Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-09, 09:50   #18
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Te pres ne mes te tunelit

Sot (e diel) mbahet ceremonia festive e hapjes zyrtare tė njėrit krah tė autostradės Durrės - Kukės - Morin, pas shpimit tė tunelit tė Kalimashit, pėr tė vazhduar mė pastaj pėr nė Prishtinė, ku do tė jenė tė pranishėm pėrfaqėsues tė lartė tė Qeverise sė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės, tė prirė nga kryeministrat Sali Berisha dhe Hashim Thaēi. Hapja e kėsaj rruge e cila i ka kushtuar qeverisė shqiptare mbi 1 miliard euro, shkurton afėrsinė e Kosovės me Shqipėrinė, saktėsisht qasjen nė Durrės pėr vetėm 3 orė.
Ceremonia e pėrurimit tė kėsaj rruge do tė mbahet nė mesditė, kur Berisha dhe Thaēi nė mėnyrė simbolike do tė takohen nė mes tė tunelit tė sapohapur tė Kalimashit, i cili ka njė gjatėsi prej 5.6 kilometra.
Sipas agjendės pėr ceremoninė e sotme Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha fillimisht do tė mbėrrijė nė Thirrė sė bashku me njė grup prej 20 vetash (pėrfaqėsues tė qeverisė dhe kabinetit tė tij) qė e shoqėrojnė.
Ndėrkohė qė Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi dhe grupit prej 20 vetash (pėrfaqėsues tė qeverisė dhe kabineti i tij) qė e shoqėrojnė do tė mbėrrijnė nė Kukės.
Pikėrisht nė mesditė Kryeministri i Shqipėrisė, Berisha pėrshkon tunelin, duke hyrė nga Thirra, ndėrsa Kryeministri i Kosovės, Thaēi pėrshkon tunelin, duke hyrė nga ana tjetėr, Kukėsi.
Kėshtu qė takimi i dy Kryeministrave. z. Berisha e z. Thaēi do tė bėhet nė mes tė tunelit, pas shembjes sė murit, qė do tė hapė rrugėn pėr tė lidhur dy kahet e tunelit.
Mė pastaj, pas pastrimit tė zonės nga BEJV, dy kryeministrat dhe grupet qė i shoqėrojnė do tė takohen me njėri- tjetri dhe do tė pėrshkojnė nė kėmbė 100 metėrshin e fundit drejt hyrjeve tė tunelit nga zona e Kukės.
Natyrisht do tė mbahet edhe konferenca e pėrbashkėt pėr shtyp e dy kryeministrave, z. Berisha dhe z. Thaēi, nė podiumin e ngritur nė hyrjen e tuneleve, nė zonėn e Kukėsit.
Siē ju kemi paralajmėruar edhe mė herėt, Radio-Televizioni Publik i Kosovės do tė bėjė transmetimin e drejtpėrdrejtė tė kėsaj ngjarje.

RTK
31 maj 2009
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė