Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-04-11, 19:24   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zbulohet njė vepėr antikuar e Pal Engjėllit



Zbulohet njė vepėr antikuar e Pal Engjėllit
Dr. Musa Ahmeti

Pasurimi i fondeve tė albanologjisė me tituj tė ri, tė librit antikuar, ku autorė janė shqiptarėt, pėrbėn njė risi, pėrkatėsisht zbulimet e tilla janė me njė rėndėsi tė dorės sė parė pėr albanologėt dhe historianėt. Zbulime tė tilla janė tė pakta dhe shumė tė rralla, pėr shumė arsye. Mė kryesorja, kėrkohet njė punė kėmbėngulėse, e lodhėshme dhe shumėvjeēare, por edhe njė pėrgaditje e lartė profesionale duke shtuar kėtu edhe “fatin” si njė faktor tė rėndėsishėm. Kėrkime dhe hulumtime tė mirfillta, sistematike tė planifikuara dhe tė organizuara nga institucione shqipatre deri me tani pėr mesjetėn shqiptare nuk ka pasur. Kryesisht, pėr kėtė periudhė “tė errėt tė hisotrisė dhe albanologjisė” kanė shkruar autorė tė huaj, e ndėr ta, janė tė paktė ata qė kishin qėllim kryesor botimin dhe publikim e studimeve tė mirfillta. Tė huajt, mė shumė rastėsisht, pra pa ndonjė qėllim tė caktuar, botuan dokumente, dorėshkrime dhe informacione me vlerė, tė cilat edhe sot e kėsaj dite edhepse jo tė kompletuara, janė tė patejkaluara nė albanologji dhe historinė e popullit shqiptarė.
Nėse mė parė kishte arsye dhe alibi pėr studuesit, hulumtuesit, historianėt dhe albanologėt shqiptarė, qė nuk bėnin studime dhe botime serioze, me karakter tė mirfillėt shkencor, sot, kjo alibi nuk ekziston mė. Nė fakt, tani vėrehet hapur mospėrgaditja profeisonale dhe mungesa e specialistėve tė cilėt me rrezultatet e tyre tė mirogranizuara sistematiksiht tė mbėshtetuara nga Shtetit Shqiptar dhe institucionet e pėrkatėse do tė ishin tė barabartė me kolegėt e tyre pėerėndimorė.
Studiuesit e huaj, nė botimet e tyre, tė shumtėn e rasteve, duke mos pasur qėllim parėsor studimet albanologjike, botimet e tyre i kanė tė mangėta, tė paskata, kunėdrthėnėse dhe mjaft tė gabuara. Megjithatė, ne shqipatrėt, duke mos pasur mundėsi tjetėr, jemi shėrbyer me kėto botime. Ėshtė koha e fundit, qė Institucionet pėraktėse shqiptare nė mėnyrė tė planifikaur dhe sistematike tė bėjnė kėrkime dhe hulumtime pėr tė gjitha fushat e albanologjisė dhe historisė, sepse pėr kėtė gjė, kemi shumė nevojė dhe jemi tė bindur se rrezultatet nuk do tė mungojnė.
Gjatė kėrkimeve tona nėpėr arkiva e biblioteka kemi ndeshur nė shumė dokumente, dorėshkrime, inkunabula, libra antikuar dhe tė tjerė, tė cilėt janė tė panjohura ose fare pak tė njohura. Nė kėtė kuadėr, bėjmė publike librin antikaur tė Pal Engjėllit (nipit tė kryeiepshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit senior) i cili ėshtė botuar nė Venedik mė 7 maj 1524, me titull: “”Epistola Pauli Angeli: ad Sanctissimum in Christo patrem et Dominum Nostrum Dominum [D.N.D] Clementem diuina Prouidentia Papam septimum…”
Kjo ksombėl, edhe pse e botuar para 486 vjetėsh, ėshtė e panjohur pėr albanologėt dhe studiuesit shqiptar, edhe pse ajo ruhet tė paktėn nė nėntė kopje tė botimit tė parė nga viti 1524, tė cilat i kemi konsultuar ne dhe nė njė kopje tė ribotimit tė dytė nga viti 1525. Duke dashur qė kolegėve studiues, historianė dhe albanologė, por edhe lexuesit tė gjėrė, t’ua bėjmė sa mė tė afėrt kėtė ksombėl tė rallė, pėr mendimin tonė me vlera tė veēanta hisotrike, filozofike dhe teologjike, ne botojmė disa faksimile tė saj, pėrshkrimin fizik sipas kritereve bashkėkohore shkencore dhe analizojmė pėrbajtėn e saj nė mėnyrė pėrmbledhėse.
Ne nuk dėshirojmė pėr momentin tė futemi nė debate me autorė tė cilėt me shkrimet e tyre paragjykojnė familjen e Engjėllorėve, pėr shkak se pothuajse tė gjithė ata pėrshkruajnė njėri tjetrin ose kopjonė ndonjė studiues tė huaj qė nuk i ka dashur tė mirėn albanologjisė dhe historisė shqiptare, duke mos pasur nė dorė dokumentet e shumta, dorėshkrimet dhe botimet poashtu tė shumta, pėr tė cilat ne, nė asnjė mėnyrė, nuk dėshirojmė tė marrim guximin e tė pohojmė origjinalitetin dhe saktėsinė e tyre, pa bėrė studime krahasuese dhe pa i ballafaquar ato, tė paktėn me disa burime tjera tė sigurta. Nė tė vėrtet, duke botuar dokumente e dorėshkrime, duke sjellur njoftime pėr tituj librash antikuar dhe tė dhėna tė reja biografike dhe bibliografike, dėshirojmė qė vlerat e vėrteta tė dalin nė dritė ndėrsa falsifikatet (nėse ka tėtilla, tė cilat duhet tė dėshmohen me argumente e jo me pohime boshe dhe tė paqėndrueshme) tė hudhen nė pluhurine harresės, atje ku e kanė edhe vendin.

Pėrshkrimi fizik i ksomblės nga viti 1524

Tė gjitha ksomblat e librit antikuar tė Pal Engjėllit t; botuara n; vitin 1524 me 7 maj, janė tė lidhur me kopertina tė forta pergameni tė bardhė. Nė asnjėrėn prej 9 (nėntė) ksomblave qė njohim ne, nė kopertinė nuk ka shenime, dekorime apo ndonjė vizatim. Menjėher pas kopertinė janė 2 fletė boshe dhe pastaj vjen frontespici i cili ėshtė i shėnuar nė gjysėm faqe. Nuk ka asnjė ndryshim, cilidoqoftė ai, nė asnjėrėn prej kosomblave qė njohim ne, nga botimi i parė i vitit 1524. Tė gjitha janė identike dhe kanė dimensione 21 x 14,5cm.
Pėrsa i pėrket botimit tė dytė tė librit antikuar tė Pal Engjėllit, nga viti 1525, ne njohim vetėm njė ksombėl deri me tani, ndryshimi i vetėm ėshtė te dimensionet. Dimensionet e ksombėlės janė mė tė vogla, pėrkatėsisht 15 x 10cm. Poashtu edhe madhėsai e grafemave ėshtė mė e vogėl, ndėrsa ėshtė ruajtur e njėta renditje si edhe te botimi i parė, i rreshtave nė faqe, i paginimit, titullit dhe gjithēka tjetėr. Faqja e frontespicit ėshtė e papaginuar. Nė pjesėn sipėr tekstit ėshtė stema e Papės Klementi i shtatė, e cila ėshtė e vendosur nė kronizė katrore. Ksombla nuk ka njė titutll tė shkrutėr apo tė veēantė, por fillon me njė inicilal, grafemėn “E” e cila ėshtė e shtrirė vertikalisht nė tre reshta. Teksti i frontespicit pėrbėhet nga 14 rreshta.
Sikurse tė gjitha botimet e kohės, edhe tė nėntė ksomblat qė kemi konsultuar, frontespicin e kanė tė shoqėruar me njė katėrkėndėsh tė dyfishtė. Brenda katėrkėndėshit ka dekorime floreale shumė tė bukura, nė tė majtė, ndėrsa lartė ka figura nga mitologjia, kurse nė anėn e djathtė dekorimet janė me motive bilbike shumė domethėnėse. Poshtė, nė fund tė frontespicit ka dekorime floreale tė shoqėruara me figura nga pėrditshmėria, ndėrsa nė mes ėshtė njė stemė e cila mbahet fort nga duart e dy personave tė cilėt shikojnė nė tė majtė.
Nė frontespic nuk ėshtė shėnuar vendi i botimit, botuesi e as data, muaj apo viti i botimit tė ksomblės, por kėto shėnime i gjejmė nė faqen e fundit tė ksomblės (f. 49v). Nuk ėshtė shėnuar emri i botuesit, e as vendi i botimit. Mirpo, pėr vendin e botimit, pohojmė me siguri se ėshtė Venediku pas kėrkimeve tona tė bėra atje dhe literaturės sė konsultuar kemi ardhur deri njė pėrfundim i tillė.
Faqet janė tė paginuara lartė nė tė majtė. Dy faqet qė janė tė renditura menjėher pas frontespicit nuk janė tė paginuara, ndėrsa fletėt tjera janė tė paginuara edhe pse nė disa raste numrat nuk vėrehen, pėr arsye se ngjyra ėshtė fshirė apo kur ėshtė bėrė prerja e margjinave tė e faqeve tė ksomblės sė bashku me pjesėt e letrės janė prerė edhe numrat pėrkatės. Ksombla ka gjithsej 98 faqe tekst. Pas pėrfundimit tė teksti janė 2 fletė (katėr faqe) boshe dhe kopertina e veshur nga brenda me letėr tė hollė tė kohės. Ksombla ėshtė e ndarė nė dy pjesė dhe tre kapituj. Pjesa e parė ėshtė e ndarė nė dy kapituj tė gjėrė. Kapitulli i parė ėshtė i ndarė nė pesė nėn kapituj dhe atė: f. 1r-8v nėnkapitulli i parė, f. 9r-12v i dyti, f. 13r-15v i treti, f. 16r-v i katėrti, dhe f. 17r-v i pesti. Kapitulli i dytė ėshtė i ndarė nė nėnkapituj: f. 18r-20v i pari, f. 20v-22v i dyti, f. 23r-26r i treti, f. 26r-v i katėrti, f. 26v-28v i pesti, f. 29r-30v i pesti, f. 31r-v i gjashti, f. 31v-33r i shtati, f. 33r-v i teti, f. 33v-34v i nėnti, f. 35r-v i djeti, f. 35v-39v i njėmbėdjeti. Nė f. 40r ėshtė pėrmbajtja tabelare e lėndės. Nė f. 40v ėshtė stema e Pal Ėngjėllit. Stema ėshtė e vendosur nė njė shqyt, ndėrsa shqyti brenda njė katėrkėndėshi. Nuk ka dekorime. Brenda shqytit tė stemės ėshtė njė engjėll qė mban nė dorėn e djathtė njė degė palme, ndėrsa nė kokė ka njė kurorė mbretėore. Engjėlli krahė ti ka tė ngritur lartė. Ėshtė i gjunjėzuar dhe ėshtė i kthyer nė tė majtė. Sipėr shqytit ėshtė njė kryq me dekorime tė varfėra.Pjesa e dytė e ksomblės fillon nė f. 41r dhe ka kėtė titull: “Epistola Salutifera charitatis: Pauli cognomento Angeli…” Nė fillim tė tekstit ėshtė njė inicial me dekorime floreale ku dominon hardhia e rrushit me frut dhe gjethe tė shumta, kurse brenda grafemės “E” ėshtė njė zog me krah tė hapur dhe kokėn e kthyer nė tė majtė. Kjo pjesė nuk ėshtė e ndarė nė kapituj, por paraqet njė tėrsi tė veme pėrmbajtėsore dhe tematike. Siē thamė fillon nė f. 41r dhe vazhdon deri nė fund tė ksomblės nė f. 49v. Nė fund tė faqes 49v, ėshtė data, mauj dhe viti i botimit tė ksomblės, pra ksombla ka gjithesj 98 faqe. E tėrė ksombla ka 107 inicila, me dimensione dhe forma tė ndryshme. Nga kėto iniciale (nistore) 3 janė me dekorime floreale, 68 e janė unicial (grafema kapitale) dhe 38 janė grafema tė vogla, tė tipit mijuskul (italike).


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante