Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-06-09, 11:16   #1778
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

E bardha ikė nga te zezat-
'''''''''''''''''''
autori xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''
e bardha ikė nga te zezat
kahdo hapsirave e qiellit
e perndjekur neper shekuj

ikė dhe ikė qysh se njihen brezat
ikė e pa faj ne drejtim te diellit
---
nga kthethtrat e zeza e bardha pse ikė
nga mbrapa gjithmonė te zezat e nxira
te bardhen hijet e zeza duan ta therrin me thikė

e shekujt e zi mizorė


qe ajo tė mos jet ma e bardha ma e lira
ajo edhe si shi i bardhė kahdo nga qielli pikė
e maskat e zeza e ndjekun me zgerdheshje te pshtira

secili shekull sa cinik
kush jan te zi me krah ata gjakpirsa te namur vampira
qe te bardhen e ndjekun me krah

kahdo ajo ciceron krahlira
kah do ajo ligjeron urtesisht gjithkah
kahdo do ajo shembull ėsht e bardhė zemermira

kush jan kėta pėrndjeks tė zi demon
qė e ndjekun kahdo paqsore te bardhen
shekujve kohrave e hapsirave kohore

e ku do duan ta fusin nė tė pa'mėshira kthetra
sa tė pa mshirshme te zazat jan
e bardha ikė nga te zezat mizore

o bardhė edhe sikur ti kesh njiqind jetėra
duan ti marrin ty tė zezat gjaksore
ato nuk i duan bardhesitė tua as engjelloret vepra

sepse ata jan krimogjenetik satan
ato tė zeza jan
tė zezat i duan nė te bardhat letra

ato kahdo ideale kriminele kan
ato i duan vetem kohrat lakore
por nuk e duan asnjiher zemerbardhsinė

se paqen ato me hile e hanė
e buken ! e ujin me tradhti e pijnė
ato nuk e duan lirinė

te zezat jan shum ! e krah po kan
ato e duan tiraninė

o bardhsi e dashur kush do ti jap ty edhe nji palė krah
edhe nji palė sy
e forca te reja

qe te mos jeshė viktimė perndjekje e tė zezave qe dalin gjithmonė per gjah
qe te mos munden me te thy
qe te jeshė ma e rrept se rrufeja

e bardhė ti je krahlehtė
te zezat te ndjekun prore
ti je per globin jetė
e bardhė sa shum je vizllore


ti je e verteta vet
e bardhė si pellumb dukesh
e ndjekesit jan si lakuriqa nate
e bardhė ti dukesh si liri
ti ne labirinte te reve nganjiher humbesh

ti dukesh nga njiher krahthate
ti dukesh si bukuri

e bardhė ti je si drita
ti je si margaritari
ti je si fjala paqsore
ti je per ne shpresa e rrita
ti je si kaltersia qiellore
ti je e kulluar si a ri

te zezat kan krah e ngatrresa
ato te ndjekun ty
ato jan te pa besa
ato duan me te thy

fluturo e bardhė ne krah te shekujve te mirsisė
dhe mos bjer ne kthetrat e zeza hijanete
ne duart bastarde te thojve te pa ngirė

ik kah arti i bukurisė
kalo male e dete
dil te j hemisferes se ngrirė

andej shko nga gjithsija e paqes
mbaje zemren si te karajfilit
duku si qehre e manushaqes


e gjuhen ligjeroje si t' bilbilit

ik bardhsi se te zezat jan shum
ato kan thonj barbar
ato te shkyejn ne zemer
kalo breg e shteg e lum
e kur te vijsh ne trollin shqiptarė
bėhu shqipe me emer .
autori xhelal ferizi
-------------------
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė