Tema: Albanam
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-02-08, 00:19   #38
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim Titulli: Albanam

Te nderuar miq,

Lazdrani,
Naki,
Turisti,
dhe ju te tjeret e kesaj liste!

Nje pershendetje e ngrohte per te gjithe ju, me shume vonese, por nuk e thone kot, me mire vone se kurre.
Megjithate, besoj qe keni parasysh mungesen time te gjate nga ky Forum. Thene te drejten, sonte ia hodha nje sy sa per kuriozitet, per te pare si kane ecur gjerat per kete periudhe te gjate te mungeses sime. Per me teper, isha kurioz per te ndier bashke me ju ngrohtesine e Diellit te Pavaresise se shumepritur te Kosoves sone, diell ky tanime i shfaqur ne horizont.
Shfrytezoj kete rast, sepse kush e di kur do te me nxjerr rruga kendej pari heren tjeter, qe t'ju uroj nga zemra te gjithe juve, motra dhe vellezer shqiptare nga cilido skaj i Shqiperise Etnike qe jeni, kete dite te madhe e te bekuar, diten e shume pritur dhe shtrenjte te paguar, te lare e shperlare me gjakun e bijve dhe bijave me te mire te kombit, Pavaresine e Kosoves!
E gezofshim per mot, te bashkuar dhe unik, me besim te madh ne Zotin e Plotefuqishem, me pune fisnike, arsim dhe moral te shendoshe.

Me shume respekt per ju,
Miku juaj,
Albanam.
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė