanit, u la nė harresė. Nė vitin 1889, trembėdhjetė foto tė Sekelit u botuan nė vėllimin “Makedonien und Alt-Serbien” (Maqedoni dhe Serbia e Vjetėr) prej Spiridion Gopēeviqit (1855-1936), por pa datė dhe pa emrin e fotografit, mirėpo, pas kėsaj, koleksioni u zhduk pėr mė shumė se njė shekull. U rizbulua nė Bibliotekėn Kombėtare tė Austrisė prej Mark Kohenit (Mark Cohen) nė vitin 2000.
Fotografitė e Jozef Sekelit tė bėra nė jugun a gadishullit ballkanik nė vitin 1863 kanė njė rėndėsi tė madhe historike dhe artistike. Janė fotografitė mė tė hershme tė Shqipėrisė, me pėrjashtim tė njė portretit tė vetėm tė kryengritėsit Hamzė Kazazi, tė kryer prej fotografit shkodran Pjetėr Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) nė Shkodėr nė vitin 1858. Mund tė jenė edhe fotografi mė tė hershme tė Kosovės dhe llogariten ndėr fotot mė tė vjetra tė Maqedonisė.
Fotografitė e Koleksionit tė Jozef Sekelit u botuan pėr herė tė parė nė albumin fotografik: “ Dritėshkronja: fotografia e hershme nga Shqipėria dhe Ballkani jugperėndimor”, Prishtinė 2007. Koleksioni ndodhėt tani nė Bildarchiv tė Bibliotekės Kombėtare tė Austrisė nė Vjenė (www.bildarchiv.at).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė