Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 20:42   #5
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Surpriza e drejtėsisė franceze. Avni Rustemi i pafajshėm.

Mė 9 shtator tė vitit 1920, pas tre muaj hetimesh, prokurori i pėrgjithshėm i Republikės, Beguin, pasi shqyrtoi dosjen e Avni Rustemit, tė pėrgatitur nga gjyqtari hetues Dei, hartoi aktakuzėn. Nė kėtė aktakuzė, midis tė tjerash, theksohej se: “Me tė ardhur nė Paris, i pandehuri Rustemi studion me imtėsi hyrje-daljet e Esat pashė Toptanit dhe mė 13 qershor tė vitit 1920, nė mesditė, ai ndodhet pranė hotelit “Kontinental” nė rrugėn “Kastilione”. Ai thotė se priste zotin Gjergj Goga, i cili do ta ndihmonte tė gjente ndonjė shkollė private… Por nė fakt, ai kėrkonte gjeneralin, sepse po tė ishte se ai do tė donte tė takohej me zotin Gjergj Goga, nuk kishte kuptim qė tė ishte i armatosur me njė revolver”.(AQSH, fondi A. Rustemi, dosja 2).

Pra, edhe nė aktakuzė shtjellohet versioni i vrasjes me paramendim. Ky version, siē e shpjegon edhe juristi Jusuf Alibali nė studimin e tij “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze”, (Studime historike, nr. 2, 1964) mbėshtetet nė rrethana tė tilla tė ēėshtjes qė, sipas akuzės, janė elemente fajėsie tė rėnda, megjithėse tė tėrthorta: kthimi nga Roma nė Shqipėri nė fillim tė majit dhe largimi nga Shqipėria mė 21 maj pėr nė Itali (dhjetė ditė mė vonė u gjend nė Paris), shuma e madhe e tė hollave qė iu gjet nė momentin e kryerjes sė krimit, kujdesi pėr tė gjetur njė banesė nė Paris nė afėrsi tė hotelit “Kontinental”, ku qėndron Esat pasha, qėllimi i studimeve qė nuk justifikon zgjedhjen e kohės (viti akademik ėshtė nė mbarim), prandaj studimet mund tė jenė vetėm njė preteks), arma dhe interesimi i tij pėr njė magazinė armėsh e njė fushė pėr qitje”.

Aktakuza mbyllet me kėto fjalė: ”Nga ky grumbullim rrethanash rezulton qartė prova se Rustemi e ka paramenduar krimin e tij pėr tė kryer kėtė akt. I pandehuri ėshtė shtyrė nga njė parti politike nė Shqipėri qė ėshtė kundėr qeverisė sė Esat pashės apo nga njė urrejtje e thellė personale? Tė dhėnat dhe faktet nuk na lejojnė t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje. Prandaj i lartpėrmenduri akuzohet pėr vrasje me dashje tė Esat pashės nė Paris mė 13 qershor 1920, vrasje kjo e bėrė me paramendim. Krimi parashikohet prej neneve 295, 296 e 302 tė Kodit Penal. Sanksioni i parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal francez ėshtė dėnimi me vdekje pėr krimin e vrasjes me dashje”.

Ėshtė e qartė qė Avniu e parashikonte qė sado qė do tė argumentonte gjatė procesit gjyqėsor se nuk kishte ardhur nė Paris tė vriste me qėllim Esat pashėn, tezė sė cilės iu pėrmbajt deri nė fund tė procesit hetimor e gjyqėsor, prapė se prapė ekspertėt e drejtėsisė franceze, duke e shqyrtuar kėtė proces deri nė detajet mė tė imėta, do tė pėrfundonin se ai kishte kryer njė vrasje me paramendim. Avniu, i kėshilluar doemos edhe nga shokėt qė morėn kėtė vendim, kishte hartuar planin qė, pasi ta vriste Esat pashėn, tė mos bėnte as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė ikur, qė do tė shkaktonte dyshime pėr vrasje me paramendim, por tė qėndronte, tė merrte parasysh se do tė rrihej, madje edhe barbarisht, siē u rrah, tė deklaronte se e vrau kėtė tradhtar, kur e pa befas pėrballė e kur lexoi nė ballin e tij mizoritė qė i kishte sjellė pėr vite atdheut e kėshtu shtiu mbi tė.
Kėshtu pra, prokurori i pėrgjithshėm, Begin, nė aktakuzėn e tij kėrkonte dėnimin me vdekje tė Avni Rustemit. Dhe Avniu nė njė qeli tė burgut “Sante”, priste ditėn e gjykimit qė mund tė sillte edhe vdekjen e tij.


Nė Shqipėri, me reputacionin e heroit.

Deri tani jemi marrė me rrethanat qė sollėn atentatin dhe personat qė e pėrjetuan atė, qė ishin dėshmitarė gjatė atyre dy javėve tė qėndrimit tė Avniut nė Paris deri nė ēastin e atentatit. Por ē’ndodhte nė Shqipėri gjatė kėsaj pėriudhe? Lajmi i vrasjes sė Esat pashės nė Paris u pėrhap me shpejtėsi rrufeje jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė tė tėrė vendet ku kishte mėrgimtarė shqiptarė. Nė gazetėn “Mbrojtja Kombėtare”, qė botohej nė Vlorė, akti i Avniut krahasohej me aktin e Vilhelm Telit. Populli i thuri vargje tė tilla si: ”O Avni Rustem Marina, /Shkove burra, shkove trima /Nė Paris ia bėre prima /Qėllove si vetėtima /Si vetėtima qėllove /Esat pashėn ē’e rrėzove /Shqipqrinė ē’e shpėtove!”.
Pėr tė mbrojtur Avni Rustemin, mėrgimtarėt shqiptarė nė Amerikė mblodhėn 5 000 dollarė qė tė pėrballonin shpenzimet gjyqėsore. Mbrojtjen e Avniut gjatė procesit gjyqėsor e mori pėrsipėr avokati i njohur Dė Monzi, i cili nė takimet me tė gjatė qėndrimit nė burgun “Sante“, njohu nga afėr se cili ishte Avniu dhe ē’e kishte shtyrė qė mė dy tė shtėna revolveri t’i jepte fund jetės sė Esat pashė Toptanit.
Nga ana tjetėr, lajmi se Avniu, pas procesit hetimor do tė paraqitej nė Gjykatoren e Senės me aktakuzėn qė e kėrcėnonte mė vdekje, ngjalli njė indinjatė tė thellė nė trojet shqiptare, por edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, sidomos nė Kosovė, tė drejtat e popullsisė sė tė cilės Avniu i kishte mbrojtur me ngulm nė debatet e Parlamentit shqiptar. Ja pėrse nė kėtė periudhė drejt Parisit vėrshuan me qindra telegrame proteste, nė tė cilat kėrkohej qė Avni Rustemi tė lihej i lirė pas aktit tė tij qė konsiderohej akt atdhetar.
“Djali ynė nė Paris u ndodh para njė shushunje tė madhe qė s’ėshtė ngopur kurrė me gjakun e popullit, - shkruanin prindėrit e Avniut nė telegramin e tyre drejtuar Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Francės. - Ja pėrse e goditi pėr vdekje Esat pashėn. Kėtė ju duhet ta kuptoni fare qartė, ndaj ne si prindėr e mbajmė kokėn lart. Ai nuk ka kryer asnjė krim, pėrkundrazi, ka kryer njė vepėr atdhetare. Ne presim krahėhapur djalin tonė, ndėrsa Shqipėria pret patriotin e guximshėm”. (“Dokumente e materiale historike”, Tiranė 1959).
Kurse nė telegramin e ardhur nga populli i Vlorės, ku Avniu kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij, thuhej: ”Populli i Vlorės nė njė miting madhėshtor tė mbajtur sot, vendosi t’i bėjė thirrje ndėrgjegjes sė lartė tė Gjykatės sė Parisit. Ai pret qė tė merret parasysh dėshira e flaktė e popullit shqiptar qė tė lėrė tė lirė studentin tonė, Avni Rustemi, i cili bėri njė vepėr patriotike, duke qėlluar Esat Toptanin e duke ēliruar atdheun tonė nga njė e keqe shkatėrrimtare”. (Po aty). Nė mbrojtje tė Avni Rustemit u ngritėn edhe personalitete tė mėdha franceze tė kohės, si Rene Pino, Zhysten Godar, aktori i madh shqiptar, Aleksandėr Moisiu e tė tjerė. Pas tėrė atyre telegrameve, letrave qė vėrshuan nga Shqipėria dhe diaspora shqiptare sidomos nė Amerikė, nė mbrojtje tė Avni Rustemit, ėshtė e kuptueshme se procesi gjyqėsor qė nisi mė 30 nėntor tė vitit 1920 nuk do tė zhvillohej pa tension dramatik. Do tė ndalemi nė momentet kulmore tė kėtij procesi.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė