Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-13, 18:56   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

Mishi me hormone nė Shqipėri shkakton impotencė te meshkujt


Tiranė, 28.02.2013
Hormoni i rrezikshėm, steroidi i njohur me emrin Boldemec, po qarkullon lirisht nė tregun shqiptar. Me kėtė produkt tė ndaluar nė vendet e BE-sė prej mė shumė se njė dekade, ėshtė hormoni i pėrdorur gjerėsisht nga fermerėt, por edhe i shitur e i kėrkuar nė farmacitė vendase.

Pas investigimit tė “Balkan Insight” dhe kamerės sė fshehtė tė “Top Channel”, gazeta “Shqip” bėn publike fakte tė reja lidhur me pasojat qė kanė qytetarėt tė cilėt konsumojnė mish tė rritur me hormone, qė theret i njomė dhe konsumohet nga qytetarėt si produkt bio i vendit, ndėrkohė qė mishi i shėrbyer nė tavolinė, pėrveē se produkt i rritur artificialisht, ėshtė tepėr i dėmshėm pėr organizimin.

“Steroidi, hormoni Boldemec shkakton rritjen e nivelit tė estrogjenit. Hormoni nė kėtė rast shkakton rritje nė peshė, shtim tė forcės, por ka pasoja edhe pėr shėndetin riprodhues.

Steroidi shkakton impotencė, por edhe ulje tė aftėsisė sė riprodhimit, pra shkallės sė fertilitetit te meshkujt. Te femrat nuk ka pasoja pėr fertilitetin. Ndėrkohė qė kjo sasi estrogjeni ndikon drejtpėrdrejt nė aktivitetin seksual tė meshkujve”, tha mjeku androlog Evi Dani. Sipas specialistit, substanca tė tilla kanė pasoja deri nė sterilitet dhe ulje tė fertilitetit, pra tė mundėsisė pėr tė pasur pasardhės.

Pėr pesė vjet me radhė autoritetet shqiptare kanė lejuar importin dhe pėrdorimin e bagėtisė sė majme, shtuar nėpėrmjet hormonit tė njohur si Boldemec LA.

Pėrbėrėsi kryesor ėshtė njė steroid i quajtur Boldenone, i krijuar pėr pėrdorim veterinar, kryesisht pėr trajtimin e kuajve.

Pavarėsisht kėsaj, sportistėt shpeshherė e pėrdorin atė si doping, si dhe ata qė merren me bodybilding, e pėrdorin po ashtu pėr rritjen e peshės dhe rritjen e vėllimit tė muskujve.

Sportistėt e pėrfshirė nė disa skandale dopingu nė SHBA, duke pėrfshirė kėtu kryesisht kampionatet e futbollit, bejsbollit, boksit, e kanė marrė hormonin nė fjalė.

Pavarėsisht dekreteve shqiptare mbi pėrdorimin e hormoneve, Boldemec LA gjendet nė listėn e lejuar tė barnave veterinare pėr vite me radhė. Ekspertėt sqarojnė se konsumi i mishit tė rritur me Boldenone mund tė jetė i rrezikshėm nė njė kohė tė gjatė, pėr shėndetin e qytetarėve.

Njė ditė pas investigimit, qė provon se hormoni i mishit me efekte kancerogjene mund tė blihet me lehtėsi nė farmacitė veterinare nė vend, Ministria e Bujqėsisė deklaroi se janė ngritur grupe pune pėr kontrollin e rreptė tė depove farmaceutike veterinere. “Kėto ditė ne kemi kaluar nė kontrolle tė imtėsishme nė tė gjithat depot farmaceutike. Shumė shpejt do tė ngrihet njė grup pune pėr tė bėrė inventarėt mė tė imėta tė tė gjitha depove farmaceutike. Do tė marrim masa ndaj atyre qė fusin kėto hormone”, tha Sotiraq Papa, pėrgjegjės i shėrbimit veterinar nė Ministrinė e Bujqėsisė.

Pėrdorimi i hormonit Boldemec ėshtė i ndaluar pėrmes dy vendimeve tė Ministrisė sė Bujqėsisė, njė i vitit 2006 dhe njė tjetėr i vitit 2011. Por, me gjithė masat e marra pėr kontrollin e tij, pėrgjegjėsi i shėrbimit veterinar pranė Ministrisė sė Bujqėsisė, Sotiraq Papa tha se kontrabanda ėshtė vėshtirė tė kontrollohet. “Mbetje tė Boldemec tė vitit 2010 mund tė kenė mbetur nė farmaci jo tė licencuara. Mund tė jenė farmaci qė pėrdoren nga veterinerė privatė me njė gamė tė vogėl medikamentesh. Ne nuk e kemi kapacitetin pėr ta kontrolluar gjithė kontrabandėn”, deklaroi Papa.

Pak ditė mė parė, Autoriteti Kombėtar i Ushqimit siguroi konsumatorėt shqiptarė se mishi qė tregtohet nė vend ėshtė i sigurt, ndėrsa pėrjashtoi mundėsinė e pėrdorimit tė hormoneve pėr rritjen artificiale tė tyre.

Lidhur me ēėshtjen ka reaguar edhe Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, e cila i ka kėrkuar zyrtarisht Ministrisė sė Bujqėsisė inspektimin e tė gjitha produkteve veterinare qė qarkullojnė nė tregun shqiptar dhe ndalimin e ēdo produkti qė nga pėrdorimi i pakualifikuar nė blegtori mund tė dėmtojė shėndetin e konsumatorėve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė