Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:27   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Berlinit dhe cėshtja Ballkanike

Aneksi nr. 1 i kėtij protokoli pėrcakton vijėn kufitare tė Malit tė Zi. Kufiri do tė kalojė „Nė vargun e gjatė tė maleve shqiptare, do tė ndiqen vijat midis fiseve Kuēi-Drekalli nė njė anė (...) dhe fiset e Kelmendit dlie Grudės nė anėn tjetėr deri te fusha e Podgoricės, prej kah do tė kthehet nga Pllanica duke ia lėnė fiset malėsore tė Kelmendit, Hotit dhe Grudės Shqipėrisė. Pastaj duke kaluar liqenin e Shkodrės, kufiri do tė kalojė pranė ujdhesės Gorica Topolla, ku do tė kalojnė malin dhe do tė mbėrrijė deri nė det te vendi Kruēi, duke i lėnė rrethin e Ulqinit Shqipėrisė(...)"8

Siē shihet nga materialet, pas Kongresit tė Berlinit aty kah fundi i vitit 1878 dhe nė fillim tė vitit 1879 vendimet e tij nuk realizoheshin lehtė, ngase Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte formuar ushtrinė e vet vullnetare pėr mbrojtjen e territoreve tė banuara me shqiptarė. Qė nga kjo kohė Lėvizja Shqiptare ishte vėnė haptas pėrballė planeve antishqiptare, si tė Fuqive tė Mėdha, vendimeve tė tyre, ashtu edhe kundėr synimeve tė borgjezive tė shteteve ballkanike e Perandorisė Osmane. Pėr kėtė vendosmėri shqiptare, konsulli austriak i Vlorės shkruante: „Qeveria turke gjendet tani para popullsisė sė revoltuar dhe tė gaēme pėr t'u hedhur nė kryengritje dhe nuk ka fuqi qė t'ia nėnshtrojė popullin autoritetit tė saj".9

Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kuptuar drejt tė gjitha malverzimet qė bėheshin lidhur me shkėputjen e tokave tė banuara me shqiptarė dhe aneksimin e tyre shteteve fqinjė. Prandaj edhe ndėrmori masa tė gjera popullore qė me luftė t'i mbroj viset e banuara me shqiptarė.

Se Lėvizja Kombėtare Shqiptare ishte e vendosur qė t'i mbronte me forcė, me armė nė dorė viset e banuara me shqiptarė, shihet edhe nga njė letėr e Princ Nikollės drejtuar Vezirit tė Madh nė Stamboll nė fillim tė korrikut 1878:

(...) „Besoj madhėri se nė tė ardhmen do tė na mundėsohet njė lidhje me ndjenja tė pastėra midis Portės sė Lartė dhe principatės sė Malit tė Zi, pasi traktati i Berlinit na e ka mundėsuar kėtė. Unė prej tash do tė garantoj pėrpjekjet e mia paqesore dhe tė sinqerta ndaj Portės (...)

Vendimet e marra nė Kongresin e Berlinit duhet tė zbatohen nė mėnyrė tė saktė, pa kurrfarė lėshimi. Kjo, duhet tė bėhet nė tė mirė tė popullit tim, dhe besoj se Ekselenca e juaj duhet tė mendojė si unė (...) Ėshtė e rėndėsishme qė koha mos tė kalojė ditėn e caktuar tė traktatit tė Berlinit, me qėllim qė tė mos lejohet qė situata tė keqėsohet dhe njėherėsh tė mos shpėrthejė ndonjė protestė nga rezistuesit tė cilėt mendojnė se do tė lihen pas dore. Nga ana tjetėr, Plava, Gucia, Kollashini, Tuzi, si dhe Podgorica janė ngritur ashpėr dhe protestojnė. Koha nuk ėshtė qė tė presim mė tepėr, ngase prej dite nė ditė situata po ashpėrsohet dhe acarohet mė shumė.

Ekselenca Juaj, do tė mė kuptojė, pėrndryshe mė duhet tė marrė masa tė tjera ushtarake pėr tė ndėrruar gjendjen. Besoj se me ndihmėn e juaj do tė evitojmė ēdo kundėrshtim tė shqiptarėve protestues (...).10
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė