Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-11-07, 21:47   #1
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Uēk, njė 10 vjetor historik

Luftėrat ēlirimtare pėrbėjnė momente shumė tė rėndėsishme nė historinė e ēdo kombi. Tradicionalisht, ato kanė tėrhequr interesin e politikanėve, historianėve dhe akademikėve nė pėrgjithėsi, duke u shndėrruar nė njė "laborator" historik studimesh dhe analizash, prej nga janė nxjerrė mėsime tė ēmuara mbi natyrėn e zhvillimit shoqėror dhe forcat lėvizėse tė historisė. Disa prej mėsimeve mė tė vyera jo vetėm nė lidhje me artin e luftės, por edhe pėr sa i pėrket natyrės dhe dialektikės sė proceseve historike janė tė lidhura ngushtė me luftėrat ēlirimtare. Rėndėsia e padiskutueshme e kėtyre luftėrave buron nga qėllimi i tyre pėr tė mbrojtur vlerėn mė sublime dhe humane: Lirinė. Rrethanat historike kanė kushtėzuar luftėn ēlirimtare si njė bashkudhėtare tė vazhdueshme nė jetėn e kombit shqiptar qė nga lashtėsia e deri mė sot. Nė veēanti, episodi i fundit ēlirimtar i shqiptarėve -Lufta Ēlirimtare nė Kosovė -meriton vėmendjen dhe pėrkushtimin e historianėve, dhe politikanėve nė radhė tė parė, nė Kosovė dhe Shqipėri. Nuk mund tė ketė luftė ēlirimtare pa ekzistencėn e njė sunduesi mizor, dhe pėr rrjedhojė, pa vuajtje dhe dhimbje tė shumėfishta nga ana e popullit tė shtypur. Shkaku i Luftės Ēlirimtare nė Kosovė sigurisht gjendet nė politikėn diskriminuese dhe totalitare tė Beogradit. Rezistenca e armatosur nė Kosovė ndaj shtypjes millosheviējane ishte nė fakt opsioni i fundit, kur u pa qartė se strategjia e mėparshme e kundėrshtimit paqėsor kishte dėshtuar nė sigurimin e tė drejtave mė minimale tė kosovarėve. Pėr rrjedhojė, pėr fitimin e tė drejtave tė tyre, kosovarėt nuk kishin rrugė tjetėr, pėrveē pėrpjekjes sė armatosur. Dhe armėt u bėnė bashkudhėtare nė luftėn e Kosovės kundėr shtypjes barbare serbe. Krijuar mė 1993, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK) u shndėrrua gradualisht nga njė simbol i rezistencės popullore kundėr shtypjes serbe, nė njė organizatė tė mirėfilltė ushtarake, me mbėshtetje tė gjerė popullore, e cila nė Nėntor tė vitit 1997, arriti tė ndėrmarrė aksionet e para ushtarake frontale. Ndėr datat e shumta historike tė UĒK-sė, 28 Nėntori 1997 mban njė rėndėsi tė veēantė. Atė ditė, nė varrimin e mėsuesit Halit Geci (tė vrarė nga forcat serbe njė ditė mė parė), nė prani te rreth 20000 pjesėmarrėsve nė Llaushė tė Drenicės, tre luftėtare tė UĒK-sė-Mujė Krasniqi (dėshmor), Daut Haradinaj, dhe Rexhep Selimi -deklaruan publikisht misionin liridashės tė kėsaj ushtrie. Fjalimi i Rexhep Selimit u bė njė kushtrim mobilizues pėr ēlirimin e Kosovės. Mė pas, jehona mė madhėshtore e misionit ēlirimtar tė UĒK-sė u dha nga Adem Jashari, familja e tij dhe shokėt e tij tė armėve (58 persona), tė cilėt dhanė jetėn nė Prekaz tė Drenicės me 5-7 Mars 1998. Flijimi i Jasharėve ishte kushtrimi mė i fuqishėm pėr ēlirimin e Kosovės, shembull historik qė ndėrgjegjėsoi banorėt e saj se liria nuk dhurohet, por fitohet. Epopeja e Jasharėve ndėrgjegjėsoi edhe komunitetin ndėrkombėtar mbi shkallėn mizore tė dhunės dhe shtypjes serbe nė Kosovė, duke u hapur rrugė iniciativave diplomatike pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Dėshtimi i diplomacisė ēoi nė ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s kundėr Beogradit (Mars - Qershor 1999).
Pa dyshim, NATO ėshtė aleatja mė e madhe e ēėshtjes shqiptare. Ndihma e saj pėrbėn faktor kyē nė ēlirimin e Kosovės nga shtypja serbe dhe kthimin e mbi njė milion kosovarėve tė shpėrngulur me dhunė nė shtėpitė e tyre. Ndėrhyrja e NATO-s nė Kosovė manifestoi domosdoshmėrinė e vazhdimėsisė sė kėsaj organizate politiko-ushtarake nė periudhėn pas Luftės sė Ftohtė, si edhe vendosmėrinė e demokracive perėndimore pėr mbrojtjen e tė drejtave humane, lirisė, dhe demokracisė. Mbrojtja e kėtyre vlerave bashkoi misionin e NATO-s me atė tė UĒK-sė.
Njė ndėr aksiomat mė tė njohura tė artit tė luftės ėshtė: "Mėnyra se si lufta pėrfundon, pėrcakton paqen qė vijon". Prezenca e NATO-s dhe aleatėve ndėrkombėtarė nė periudhėn pas luftės i shėrben tranzicionit tė Kosovės nga lufta nė paqe. Njėkohėsisht, prezenca e drejtuesve tė UĒK-sė nė politikėn bashkėkohore nė Kosovė reflekton domosdoshmėrinė e ndarjes sė pushtetit me fituesit e luftės dhe njohjen e kontributit tė tyre nė kėtė drejtim. Por sfidat e politikės sė paqes janė mė tė mėdha se sfidat e politikės sė luftės. Ky ėshtė njė fakt i njohur publikisht edhe nga udhėheqėsit e UĒK-sė, dhe nė veēanti nga Kryeministri i ri i Kosovės, z. Hashim Thaēi. Misioni i UĒK-sė pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtimi Serb u krye me sukses dhe nė njė kohė relativisht tė shkurtėr nė sajė tė ndihmės sė NATO-s. Pavarėsia de facto qė gėzon Kosova sot ėshtė meritė e pėrbashkėt e NATO-s dhe UĒK-sė. Pavarėsia de jure e Kosovės do jetė gjithashtu rezultat i njė politike komplementare tė faktorit kombėtar dhe ndėrkombėtar. Efektiviteti i deklarimit tė pritur unilateral tė pavarėsisė sė Kosovės nga qeveria e re e Prishtinės ėshtė funksion i mbėshtetjes sė Fuqive Perėndimore, sidomos njohjes sė kėsaj pavarėsie nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Komuniteti Evropian.
Lufta pėr ēlirimin e Kosovės ėshtė njė moment i afėrt nė historinė shqiptare, prej tė cilit mund tė nxirren mėsime tė vyera politike dhe historike. Nė shtypin tonė kombėtar ėshtė folur kohėt e fundit pėr domosdoshmėrinė e rishikimit dhe tė rishkruarjes sė historisė sonė tė deformuar nga regjimi komunist. Pa dyshim, deformimet e historisė janė tė dėmshme dhe duhen mėnjanuar apo korrigjuar. Por nėse nuk arrijmė tė demonstrojmė njė kuptim uniform mbi njė moment tė afėrt -dhe tė jetuar -historik, siē ėshtė Lufta Ēlirimtare nė Kosovė, ėshtė e vėshtirė tė besohet se mund tė arrihet njė kuptim unanim mbi historinė shqiptare tė 50, a mė shumė viteve mė parė.
(*) Autorja (PhD) ėshtė diplomuar Doktore Shkencash nė fushėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nga London School of Economics and Political Science (LSE) dhe aktualisht punon nė University of Exeter (Angli).
Nga Klejda Mulaj/Gazeta Shekulli


__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante