Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 17:25   #181
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Antiamerikanizmi, ē’ėshtė ky!?


Mund tė jetė e diskutueshme kostoja e Udhės sė Kombit andej e kėndej kufirit, madje edhe si njė burim keqpėrdorimi tė parasė publike, por tė cilėsohet si udhė e fatkeqėsisė sė shqiptarėve, kjo edhe nė kuadėr tė diskursit antiamerikan ėshtė e tepėrt tė thuhet. Pėr mė tepėr nė kėtė kohė kur ende mbi kurrizin e shqiptarėve rėndon pesha e boshtit ortodokso-islamik, me nė krye Rusinė


Nga Bardh Frangu mė 01 tetor 2011 nė ora 12:22
Kur vogėlushja 13 vjeēare, Besa Salihu, menjėherė pas luftės nė Kosovė, botoi ditarin e saj me titull “Tmerri dhe ankthi i 78 ditėve”, libėr qė ngjitet nė majat e letrave shqipe, nė tė kishte pėrfshirė edhe njė tregim me titull “Balena, shpėtimtarja e peshqve”. Duke pėrzier faktin me fiksionin nė mėnyrė brilante, kjo vogėlushe me balenėn kishte simbolizuar NATO-n, ndėrsa me peshqit, njerėzit e saj tė vegjėl qė po ushqenin me gjak ėndrrėn pėr lirinė. E ndėrsa NATO identifikohet me Amerikėn, tash kur analistė tė ndryshėm nga fusha e medieve, liderė nga shoqėria civile dhe aso tė politikės, provojnė tė ndėrtojnė dhe imponojnė njė diskurs antiamerikan, nuk mė ngjajnė mė shumė se nė peshqit e tipit pirana, pre e tė cilėve mund tė jetė ndonjė qenie e pafuqishme (sepse ēka s’ka nė deti), por jo edhe balena e quajtur Amerikė.

Qė t’i kursej nga kultivimi i kėsaj energjie negative tipat e tillė dhe tė vihet nė anėn e shumicės sė shqiptarėve, nė stilin e politikanit tė jashtėzakonshėm, u aktivizua edhe vetė ambasadori amerikan nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu. Pa ekuivoke Arvizu, tha: “Ne e kemi parė nė atė periudhė (pėrpjekja pėr marrje pushteti me dhunė mė 21 janar) qė ka qenė njė antiamerikanizėm i organizuar, i drejtuar dhe qė ka pasur njė celulė, ka pasur drejtues, ka pasur mbėshtetje biznesi, ka pasur gjithashtu dhe makineri. Pra ka qenė njė aktivitet i organizuar qė ka pasur nė plan tė mund tė marrė njė kah politik”. Kush nuk e identifikon kėtu Edi Ramėn, liderin e socialistėve, biznesmenin Tom Doshi, si dhe makinerinė informative tė sė majtės, nuk di tė lexojė as mbi rreshta.

Ambasadori Arvizu, prononcimi i tė cilit nė kėtė stil u quajt shokant nga shumėkush, nuk e bėri kėtė qė tė injoronte kabllogramin e Wikiliks-it, as qė publikisht tė njoftonte institucionet mė tė larta tė shtetit tė tij pėr ndonjė rrezik tė supozuar, por nė radhė tė parė e bėri kėtė qė t’i shembė ato kodra spekulimesh pėr ta bėrė mė tė qartė shkakun dhe motivin e ngėrēit politik nė Shqipėri, i cili pėr pasojė ka pengimin e inkuadrimit tė vendit nė strukturat evropiane. Nė fakt, ambasadori Arvizu nė mėnyrė metaforike kėtė e kishte bėrė edhe gjatė zgjedhjeve tė majit, kur para medieve u deklarua me ironi se kishte parė njė votė pėr Hysni Milloshin, trashėgimtarin legjitim tė politikės sė diktatorit Hoxha, pėr tė reflektuar nė kėtė mėnyrė mbi strukturat e organizuara tė ish regjimit diktatorial dhe rrezikun e tyre tė vazhdueshėm.

Kėtu, nė kėtė pėrsiatjen time, nuk ėshtė halli vetėm i pėrpjekjeve pėr ndėrtim diskursi tė tillė nė Shqipėri, por pėr faktin se edhe disa kosovarė tanė u shfaqėn pikėrisht nė mediumin ku kultivohet ky diskurs dhe mbase duke qenė brenda kornizave tė kėtij diskursi. Pėr hir tė reciprocitetit, antiamerikanizmin e tyre e identifikuan nėpėrmjet ambasadorit amerikan nė Prishtinė, Krisofer Dell dhe kompanisė “Bechtel-Enka”, e cila me tė njėjtėn makineri vazhdon ndėrtimin e Udhės sė Kombit edhe nė pjesėn e Kosovės. Vėrtet ėshtė pėr t’u habitur sesi me kaq lehtėsi vazhdojnė tė pranohen nga Shqipėria diskurset qė funksionojnė nė kurriz tė fatkeqėsisė sė gjithė shqiptarėve. Shqetėsuese ėshtė kjo edhe pėr faktin se njė popull qė nuk ėshtė mirėnjohės jo vetėm qė nuk meriton respekt, por nuk mund tė ndėrtojė as ardhmėri tė mirė. Po pėrse duhet tė jemi tė tillė ne!? Nėse nga aspekti etnopsikologjik kjo pėrpjekje mund tė jetė si pasojė e njė mallkimi tė rėndė nė kontekst historik, nga aspekti politik kjo gjė nuk mund tė kundrohet ndryshe vetėm si pėrpjekje pėr pėrfitim tė grupeve dhe individėve tė caktuar qė atdheun nuk e shohin ndryshe pos si njė tezgė tė zakonshme.

Ka tė tillė qė kėtė diskurs e arsyetojnė dhe motivojnė me faktin se politikanėt tanė, (ata nė pushtet) pa dallim po shfaqin njė servilizėm tė tepruar ndaj ndėrkombėtarėve e nė veēanti ndaj amerikanėve. Kjo ėshtė shumė e vėrtetė dhe gjėja mė transparente nė tė gjitha zhvillimet tona. Por ama kjo nuk ėshtė arsye pėr ndėrtimin e njė diskursi antiamerikan. Ajo qė duhet tė bėjmė ne ka tė bėjė me faktin qė t’ua bėjmė me dije liderėve tanė politikė se me njė sjellje tė tillė ata nuk fitojnė respekt as tek amerikanėt, por pėrkundrazi. Ata nė kėtė mėnyrė shfaqen si figura shahu, nė njė fushė, ku ndėrkombėtarėt detyrohen tė luajnė me ta pėr ta zhvilluar lojėn, pėr tė cilėn janė edhe tė mandatuar. Askush nuk na ka faj pse politikanėt tanė nuk zhvillojnė politika partneriteti, por shfaqen vetėm si eksponentė tė politikave tė cilat janė tė detyruar t’i bėjnė ndėrkombėtarėt.

Mund tė jetė e diskutueshme kostoja e Udhės sė Kombit andej e kėndej kufirit, madje edhe si njė burim keqpėrdorimi tė parasė publike, por tė cilėsohet kjo si udhė e fatkeqėsisė sė shqiptarėve, kjo edhe nė kuadėr tė skemės sė diskursit antiamerikan ėshtė e tepėrt tė thuhet. Pėr mė tepėr nė kėtė kohė kur ende mbi kurrizin e shqiptarėve rėndon pesha e boshtit ortodokso-islamik, me nė krye Rusinė. Mė nė fund secilit i ėshtė i qartė fakti se shtetet dhe popujt nuk mund tė jetojnė pa aleanca. Mbase kėtė mė sė mirė e kemi mėsuar ne shqiptarėt, ndėrsa edhe e kemi pėrjetuar njė gjė tė tillė, duke besuar se na mjafton vetja nėpėr bunkerė. E aleat mė tė natyrshėm se Amerikėn shqiptarėt nuk kanė pasur nė historinė e tyre. Shih pėr kėtė mreti Zog, njeriu qė vuri themelet e shtetit shqiptar, kishte dėrguar nė kėtė vend edhe motrat e tij qė tė martoheshin me amerikanė vetėm e vetėm pėr ta kultivuar edhe mė kėtė aleancė. Kėsaj aleance shpėtimtare i kishte ndihmuar edhe diaspora jonė nė Amerikė, ku jetuan dhe vepruan disa nga emrat mė emblematikė tė kulturės dhe politikės shqiptare, tė cilėt edhe u kujdesėn qė tė ruhen dhe kultivohen kėto marrėdhėnie tė mira.

E nėse vetė Papa Gjon Pali i Dytė pat thėnė se Amerikėn e ka krijuar Zoti pėr tė vėnė rend dhe rregull nė botė, kush mund tė jenė ata qė provojnė tė ndėrtojnė fronte kundėr saj!? Ndaj nė krejt kėtė pėrpjekje pėr antiamerikanizėm tė aktivizuar nėpėrmjet logjikės sė bartur tė luftės kundėr imperializmit, ne mund ta dėmtojmė vetėm qenien tonė, por jo edhe kėtė balenė tė madhe, e cila neve peshqve tė vegjėl na u gjet nė momentet mė kritike tė ekzistencės sonė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante