Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 03:57   #11
Senada
 
Anėtarėsuar: 28-10-05
Vendndodhja: Ne zemren e nenes dhe perkujtimin e Allahut.
Postime: 43
Senada e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Senada
Gabim

Desha te shtoj dic mbi ceshtjen e mbuleses, e cila eshte ceshtje mjafte delikate. Shkasi i vetem qe vie hutia ne zemrat e njerezve dhe qe mbulesen e femres e shofin gjest primitiv eshte mosdituria ku njohurite i kane te kufizuara, pasi nuk kane lexuar vlerat dhe rendesine qe sjell mbulesa tek nje femer. Ndaj do mundohem te sjell pak material ku flet pikerishte per rendesine dhe vleren e mbuleses.


Ne fillim duhet te sqarojme ate qe ne Perendim konsiderohet si simboli me i madh i shtypjes dhe i neperkembjes se femres te mbuluarit,ose shamia mbi floke. Mjerisht ne kete eopke erresire jane verbuar dhe zemrat e muslimaneve me kete virus "cilivilizimi!. Tani te mesojme se sa eshte e vertete qe ne traditen hebrejo-krishtere nuk ekziston mbulesa? Ta verifikojme.

Sipas fjaleve te rabinit dr. Menahem M. Brajer,profesor i letersise biblike ne Universitetin e Jeshivit, nga libri i tij "Femra hebreje ne letersine biblike", gjithnje ka qene zakon qe grate hebreje te dalin ne opinion me koke te mbuluar, nganjehere madje duke e lene vetem nje sy te zbuluar. Ai i citon disa rabine te lashte, "Nuk u ka hije vajzave te Izraelit qe te dalin nder njerez pa e mbuluar koken. Qofte mallkuar burri i cili lejon qe te duken floket e gruas se tij...gruaja e cila i zbulon floket e saj si stoli,sjell mjerim."

Ligji rabinian e ndalon leximin e bekimit dhe lutjeve ne prani te grave me koke te zbuluar, meqe zbulimi i flokeve te gruas eshte konsideruar si lakuriqesi". Doktor Brajeri gjithashtu permend se "gjate periudhes tanaite, leshimi i mbulimit te kokes nga ana e grave hebreje eshte konsideruar si sulm ndaj modestise se tyre. Kur gruaja e zbulon koken,mund te ndeshkohet per kete kundervajtje me katerqind zuzima." Doktor Brajer gjithashtu e permend se mbulesa e gruas hebreje gjithmone eshte konsideruar si simbol i modestise. Nganjehere e simbolizon dallimin ne status dhe luksuzitet, e jo modesti. Zari ka qene personifikim i nderit dhe i superioritetit te grave fisnike. Ai gjithashtu, ka prezantuar edhe paarritshmerine e femres, meqe ajo ka qene prone e dedikuar per burrin e vet. Ne Dhjaten e Vjeter qarte eshte bere me dije se zbulimi i kokes te femra paraqet turp te madh dhe per kete arsye prifterinjet kane qene te detyruar ta zbulojne prostituten e dyshimte me ane te gjykimit (Numrat, 15:16-18)

Si qendron puna me traditen e krishtere? Dihet se murgeshat e kane mbuluar koken me qindra vjet, mirepo kjo nuk eshte e tera. Shen Pali ka deklaruar gjera tejet interesante mbi mbulesen ne Dhjaten e Re, "Mirepo deshiroj ta dini se Krishti eshte koka e cdonjerit, ndersa njeriu koka e femres,ndersa Zoti eshte koka e Krishtit. Cdo njeri, i cili i lutet Zotit ose predikon me koke te mbuluar, e turperon koken e vet. Ndersa cdo grua, e cila predikon ose i lutet Zotit koke-zbuluar, e turperon koken e vet, ngase eshte njesoj sikur te jete e qethur. Nese gruaja nuk mbulohet, atehere mundet lirisht edhe te qethet. Mashkulli nderkaq nuk duhet ta mbuloje koken,meqe eshte pamje dhe fame e Zotit, nderkaq gruaja eshte fama e mashkullit. Ngase nuk eshte krijuar mashkulli prej femres,por femra prej mashkulli. Dhe nuk eshte krijuar mashkulli per shkak te femres,por femra per shkak te mashkullit. Prandaj gruaja duhet ta kete shenjen e pushtetit te burrit ne koke-per shkak te engjejve." (Letra e Pare Korintasve, 11:3-10)


Shen Pali na ofron nje baze logjike per mbulimin e femres, e kjo eshte shenja e autoritetit te burrit, ngase njeriu eshte krijuar sipas pamjes se Zotit, mbi gruan e cila eshte krijuar nga mashkulli dhe per mashkullin. Shen Tertuliani ne trajtesen e tij te njohur, "Mbi te mbuluarit e vajzave" shkruan: "O femra te reja, mbani shamine rruges,mbajeni ne kishe,mbajeni kur ndodheni ne mesin e te huajve, mbajeni kur ndodheni ne mesin e vellezerve tuaj..."

Ne mesin e ligjeve kanunore te kishes se sotme katolike ekziston edhe ligji i cili urdheron qe femrat ta mbulojne koken ne kisha. Disa dominime kishtare, si Amishet dhe Menonitet, mbulesen e kokes se femres e kane ruajtur deri me sot. Shkaku i mbajtjes se shamise, qe e ofron paria e trye kishtare, eshte "Simbol i nenshtrimit te gruas para burrit dhe Zotit". Logjika e njejte eshte praktikuar edhe ne Dhjaten e Re nga ana e shen Palit.

Nga te gjitha argumentet e theksuara eshte evidente se mbulimin e kokes nuk e ka shpikur Islami, ai vetem e ka vertetuar. Kur'ani i urdheron besimtaret dhe besimtaret qe ta ulin shikimin dhe ta ruajne nderin e tyre, prandaj i urdheron besimtareve ta leshojne shamine e tyre derisa te mbulojne qafen dhe krahrorin (Kur'an, 24:30-31)

Allahu: (porosit Te Derguarin e tij,Muhammedin),
"Dhe thuaju besimtareve qe ta leshojne shikimin e vet dhe te kujdesen per vendet e tyre te turpit, dhe te mos i zbulojne stolite e tyre pos atyre qe eshte ashtu jane te dukshme, dhe t'i leshojne shamite e tyre ne kraheror..."

Kur'ani tregon qarte se mbulimi i kokes (shamia) eshte pjese tejet e rendesishme e planit te dedikuar per qellime modestie, por perse te modestise? Kur'ani eshte i qarte: "O Pejgamber, i thuaj grave tua dhe bijave tua, edhe grave te besimtareve qe t'i leshojne mbulesat e tyre mbi trupin. Keshtu qe te njihen me mire dhe te mos ofendohen."
Kjo eshte ceshtja, modestia eshte percaktuar qe t'i mbroje femrat nga ofendimet; ose thene shkurte modestia eshte mbrojtje.

Pranda, qellimi i vetem i shamise ne Islam eshte mbrojtja. Shami islame, per dallim nga ajo e krishtere, nuk eshte shenje pushtetit te mashkullit mbi femren, as eshte shenje e nenshtrimit te femres ndaj mashkullit. Shembulli islam, ne dallim nga ai i tradites hebreje, nuk eshte simbol i liksit dhe dallimit te disa femrave te martuara me prejardhje fisnike. Mbulesa islame eshte vetem shenje e modestise me te vetmin qellim qe t'i mbroj femrat ne teresi. Filozofia islame perbeht nga ajo qe me mire te jesh ne te sigurte se pastaj te pendohesh. Ne esence, Kur'ani kujdeset aq mire qe ta mbroje trupin e femres dhe reputacionin e saj, sa ai qe merr guxim te akuzoje femren rrejshem per imoral, do te denohet ashper> (fjalet e Allahut) : "Ata te cilet i akuzojne grate e ndershme, e kjo nuk deshmohet me kater deshmitare, i rrihni me nga tetedhjete goditje te kamxhikut dhe kurre me mos e pranoni deshmine e tyre: te tille jane njerez te pandershem."


Krahasoni kete qendrim tejet te prere te Kur'anit me ndeshkimin tejet idulgjent per mbulim ne Bibel, "Nese mashkulli i takon nje vajze te virgjer, e cila nuk i eshte besuar askujt per martese, dhe e dhunon, e pastaj kjo gje zbulohet, duhet t'i paguaje babait te saj pesedhjete shekela te argjendit. Ai duhet te martohet me ate vajze,ngase e ka marre me dhune. Ai nuk mund te shkurorezohet me ate vajze deri sa te jete gjalle." Ketu njeriu duhet ta pyese veten: Ke kemi denuar ne kete rast? Njeriu qe eshte detyruar te paguaje denimin per shkak te dhunes,apo vajzen, e cila eshte e detyruar qe te martohet me njeriun i cili e ka dhunuar dhe te jetoje me te deri ne fund te jetes? Pyetja tjeter qe do te duhej bere, eshte se cili qendrim e mbron femren me shume, qendrimi strikt Kur'anor apo qellimi indulgjent biblik? Disa njerez,posacerisht ne Perendim, do ta provojne te tallin kete argument te modestise per shkak te mbrojtjes. Argumenti i tyre eshte: duhet perhapur arsimimi, sjellja civilizuese dhe vetekontrollimi. Na merr mendja se kjo eshte ne rregull, por nuk eshte e mjaftueshme. Nese "civilizimi" ofron mbrojtje te mjaftueshme, per c'arsye atehere femrat ne Ameriken Veriore kane frike te enden te vetem rrugeve te erreta,madje te kalojne neper ndonje vendparkim te zbrazet? Nese eshte zgjidhje "arsimimi", perse atehere fakultetet e njohura, sic eshte i yni,ka sherbimin per percjelljen e stduenteve ne kampe? Nese "vetekontrollimi" eshte zgjidhje, perse atehere cdo dite degjojme per rastet e keqtrajtimit seksual ne vende te punes? Profili i te akuzuarve per keqtrajtim seksual viteve te fundit ka perfshire edhe oficeret e marines,drejtoret,profesoret e universitetit,senatoret,gjykatesit suprem,madje eshte presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes! Nuk kam mundur t'u besoj syve qe kam lexuar statistikat e shtypura ne pamfleten e botuar nga dekani i repartit te femrave te Universitetit Mbreteror, te cilat do t'i paraqesim ne vazdhim:

"Ne Kanada, cdo gjashte minuta nje femer keqtrajtohet seksualisht. Nje nga tri femrat ne Kanada eshte keqtrajtuar seksualisht gjate jetes se saj. Njeres prej kater femrave i kanoset dhunimi ose tentim dhunimi ne jeten e saj. Nje ne tete femra sulmohet me motivacion seksual gjate shkollimit te mesem ose fakultetit. Hulumtimet kane deshmuar se me se gjashtedhjete perqind e te rinjeve, te cilet jane ne moshen e regjistrimit ne fakultet, pranon se do te kryejne ndonje sulm seksual sikur te ishin te sigurte se nuk do te zbulohen."


Ekziston nje gabim fundamental ne shoqerine ne te cilen jetojme. Eshte i nevojshem nje ndryshim radikal ne stilin shoqeror te jetes dhe ne kulture. Kemi nevoje te jashtezakonshme per kulturen e modestise, ne veshmbathje dhe fjale, ne sjelljen e femrave dhe te meshkujve. Ne te kunderten, statistikat e zeza do te keqsohen gjithnje e me shume nga dita ne dite dhe fatkeqesisht femrat do te jene te vetmet qe do ta paguajne cmimin. Per kete arsye,shoqeria, sic eshte ajo franceze, e cila i largon femrat e reja nga shkolla per shkak te veshjes se tyre modeste, ne fund do t'i sjell dem vetvetes.

Kur'ani u ofron femrave respekt,drejtesi dhe mbrojtje,e cila u eshte mohuar prej nje kohe te gjate. Per kete arsye nuk habit fakti se numrin me te madh te atyre qe pranojne islamin, ne vendet e Britania, sot e perbejne femrat. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes raporti i femrave qe pranojne islamin ndaj meshkujve eshte kater me nje. Problemi eshte se shumica e banoreve te Perendimit nuk i njeh faktet. Ata i besojne lehte pasqyres se shtremberuar mbi Islamin, qe ua sherbejne mediat. Kur'ani ua ka vene piken shume padrejtesive ndaj femres.. Ajo cka i ka thene femres Kur'ani nuk mund te krahasohet me asgje tjeter nga historia e religjionit.

Paqja qofte mbi ju!
__________________
Njerez, ju nuk do te arrini ate qe e deshironi perderisa i plotesoni lakmite trupore, ndersa nuk do t\'i realizoni shpresat tuaja perderisa te mos duroni ne pakenaqesi.
Senada Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė