Titulli: Shembelltyrat Biblike
Duke luftuar varfėrinė bėhet e mundshme paqja nė botė: kėshtu tha Papa nė audiencės me anėtar tė dy shoqatave bamirėse
Ta hapim zemrėn ndaj atyre njerėzve qė janė nevojtarė e bujarisht luftojnė kundėr varfėrisė, sepse njė i krishterė nuk mund tė rri pa lėvizur kur njerėzve u mungon buka nė sofrėn . Kjo ėshtė thirrja qė Benedikti XVI i drejtoi anėtarėve tė dy Shoqatave bamirėse Pro Petri Sede dhe Etrenne pontifikales tė cilėt i priti sot nė audiencė dhe falėnderoi me pėrzemėrsi pėr nismat e veprat humanitare bamirėse qė kanė zhvilluar nėpėr Vende tė Beneluxit, nė emėr tė ndihmės bamirėse tė Papės.
Vizita nė Romė e 50 personave pėr t sjell Papės nė Vatikan frytet e dy lėmoshave, pra ndihmat financiare qė janė mbledhur nga bamirėsit e ndryshėm nė Belgjikė, Luksemburg e Holandė, ėshtė shprehje e njė tradite tė lashtė tė gazetarėve katolikė belgė, tė cilėt Ati i Shenjtė Racinger i pėrshėndeti duke u pėrqendruar tek vlera e dashurisė dhe bamirėsisė sipas frymės sė Ungjillit. Duke kujtuar, nė Vitin e Shėn Palit, mėsimet e Apostullit tė popujve mbi bashkimin e Korpit mistik tė Krishtit, gjymtyrėt e tė cilit janė tė bashkuara e kujdesshme mes tyre, Papa ripohon kėtė parim:
Tė ushqyer nga e njėjta bukė Eukaristike, tė pagėzuarit nuk mund tė rrijnė indiferent kur ka njerėz tė cilėve u mungon buka nė sofėr. Sivjet, keni vendosur ta dėgjoni thirrjen e ta hapni zemrėn tuaj ndaj kėrkesave tė njerėzve qė janė nė gjendje tė vėshtirė jetese, nė mėnyrė qė anėtarėt e Korpit tė Krishtit, tė goditur nga varfėria tė jenė tė pėrkrahur e tė bėhen dėshmitarė mė tė fortė e tė lirė tė Lajmit tė Mirė, Ungjillit.
Duke ia besuar frytin e kursimeve tuaja Pasardhėsit tė Pjetrit, tha Benedikti XVI me mirėnjohje ju i mundėsoni Papės tė ushtron rolin aktiv e konkret tė dashurisė sė krishterė qė ėshtė shenjė e pėrkujdesit tė tij pėr tė gjitha Kishat, pėr ēdo tė pagėzuar e pėr secilin person:
Ju falėnderoj shumė nė emėr tė gjithė atyre njerėzve qė bujaria juaj do ti mbėshtesė nė luftėn kundėr tė kėqijave qė kėrcėnojnė dinjitetin njerėzor. Duke e luftuar varfėrinė, ne i japim mundėsi mė tė mėdha paqes tė realizohet e tė rrėnjoset nė zemra tė njerėzve.
|