Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:29   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Berlinit dhe cėshtja Ballkanike

Kongresi i Berlinit lidhur me caktimin e kufijve tė rinj midis Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane, respektivisht vendeve tė banuara me shqiptarė, formoi njė komision tė veēantė ndėrkombėtar. Edhe kjo tregon se Fuqitė e Mėdha i dinin kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, prandaj pėrpiluan me aq seriozitet plane dhe programe pėr zbatimin e traktatit tė Berlinit. Princ Nikolla, i sigurt se qėllimet e tij do tė gjejnė pėrkrahjen nga komisioni ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e kufijve ngase nė komision bėnte pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Rusisė cariste, e hartoi vetė vijėn kufitare sipas dėshirės, e cila do tė pėrfshinte Gucinė e Plavėn. Kėtė pėrmes tė pėrfaqėsuesit tė Rusisė cariste, ia dorėzoi komisionit ndėrkombėtar. Vija kufitare sipas princ Nikollės do tė ish'te: „(...) Nga Planica dhe do tė shkonte nė vijė tė drejtė nėpėr majen e Gjergj Isufit dhe Berovės pėr tė arritur nė majėn e parė tė Ilina Gllavės. Prej kėtu kufiri do tė vazhdonte vijėn e caktuar deri nė maje tė Velika Zhihovės. Pastaj duke vazhduar vijėn e kufirit tė propozuar nga komesarėt malazezė deri nė maje tė Tornov Kamenit, drejtpėrdrejt nė majėn Sileva Gllavės, prej nga do tė arrinte nė vijė tė drejtė nė majėn e Baliosta Gllavės, pėr t'u drejtuar pastaj kah maja e Goleshit. Prej Goleshit kufiri duke vazhduar sė pari vijėn e propozuar lėshohet nė pikėn e fundit pėrballė majės mė tė lartė tė Jeqmishtės dhe do tė arrinte prej kėsaj nė vijė tė drejtė, duke formuar njė tangjente me drejti-min e propozuar, Mokra, Velika, pikė kjo e prerjes sė tė dy vijave tė dakorduara nga delegatėt e tė dy shteteve. Mė nė fund, prej kėtu traseja do tė zbresė nė burim tė lumit Shekullar, rrjedhėn e tė cilit do ta pėrcillte vija kufitare deri te derdhja e tij nė lumin
Lim".15

Pėr realizimin e kėsaj kėrkese territoriale, princi i Malit tė Zi, bashkė me diplomatėt e tij, nuk kėrkonte ndihmė vetėm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia, Franca dhe Italia. Protestet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė u drejtoheshin diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha nuk merreshin parasysh nė kėtė kohė. Me ēėshtjen shqiptare, ndonėse sipėrfaqėsisht, u kacafyt vetėm Vjena.

Pėrfaqėsuesi i Austro-Hungarisė, Shvegel iu pėrgjegj kancelarit gjerman Otto Von Bizmarkut nė njė rast duke i kundėrshtuar vendimet e Kongresit tė Berlinit, e duke e marrė nė mbrojtje popullin shqiptar. U propozoi delegatėve tė pranishėm nė Kongres se „nuk bėn tė mohohet njė komb i cili me shekuj ishte autokton". Ai i ftonte ata qė, nėse dėshironin tė njiheshin me popullin shqiptar, ta lexonin librin e Ami Bouėse „La Turquie d'Europe", Paris, 1840,i cili, ndėr tė tjerat, shkruan:

„Shqipėria ka njė ardhmėri si shtetet e tjera ballkanike dhe etnografisht ėshtė krejt homogjene, sado qė ka fe tė ndryshme, ajo ėshtė plotėsisht e zoja tė qeverisė vetveten". Megjithate asnjė nga delegatėt nuk i pėrfilli fjalėt e tij. Kongresi ia njohu vetėm Mirditės njė lloj autonomie fisnore, tė cilėn mė vonė Turqia nuk e pėrfilli.18

Jovan Ristiqi, ministri i punėve tė jashtme i Serbisė sė atėhershme, duke udhėtuar nėpėr Gjermani qė tė ndiqte sė afėrmi punėn e Kongresit tė Berlinit, u ndal nė Vjenė. Qėndrimi i tij nė kryeqytetin e Austro-Hungarisė kishte qėllime tė caktuara diplomatike. Ai u takua me kontin Andrashi dhe i dorėzoi pėr Qeverinė e Vjenės njė kėrkesė tė Qeverisė Serbe. Nė kėtė takim, siē theksohej edhe nė kėrkesėn e tij, Jovan Ristiqi kėrkoi nga Andrashi, dhe shpresonte shumė madje, se Qeveria e tij do tė pėrkrahte zgjerimin e shtetit serb nė jug. Ka tė dhėna tė cilat e pohojnė mendimin, se Andrashi kishte pranuar dhe e kishte pėrkrahur kėtė kėrkesė tė shtetit serb, dhe se kishte lejuar nė emėr tė Qeverisė sė Vjenės zgjerimin e Serbisė nė drejtim tė Novi Pazarit dhe Mitrovicės.

Kuptohet edhe Serbia i bėnte tė mundur Austro-Hungarisė qė tė realizonte disa pretendime tė saj qė i kishte shtruar mė parė nė lidhje me drejtimin e vijės hekurudhore Beograd—Nish kah Piroti dhe Vranja.17
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė