Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 20:41   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Islamizmi i Shqiptareve

Shkeputur nga “The Albanian” Edwin E. Jacques

Kur Shqiperia fitoi pavaresine nga Perandoria Osmane, kjo toke historikisht kristiane pati populline me te madhe myslimane, rreth 70%. Kurse shtetet e tjera ballkanike si Greqia kishte vetem 2.1%, Serbia 13%, Rumania 1.5 % dhe Bullgaria kishte vetem 15.8 % muslimane.
Pushtimi nga perandoria Otomane zgjati pothuajse njelloj ne Ballkan, dhe te bie ne sy fakti qe shqiparet ishin te fundit qe u nenshtruan dhe po ashtu Shqiperia ishte e fundit qe fitoi pavaresine.
Para pushtimit nga osmanet, te gjithe vendet ballkanike kishin nje besim fetar te unifikuar, Greqia, Romania, Serbia dhe Bullgaria ishin kristiane orthodokse kurse Kroacia dhe Dalmatia ishin te krishtere katolike. Krahinat shqiptare pothuajse qene te ndara ne te krishtere katolike dhe orthodokse. Kjo ishte pasoje e ndarjes se Perandorise Romake ne ate te lindjes me qender ne Kostaninopoj dhe te perendimit me qender ne Rome.

Historikisht eshte provuar qe Perandoret Romake me origjine ilire ishin pergjegjes si per persekutimin e besimtareve krishtere po ashtu dhe per legalizimin dhe perhapjen e ketij besimi.
Decius (A.D 249-251), me origjine nga Bubalia, zone e Panonias ne Ilirine e Veriut filloi nje persekutim te krishtereve, duke ndaluar ritet fetare dhe torturuar, terrorizuar dhe burgosur prifterinjte.
I madhi Konstandine (Constandine the Great) (306-337), i biri i Konstantin Klorus (Constatius Clorus), perandorit ilir i cili udhehoqi perandorine romake se bashku me Decius, legalizoi fene kristiane dhe njekohesisht ndikoi ne ndarjen ne te krishter katolike dhe orthodoks. Ne udhetim e siper per ne fushe te betejes, Konstandinit te Madh iu shfaq vizioni i nje kryqi te shndritshem ne qiell me fjalet “By this conquer”. Qe nga kjo dite ai e konsideroi veten te krishtere, dhe me vone e zhvendosi fronin perandorak nga Roma ne qytetin e Bizantit, te cilin e quajti Konstaninopole (emrin e vete).

Shqiptaret ne shekuj jane dalluar si luftetare, njerez te fjales (beses), trima qe adhuronin lirine dhe armet, por me shume ata jane dalluar si materialiste.

Besimin mysliman fillimisht u pranua nga kryetaret e klaneve dhe lidered e krahinave dhe si shperblim nga Sulltani ata ruajten pasurite dhe influencen e tyre, si dhe moren pozicione te ndryshme administrative ne perandorine turke.
Per pjesen tjeter te popullsise jo myslimane, pervecse diskriminit ekonomik, nepermjet haraceve dhe tributeve, nje aspekt tjeter ka qene edhe presioni i forte social.


A mundet qe keta njerez te lire, rritur midis lufterave, te nenshtroheshin kushteve e te qenit jo mysliman ne perandorine osmane..?


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante