Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:04   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Librat e historisė sė Shqipėrisė

Ambasadori rus nė Beograd, Hartvig, pati disa takime me Pashiqin dhe pikėrisht pas kėsaj mė 20 tetor, Qeveria serbe e mori vendimin pėr t'i tėrhequr trupat brenda afatit tė caktuar prej tetė ditėve. Po atė ditė, pėrfaqėsuesi i Serbisė nė Vjenė i solli Berhtoldit pėrgjigjen e qeverisė sė tij lidhur me ultimatumin e 17 tetorit, e cila pėrmbante sigurimin pėr tėrheqjen e trupave serbe kėndej vijės kufitare tė caktuar nė Londėr. Ushtria serbe duhej ta pėrfundonte tėrheqjen mė 26 tetor nė orėn 10 paradite. Serbia u detyrua ta tėrheqė ushtrinė pushtuese nga Shqipėria dhe njoftoi njė ditė para afatit tė kalimit tė kohės sė ultimatumin se i kishte tėrhequr tė gjitha trupat nė vijėn kufitare tė caktuar nė Londėr mė 22 mars 1913. Mendohej se ultimatumi dėrguar Serbisė nuk ishte kėrcėnim vetėm pėr tė, por edhe pėr Rusinė dhe fuqitė e tjera qė e pėrkrahėn.

Pra, synimi i udhėheqėsve tė kryengritjes sė vitit 1913, veē tė tjerash ishte pėr ta detyruar diplomacinė evropiane qė tė rikthehej nė vendimet pėr kufijtė meqė shqiptarėt ishin nė ankth pėr humbjen e territoreve tė gjysmės sė Shqipėrisė.

Shpirti i kryengritjes sė muajve shtator-tetor tė vitit 1913 ishin tė dėbuarit shqiptarė tė vilajetit tė Kosovės dhe atij tė Manastirit, nė krye tė tė cilėve ishin Hasan Prishtina, Isa Boletini, Elez Isufi, vėllezėrit Kaloshi, Bajram Curri, etj., tė cilėt synonin bashkimin e Kosovės, tė Dibrės, etj., me Shqipėrinė e Pavarur tė pranuar nė Konferencėn e Londrės. Prandaj, megjithė humbjet e konsiderueshme tė popullit shqiptar, duke bėrė pėrpjekje pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, kryengritja shqiptare u bė faktori kryesor qė e detyroi ushtrinė pushtuese tė fqinjėve, tė tėrhiqej nga Shqipėria e pranuar nė Konferencėn e Londrės. Andaj themi se, Kryengritja e vjeshtės sė vitit 1913 ishte ngjarja e fundit e krizave ndėrshtetėrore ballkanike dhe evropiane para se tė fillonte kataklizma e Luftės sė Parė Botėrore.

Me gjithė pėsimet, Kryengritja e vitit 1913 bėri me dije se, tė gjitha ato qytete e fshatra tė pėrfshira nė flakėn e luftės dhe dhjetėfish mė tepėr territore tė mbetura nė prapavijė, ishin tokė historike dhe etnike shqiptare. Deshėn apo nuk deshėn pushtuesit serbė, ēėshtja shqiptare pas kryengritjes sė vitit 1913 u bė edhe mė tepėr ēėshtje ndėrkombėtare. Pra, udhėheqėsit dhe kryengritėsit shqiptarė nė shtator dhe tetor tė vitit 1913 bėnė njė akt patriotik, duke shprehur njė atdhedashuri tė madhe pėr territoret e tyre tė grabitura nga Serbia e Mali i Zi, megjithėse ishte njė moment jo i pėrshtatshėm ndėrkombėtar, pasi qė askush nuk e pėrkrahu.

Kryengritja antiserbe e viti 1913 ėshtė pėrpjekja e parė e organizuar kundėr vendimeve absurde tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, e cila rezultoi me krijimin e kufijve kolonialė pėr shqiptarėt. Ajo e bėri tė qartė para opinionit ndėrkombėtar se kurrė nuk do tė ketė qetėsi derisa tė mos bashkohen gjymtyrėt e shkėputura nga trupi i Shqipėrisė.

Udhėheqėsit e kryengritjes antiserbe nė shtator-tetor 1913 e dinin mirė se bashkimi i territoreve shqiptare nė njė shtet kombėtar ishte njė e drejtė e patjetėrsueshme, tė cilėn e gėzonin tė gjithė popujt e Ballkanit dhe tė Evropės. Rrjedhimisht, nuk kishin pse tė mos e kėrkonte dhe pse tė mos ta gėzonte edhe kombi shqiptar.

Beteja e Petrinjės

Popullsia e fshatrave rreth Liqenit tė Ohrit, u bashkua me kryengritėsit qė vinin nga Dibra. Nė Strugė e rrethina u krijuan ēetat kryengritėse, si ajo e Avdulla Gojėdrinit, Demir Lenės, Riza Ajros e tė tjera. Kryengritėsit mbajtėn njė tubim historik tek vendi qė quhet "Plepat e Teferiēit", ku morėn pjesė pėrfaqėsuės nga Ohri, Prespa e Struga, midis tyre edhe Milan Mato nga Struga, Riza Ajro, Demir Lena dhe Emro Sinani, nga Ladorishti. Komandant u zgjodh Riza Ajro dhe nėnkomandant Demir Lena

Rizai u thotė tė tubuarve: "Duhet t'i biem serbit. Dibra e ndoqi deri nė Strugė, ne duhet ta ndjekim mė tutje". Demir Lena, qė kishte mbledhur shumė luftėtarė dhe qė disa prej tyre nuk ishin tė armatosur, iu pėrgjegj: "S'kemi armė dhe fishekė". "Mė duket se u trembe, Demir!"- i tha Rizai. Demiri qė ishte mė tepėr ushtarak dhe e kishte mbajtur kurdoherė dogranė majė krahit, ia priti: "Me serbin nuk luftohet me fjalė. T'i gjejmė armėt njėherė, se pėr kėtė ditė na duhen, mandej nisemi". Dhe kėshtu bėnė. Fshatarėt i nxorrėn armėt e municionet e fshehur, kush njė kollan e kush njė torbė me fishekė dhe u gatitėn pėr luftė. Njėsia e armatosur e mori emrin Taborri i Strugės. Luftėtarėt u hodhėn nė ndjekje tė regjimentit XVI tė ushtrisė serbe dhe ēliruan krejt trevėn e Strugės dhe tė Ohrit.

Serbia mobilizoi forca tė mėdha ushtarake tė regjimenteve IX, XI dhe XVII me mėse 60.000 ushtarė dhe sulmoi nė tre drejtime: Prizren-Lumė; Tetovė-Gostivar-Mavrovė-Dibėr; Manastir-Resnjė-Ohėr-Strugė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė