Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 20:41   #4
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė gjyq, dėshmitarėt e Esat Pashės.


Deri tani, tė gjithė dinamikėn e veprimeve tė matura tė Avni Rustemit pėr tė gjetur ēastin e duhur e pastaj pėr tė vrarė Esat pashėn e kemi njohur nga dėshmitė e atij vetė nė procesin hetimor. Por tani le t’i njohim edhe nga kėndvėshtrimi i njerėzve qė e rrethonin Esat Pashėn deri nė ēastin e atentatit tė 13 qeshorit tė vitit 1920.

Pėr hetuesit, e rėndėsishme ishte tė dihej se ē’bėnte Esat pasha ato ditė e pėr mė tepėr ato ēaste para atentatit. Tė parėt qė u morėn pėr kėtė qėllim nė pyetje ishin Xhemil bej Vlora, nipi i Esat pashės, qė kishte ardhur nė Paris disa ditė mė parė nga Bordigera e Italisė ku jetonte, pėr tė takuar dajėn e tij, dhe Elizė Dyfuri, e mbiquajtur pėrkėdhelisht Lizetė, njė vajzė 22-vjeēare qė ishte e dashura e Esatit, i cili priste ato ditė t’i vinte nga Zvicra e shoqja, Azize Hanėmi qė ndodhej atje pėr njė operacion nė sy. Esat pashėn, siē pohon Lizeta nė hetuesi, e kishte njohur nė Danvil gjatė njė balloje ku Esati i kishte propozuar tė bėhej dashnorja e tij kundrejt njė page mujore prej 100 mijė frangash, shumė qė duhet thėnė se ishte pėrrallore pėr atė kohė.

Nga dėshmitė e tyre del se Esat pasha gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij nė Paris, ruhej nga armiqtė e shumtė qė mund t’i kėrcėnonin jetėn. Kėtė ia kishte thėnė vetė Esatit edhe Gani Toptani, njė kushėri i tij qė kishte takuar mė parė nė Paris. Teksa ora po shkonte 1300, Esat pasha kishte ftuar Xhemil bej Vlorėn dhe Lizetėn tė drekonin nė restorantitn e njohur “Kėrmilli i artė”. Dhe ashtu bėnė. Por nė ēastin kur ata po dilnin nga hotel “Kontinental”, siē deponon Xhemil bej Vlora nė hetuesi, Esati u kujtua pėr njė porosi qė do t’u jepte rojeve tė tij, tė cilėt nuk i ndaheshin asnjė ēast, ndėrsa ai dhe Lizeta u futėn nė makinė nė pritje tė Esatit.
“Pasi dėgjuam dy tė shtėna, - thotė Lizeta nė hetuesi, - ne shikuam nga xhami i pasmė i dritares sė makinės dhe pamė njė njeri qė hidhte pėrtokė njė revolver, njeri tė cilin unė nuk e njoh. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje 2, faqe 29). Edhe Xhemil Vlora i pėrmbahet kėtyre deponimeve dhe shton se nė ato ēaste i tha Lizetės tė dilnin menjėherė nga makina, sepse mund tė rrezikoheshin. (Po aty). Nė fakt ashtu bėnė. Me tė lėnė makinėn, u futėn nga njė derė nė oborrin e pasmė tė hotelit. Pas pak morėn vesh se Esat pasha ishte vrarė nga njė student shqiptar.
Gjatė procesit hetimor u mor nė pyetje edhe Aibari, roja i hotelit “Monmartrė”, qė e kishte shoqėruar Avniun gjatė ditėve tė para tė qėndrimit tė tij nė Paris. Aibari pohon se e ka pėrcjellė Avniun nė magazinat e armėve nė Grand Bulvar, nė vitrinat e tė cilave Avniu ka parė lloje tė ndryshme armėsh, por pa blerė gjė. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje. nr. 2, faqe 15). Kjo e vė nė dyshim hetuesin Dei, i cili, mė pas, i kėrkon shpjegime Avniut lidhur me kėtė problem. Dhe Avniu i pėrgjigjet qetėsisht se ai kishte ndėrmend tė blinte njė revolver mė tė vogėl, pasi i veti ishte tepėr i madh dhe se do tė shkonte nė Bois de Boulogne, njė ndėr parqet mė tė bukura tė Parisit, pėr t’u stėrvitur pėr qitje (Po aty).
Por tė kthehemi tė dėshmitarėt e tjerė. Janė tė gjithė ata qė Avniu ka takuar nė Paris. Pas Aibarit, Mithat Frashėri, anėtari i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes, me tė cilin Avniu ka pasur takim nė hotelin “Kempbell”, thjesht pėr tė njoftuar se ka ardhur tė ndjekė kurse speciale pėr gjuhėn frėnge dhe pėr padagogji. Gjergj Goga, siē e kemi parė, sekretari personal i Esat pashės, tė cilit gjithashtu Avniu i ka kėrkuar ndihmė pėr kėtė qėllim. Dhe ata pohojnė tė njėjtėn gjė.

Avniu kėrkon tė bindė hetuesin Dei se ai nuk kishte ardhur pėr tė vrarė Esat pashėn, i cili rastėsisht i doli pėrpara para hotelit “Kontinental”, kur priste tė takonte Gjergj Gogėn. Ėshtė e qartė se Dei nuk bindet kaq shpejt, por argumentet deri tani janė nė favor tė Avniut, i cili, pas njė plani, sigurisht tė pėrgatitur me imtėsi qė nė Shqipėri, do t’i pėrmbahet deri nė fund tė procesit hetimor, sipas tė cilit, vrasja e Esat pashės ėshtė krejt e rastit, e shkatuar nga tronditja shpirtėrore qė solli ballafaqimi me kėtė tradhtar tė kombit shqiptar.
Gjatė procesit hetimor Avniu i tregon hetuesit pėr jetėn e tij. Ka lindur nė Libohovė, ka studiuar nė gjimnazin e Janinės, pastaj ka shkuar nė Kostandinopojė, ka studiuar nė njė kolegj turk. Mė pas ka studiuar nė njė kolegj pedagogjik nė Gjenevė. Nė fillim tė vitit 1914 ėshtė kthyer nė vendlindje, ku ėshtė bashkuar me forcat vullnetare shqiptare qė luftonin kundėr trupave pushtuese greke. Nė kohėn e shpėrthimit tė Luftės sė Madhe Botėrore kthehet ne Libohovė, i sėmurė e njė vit mė pas shkon sėrishmi nė Janinė, pėrsėri pėr studime. Pastaj Avniu shpjegon se, pasi merr nė Vlorė njė diplomė italiane si mėsues, jep mėsime nė Tepelenė e pastaj nė Vlorė, por detyrohet tė largohet se italianėt nuk dėshirojnė qė ai tė japė mėsim ashtu siē do ai. Mė pas shkon me studime nė Shėn Mitėr Koronė, njė fshat italo-arbėresh, ku ndodhet njė gjimnaz me tradita, e pastaj ndjek nė Universitetin e Romės Fakultetin e Pedagogjisė. Por meqė dėgjon se arsimi francez ėshtė shumė mė i pėrparuar, vendos tė shkojė nė Paris. (AQSH, fondi Avni Rustemi, dosja 2).

Ėshtė e kuptueshme, siē vėren edhe studiuesi Jusuf Alibali nė artikullin e tij studimor, “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze,, (“Studime historike”, nr. 1964), se kjo nuk ėshtė e tėrė jeta e Avniut. Ai, me qėllim shmang tėrė veprimtarinė e tij politike e atdhetare, pėr tė treguar se ėshtė thjesht njė i ri tė cilit i pėlqen tė studiojė pėr t’u bėrė mėsues. Dhe kėtė bėn pėr t’iu shmangur akuzės qė i rėndonte si shpata e Damokleut mbi kokė, sipas sė cilės, ai kėrcėnohej pėr vrasje me paramendim, dhe tė pėrforcojė pozitat e tezės sė mbrojtjes, e cila e ka mbėshtetur tėrė dispozitivin e saj tė luftės gjyqėsore nė figurėn e krimit tė kryer nė kushtet e tronditjes sė thellė shirtėrore”. (Po aty).
Mė pas Avniu i tregon gjyqtarit hetues Dei se nė Romė ai ishte anėtar i njė shoqate qė “merrej vetėm me letėrsi”, dhe qė “vetėm njė herė u mor me politikė”, dhe pikėrisht kur protestoi “kundėr ambicjeve greke, italiane e serbe nė Shqipėri. ”Ka qėlluar, - shton ai, - qė nė bisedat tona private tė flasim pėr Esat pashėn. Tė gjithė ne pa pėrjashtim, e konsideronim si njė armik tė vendit tonė, por kurrė nuk ishte bėrė fjalė pėr ta vrarė. As unė dhe asnjė nga shokėt e mi nuk kishim parashikuar ndonjė mundėsi tė tillė. Ne tė gjithė e dinim se Esat pasha jetonte nė Paris, por emri i tij as qė ėshtė pėrmendur gjatė bisedave para nisjes sime”. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosja nr. 2).

Pra, arsyeja kryesore e ardhjes sė Avniut nė Paris, sipas dėshmive tė tij, ėshtė vazhdimi i studimeve pedagogjike dhe pėrkryerja e frėngjishtes. Hetuesi Dei pandeh se tashmė e ka zėnė ngushtė, kur i kujton se ai ka ardhur nė Paris kur shkollat tashmė pėrfundojnė dhe nuk fillojnė nė qershor. Dhe ngul kėmbė qė ai tė rrėfejė arsyet e vėrteta qė natyrish ai i lidh me vrasjen e Esat pashės. ”A nuk ėshtė edhe ky njė fakt, - vazhdon hetuesi Dei, - se studimet janė vetėm njė preteks pėr udhėtimin tuaj nė Paris?”.

Por Avniu pėrsėri tregohet shumė i matur: ”Kur erdha, nuk u regjistrova nė asnjė fakultet, sepse dėshiroja tė shihja Parisin e tė shėtis pėr disa ditė. Nga ana tjetėr kisha ndėrmend tė ndjek disa kurse publike, ku nuk ėshtė nevoja pėr regjistrim paraparak. Nė Paris njeriu ka mundėsi tė pėrfitojė pėr kohėn qė kalon nė ēfarėdo stinė e vitit qė tė jetė”.

Para kėtyre arsyetimeve gjyqtari hetues Dei, nuk di ē’tė thotė. Sidoqoftė, ai ėshtė shumė kėmbėngulės, ndaj vazhdon sulmin me argumente tė tjera pėr ta mposhtur Avniun. Ka nė dorė njė fakt kompromentues. Shumėn e tė hollave qė iu gjet Avniut pas arrestimit. Nuk janė pak, duke marrė parasysh se edhe ka shpenzuar gjatė dy javėve tė qėndrimit para atentatit, edhe pse ka blerė njė kostum. Ka shpenzuar pėr tė ngrėnė nė hotel e pėr shėtitjet nėpėr Paris, por prapėseprapė atij i kanė tepruar goxha para. Ndaj hetuesi pėrpiqet qė shumėn e parave ta pėrdorė si element fajėsie.

Por edhe kėsaj Avniu i del pėrpara me zgjuarsi. Ai para se tė niset pėr nė Paris, ka kėrkuar nga qeveria e Tiranės qė, duke u nisur nga vėshtirėsitė e transportit dhe vonesat e postės, bursa t’i jepej pėr gjashtė muaj njėherėsh dhe, kur sėrishmi hetuesi Dei nuk bindet, Avniu shton njė fakt qė ishte shumė vėshtirė pėr t’u verifikuar: se njė pjesė tjetėr tė tė hollave ia kishte dhėnė Fejzoja, i vėllai, i cili qe kthyer nga Amerika nė mars tė vitit 1920. Avniu ka vajtur nė Napoli dhe atje ka takuar tė vėllanė, i ka kėrkuar ta ndihmojė dhe ėshtė e kuptueshme qė i vėllai ia ka dhėnė atė shumė.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė