Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-07-05, 22:38   #2
Max
 
Anėtarėsuar: 27-05-05
Vendndodhja: Stuttgart
Postime: 7
Max e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kjo eshte ngjarja qe me ka ndodhe mua ne dimer...besoj qe ju te mos keni keso rastesh...Max
(ky artikull eshte botuar edhe ne gazeten Koha Ditore botimi per diaspore)


Njė udhėtim nė atdhe me autobus
Ngjarje e vertetė!
--------------------------------------------------------------------------------

(pjesa e parė)

U nisa me daten 17 dhjetor 2004 nga Gjermania per ne Kosove; biletat i pata paguar tek "Euro Sky" apo siq njihen me mire tek ne mergimtaret "Vellezerit Turkaj"ne Stuttgart, me thane se do te udhetoni me agjencionin "Vector Tours"nga Prizreni dhe shkon deri ne Peje bile kalon neper Kline - Gurrakoc - Peje keshtu qe per mua do ishte mire te ndaloja ne Gurrakoc pasiqe Istogun do e kisha vetem 7 km. Isha me te birin Adnanin dhe kusheririn Sadikun.

Pas pak kohe qe u nisem e verejta se ato bileta vetem ishin paguar te njerezit qe nuk kishin pase kurrfare informatave se kah shkon autobusi, keta "Vector Tours"per Kosove terrenin e kishin Gjilan - Ferizaj - Prishtine - Prizren, e asgje me shume, pos asaj ishin 4 persona me teper dmtth. qe nga Gjermania deri ne Prishtine u nderronim here nje e here tjetri rrinim ne kembe(mesi i autobusit).Zbritem ne Prishtine 5 veta te tjeret ishin pothuajse te gjithe nga rrethi i Prizrenitdhe vazhduam me taxi per shtepi Cerrce-Istog.

Me 22 dhjetor 2004 isha ne agjencionin "Vellezerit Turkaj"ne Istog dhe e bera konfirmimin e biletes kthyese per me daten 05 janar 2005. Shkoja shpesh se mos ka fare ndryshimi bile heren e fundit isha nje dite para se te nisesha pra me 04 janar 2005 dhe me thane se duhet te jeni ne stacionin e autobuseve ne Prishtine ne ora 08:00.
OK mrekulli.
Perndryshe pushimi ishte super.

(pjesa e dytė)

Diten e kthimit per Gjermani te merkuren me daten 05 janar 2005 ne Prishtine mberritem ne ora 07:15.Ishim perseri ne te tre udhetaret si dhe babai dhe dy motra te mia.I percollem dy autobusa te "Shkodran Tours"-it qe u nisen me orar ishte 08:05 udhetonte me ta edhe Sulltani nje shok i imi ketu ne Winnenden, pas nja pese minutave nga tel. i motres Emines i thirra ne zyre te "Vector"-it Prizren (029 32970) dhe e mora nje numer te shoferit te tyre qe kishte me ardhe me na marre (044 139918),dhe me tha "tash rruges per ne Prishtine jemi".

Ne ora 08:30 thirra edhe nje here e pyeta:A hyni ju mbrenda me autobus ne stacion apo te presim jashte stacionit?
U pergjegj: tash jemi ne Lipjan keshtuqe per 20-30 minuta jemi ne Prishtine ne stacion. Ne po presim ende nderkohe u nise edhe autobusi i trete per Gjermani ate mengjes, qe erdh nderkohe ishte "Deva Tours"ishte 09:05.Ne 09:10 thirra edhe nje here sepse kishin kaluar ato 30 minuta dhe pyeta se ku ishin dhe e mora nje pergjigjje qe nuk mund te jete normale - "Ne jemi afer Gjilanit - ejani ne Gjilan, aty ju presim". O zot mendoja si eshte e mundur qe ka njerez te tille-genjeshtare-dallavergji.Bile te na kishin thene me kohe do ishim shkuar me kohe bile edhe ne nisje ne Prizren.

Arsyet e tyre mund te jene te llojllojshme mirepo ne kete pune ska asgje per t'u arsyetuar...makaber...
Sidokudo ne vendosem qe te i" versulemi autobusit pas". U pershendetem me motren Eminen qe eshte studente ne Prishtine dhe u nisem per Gjilan. Ne veturen e babait ishim une vozites, babai Ademi (Dema) ndersa pas ishin ulur kusheriri Sadiku, i biri Adnani dhe motra Vlora. Ne dalje te Graqanices afer fsh. Slivove ishte dikund 9:30 pak edhe duke u ngutur qe t'a zeme autobusin ne nje kthese te djathte me ka rreshqitur vetura Opel-Kadett sepse kishte pase aty pak ngrice dhe jemi dale jashte rruges ku u rrotulluam duke dalur ne krahun e majte te rruges. Fat ne fatkeqesi mund te them kemi patur sepse ne ate moment nuk ka patur asnje automjet ne kahjen e kundert sepse ndoshta as kete leter nuk do e kisha shkruar me...

E shfrytezoj rastin qe tash te u falemnderohem te gjithe atyre qe na ndihmuan ate dite ne ate aksident qe ndodhi sepse shume shpejt u mbush me njerez ai vend dhe na e dhane ndihmen e pare. Prej te gjithe atyre qe na ndihmuan vetem njerin mundem te e falemnderoj me emer Rexhe Kadriu nga Gjilani qe na dergoj me veture te tij ashtu siq ishim te pergjakur une dhe sadiku si dhe me lendime me te lehta Adnani ddhe Vlora ne Qendren Emergjente ne Prishtine.Babai ndihej me mire dhe qendroj tek vendi i ngjarjes deri sa erdh ndihma per te e nxjerr veturen nga aty.

U mjekuam ne Qendren Emergjentene Prishtine ku edhe ketu shfrytezoj rastin qe te u falenderoj per punen qe e bejne ne pergjithesi.Dhe ne mbremje mberriva ne shtepi por tash jo si mergimtare por i aksidentuar(kryelidhur)...pasoje e plageve te marra...

Pasiqe ishte koha e pushimeve ishte shume veshtire qe te gjejme bilete aeroplani per Gjermani sepse autobusin e harruam.Por duke iu falemnderuar kusherires Kumrijes dhe lidhjeve te saja, kjo pengese u kapercye.

Te nesermen me 06.janar 2005 fluturuam ne ora 16:30 nga Prishtina-Lublana-München.Ne München ishim ne ora 19:45.Pasi mberriva ne München rreth ores 22:30 u lajmerova ne kontrolle ne spital dhe qendrova aty dy dite i shtrire.

Pasi erdha ne Winnenden ku jam me qendrim,me daten 12 janar u lajmerova tek "Vellezerit Turkaj" ne Stuttgart dhe ua tregova kete ngjarje,dhe me lidhen me telefon(ne stilin ne sdijme asgje), me personin qe quhej Fazli pergjegjes per Stuttgart i "Vector"-it ato qka i degjova prej tij nuk eshte e radhes as te i permendi ketu.Thoshte se ata kishin qene me autobus ne Prishtine me daten 05.janar por kinse ne nuk kishim qene aty...pallavra...fjale pa krype...

Nje fjale popullore thote:"kajtja e prishe njerin".

Besoj se ka edhe shume keso rastesh qe udhetaret maltretohen ne kete menyre si mos te ishim ne njerez por mall,e keta harrojne se prej nesh jane pasuruar...

Me nderime, MAX
A.M.
Winnenden/Stuttgart
Max Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė