Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-13, 16:02   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Arsenali Kimik i Sirise te shkaterrohet ne Shqiperi?

Armėt kimike, SHBA kishte zgjedhur Bisht-Pallėn



Tiranė, 17.11.2013

Nuk ka qenė as Qafė Molla dhe as Mjekėsi, baza e synuar nga amerikanėt pėr t’u pėrdorur si vend pėr demontimin e armėve kimike tė diktatorit sirian Al-Assad. Shkatėrrimi i tyre ishte planifikuar pėr t’u kryer nė bazėn ushtarako-detare tė Bisht-Pallės pranė Durrėsit. Me sa duket, ka qenė njė "perde tymi", e pėrhapur qėllimisht pėr tė spostuar vėmendjen, edhe lajmi se nė Uzinėn Kimike tė ushtrisė nė Mjekės tė Elbasanit po pėrgatitej njė hapėsirė e lirė prej 5 hektarėsh, qė la tė kuptohej se edhe ky repart kishte gjasa tė pėrdorej pėr demontim, raporton A1 Report.






Propozimi
Mėsohet se amerikanėt i kishin vėnė syrin pikėrisht njė baze, me hapėsirė tė konsiderueshme prej 16 ha truall, qė ishte nė breg tė detit, ēka lehtėsonte gjithė operacionin e transferimit tė masės sė armėve dhe lėndėve tė rrezikshme kimike siriane. Pas pezullimit tė planeve tė qeverisė sė mėparshme pėr privatizime masive tė objekteve ushtarake, Bisht-Palla mbetej gjithnjė nė dispozicion tė Forcave tė Armatosura, njė zonė ushtarake e ruajtur nga popullsia.

Kjo bazė plotėson afėrsinė me detin, por jo thellėsinė qė do duhej pėr zbarkimin e kamionėve tė blinduar me nga 30-40 tonė lėndė kimike, qė do tė transportoheshin me njė traget special nga porti sirian i Latakias. Pėr kėtė, rreth 500 trupa tė Xhenjos tė ushtrisė amerikane do tė krijonin kushtet, duke thelluar, nė masėn e duhur dhe me shpejtėsinė maksimale tė mundshme, basenin e portit (molit) ushtarak, si dhe duke rregulluar infrastrukturėn, pėr ta pėrshtatur atė pėr pėrballimin e operacionit tė transportimit.

Eliminimi
Sipas burimeve tė OPCW, tė kontaktuara nga Shqiptarja.com, nė territorin e bazės sė Bisht-Pallės xhenjerėt amerikanė dhe specialistė tė ndryshėm nga vende tė tjera do tė ndėrtonin njė bunker betoni me thellėsi deri nė 25 metra, qė do tė bėnte tė mundur vendosjen e pajisjes sė demontimit. Procesi do tė kryhej me hidrolizė, pra duke ndarė pėrbėrėsit helmues kimikė nė substanca mė pak tė rrezikshme.

Tė parat do tė eliminoheshin armėt dhe konteinerėt qė pėrmbajnė gazin e frikshėm Sarin, tė aftė tė eliminojė qenie njerėzore edhe pasi kanė thithur njė sasi prej tė dhjetash tė miligramit. Sasia, jo mė shumė se 50 tonė, qė ka ushtria siriane, sipas konstatimit tė ekspertėve tė Organizatės, duhej tė “ekzekutohej” nė mė pak se njė javė. Mė pas, do tė vijonte arsenali tjetėr, qė janė nė fakt pėrbėrės kimikė, nga tė cilėt krijohet sarini apo gazi mustard; tė rrezikshėm, por jo aq helmues. Sasia prej rreth 950 tonėsh e tyre do tė kėrkonte mė shumė kohė pėr t’u eliminuar.

Evadimi
Procesi do tė kishte detyrimisht skorjet e veta, qė janė gjithashtu tepėr tė rrezikshme nė afatgjatė pėr shėndetin e njerėzve, mjedisin, florėn dhe faunėn. Kėto skorje, sipas planit, do tė mund tė largoheshin nė drejtim tė dy vendeve, qė ishin kontaktuar: Francės dhe Gjermanisė. Eliminimi pėrfundimtar i tyre do tė kryhej me djegie nė temperatura shumė tė larta nė pajisje (inēenerator), qė tė dy vendet i kanė dhe ku mund tė eleminohen madje edhe lėndė radioaktive. Por, mund qė edhe t’i “varrosnin” nė landfille speciale.

Sekreti
Pala shqiptare ka qenė nė dijeni tė gjithė kėtij plani. Por asaj, deri ditėn e fundit, iu mbajt e fshehtė se kush do tė ishte njė “vend i dytė”, veē Shqipėrisė, qė iu premtua nga SHBA se mund tė ndante me tė detyrėn e demontimit. Kjo krijoi idenė se njė vend i tillė, qė tė kishte pranuar barrėn, nuk ekzistonte.

Detaje me shifra

50 TONE
Kjo ėshtė sasia e armėve kimike tė tipit Sarin nė dispozicion tė ushtrisė siriane

950 TONE
Ėshtė sasia e gjithė lėndėve tė ndryshme helmuese tė tjera, mė pak tė rrezikshme

500 TRUPA
Ėshtė numri i xhenjerėve amerikanė qė do thellonin molin e rregullonin infrastrukturėn

25 METRA
Do tė ishte thellėsia e bunkerit qė do tė ndėrtohej pėr tė strehuar pajisjen e hidrolizės
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė