Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 01:59   #19
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Tė gjitha parathėniet e veta tė botuara, Nostradamusi i ka prezentuar si tė ndara nė faza kohore nė formė tė erės, etapės , periodės, vitit muait dhe ditės. Gjatė kėtyre cikleve kohore, sundojnė ndikemet e ndryshme tė planetėve tė caktuar tė sitemit tonė diellor, gjegjėsisht prfshihen nė njerat prej 12 shenjave tė Horoskopit. P.sh. era e sundimit tė Hėnės do tė fillojė 5020 para lindjes sė Krishtit dhe do tė mbarojė nė vitin 1999. Pastaj, perioda e dominimit tė planetit tė Marsit do tė fillojė prej 1789 e gjer mė vitin 2173; vitin dhe muajin e kategorizonte nė shenjėn e shigjetarit, peshojės, ujorit e kėshtu me radhė. Nė shenja tė horoskopit, pėrveē periodave, viteve dhe muajve tė caktuara, ai i definonte edhe shtetet, regjionet dhe, kuptohet personalitetet e caktuara si perzonazhe kryesore tė ngjarieve tė ndryshme. Kjo dukuri nuk ėshtė aspak e rastėsishme, sepse, nė rend tė parė, Nostradamusi ishte astrolog i famshėm dhe pėrpilues i horoskopit mė tė kompletuar gjer mė tani, i njohur si «Horoskopi i Nostradamusit» dhe, sikurse e pranonte edhe vetė, tė gjitha tė dhėnat e arritura i mbėshteste nė llograitė e lėvizjeve tė yjeve, planetėve dhe trupave tjerė qjellorė. Nė letrėn drejtuar Henrit II, Nostradamuesi paraqet llogarinė e vet kohore qė nga paraqitja e Adamit, si paraardhėsi ynė i parė, e gjer tek lindja e Krishtit:
Fjalitė 12,13,14" Le tė mė fal madhėria e juaj mbretėrore qė e ftoj Zotin si dėshmitar, se nė kėtė mesazh nuk tentoj tė shkruaj asgjė qė do t’i kundėrvihej besimit tė vėrtetė krishterė, nėse do tė mundohem t’i barazoj llogaritė astronomike sipas dijenisė sime: sepse koha e paraardhėsve tanė qė na kanė paraprirė ishte ashtu, duke ju nėnshtruar bindjeve tė logjikės sė shėndoshė, se njeriu i par, Adami, ka qenė para Noes pėr njėmijė e dyqind e dyzet e dy vite, duke mos llogaritur kėtu vitet qė i kanė marrė injoruesit e Perėndisė, siē ishte Varoni, por bazuar rreptėsishtė nė Librin e shenjtė dhe nė dobėsitė e mendjes sime gjatė llogaritjeve astronomike. Pas Noes, gjegjėsisht pas pėrmbytjes sė pėrgjithshme, ka ardhur Abrahami, pas rreth njėmijė e tetėdhjetė viteve, i cili ishte astrolog i lartė, e sipas disave ka konstruktuar kalendarin e parė. Pas tij ka ardhur Mojsiu, pėrafėrsish pesėqind e gjashtėdhjetė, ose gjashtėmbėdhjetė vite, kurse ndėrmjet kohės sė Mojsiut dhe Davidit ka qenė pesėqind e shtatėdhjetė vite, ose ashtu diēka.
Pastaj ndėrmjet kohės sė Davidit dhe shpėtimtarit tonė Jezuit, i lindur nga virgjėresha, ka qenė njėmijė e treqind e pesėdhjetė vite (dikush mund tė ketė vėrejtje se kjo llogari nuk ėshtė e saktė, sepse nuk pėrputhet me atė tė Euzebios)”.
Sipas kėsaj llogarie, prej njeriut tė parė Adamit gjer tek Krishti, kanė kaluar 4757 vite.
Nė pasusin tjetėr tė po kėsaj letre (fjalitė: 12, 13, 14) ai e demanton vetveten duke konstatuar se prej njeriut tė parė, Adamit, e gjer tek Krishti, kanė kaluar 4173 vite.
Diferencė jo aq e vogėl prej 620 vitesh.
Pse e ka bėrė kėtė, dhe ku ėshtė shkaku i qėllimshėm apo i rastėsishėm i gabimit tė tij, as sot e kėsaj dite nuk ėshtė e qartė. Ka mundėsi kjo tė jetė njėra prej metodave tė tij tė shpeshta tė mjegullimit tė kuptimeve tė ndryshme, qė hasen mjaft gjatė para-thėnieve tė tij?
Sipas Nostradamusit, qė nga lindja e Krishtit e gjer tek pėrfundimi kohor i parathėnieve tė tij, do tė kalojnė 3797 vite, gjegjėsisht prej krijimit tė njeriut tė parė, Adamit, dhe shpėrbėrjes sė botės, duhet tė kalojnė 7970 vite.
Ai mė tej thekson se Era e dominimit tė Hėnės ka filluar 5020 vite para Krishtit dhe se sundimi i saj do tė zgjasė gjer nė vitin 7020. Kėshtu, nėse zbritet viti 7020 prej 5020, do ta kemi vitin 2000 pas lindjes sė Krishtit.
Nė llogaritė e veta, parashtron disa shifra tė cilat kur tė mblidhen dhe zbriten, sipas metodės sė caktuar, pėrfitohen vitet qė do tė jenė tė rėndėsishme pėr historinė njerėzore. Disa prej kėtyre viteve janė: 1789, 1914, 1936, 1999 ...
Me kalimin e Erės sė sundimit tė Hėnės, Nostradamusi para-thotė ndodhjen e shumė katastrofave e skamjeve si dhe luftėrave tė ashpra ndėrmjet racave dhe religjioneve.
Ngjarja mė e rėndėsishme sipas Nostradamusit, e cila do tė ndodhė pas Erės sė sundimit tė Hėnės, ėshtė ērregullimi i mundshėm i sistemit tonė diellor, ashtu qė pasardhėsit tanė nuk do tė kenė rastin qė t’i shohin disa planete qė i kemi sot. Disa yje do t’i afrohen tokės aq, sa numri i tyre do tė na duket shumė mė tepėr se sa qė janė sot. Edhe Hėna do t’i afrohet shumė tokės, e kjo do tė ndikojė nė paraqitjen e baticave dhe zbaticave tė ujit, vėrshimeve tė papara, termeteve dhe erupcione vullkanike.
Njėkohėsisht do tė ndodhė ndėrrimi i qendrės sė gravitacionit tė Sistemit Diellor, qė do tė shkaktohet nga njė paraqitje e trupit tė ri qiellor, gjegjėsisht e njė mjegulline kozmike, ose ndryshe tė njėfarė nebuloze planetare.
Klima do tė ndėrrohet nė tėrė botėn. Andaj, si pasojė e kėtij ndryshimi, do tė kemi dukurinė e shpėrnguljeve tė mėdha tė popu-llatės. Kėto shpėrngulje tė mėdha do tė jenė shkaktarė tė mungesave tė ushqimit dhe gjėsendeve tjera elementare pėr jetėn e njeriut.
Si duket, Toka do ta humb baraspeshėn e vet dhe do tė zhytet nė errėsirė tė madhe. Do tė pasojnė vėrshimet e mėdha. Prandaj, pėrveē tė reshurave tė pandėrprera, nga qielli do tė bien edhe gurė tė zjarrtė.
Pas tė gjitha ngjarjeve tė cekura qė duhet tė ndodhin nėpėr tė gjitha anėt e planetit tonė, shumė pak njerėz do tė kenė fat tė shpė-tojnė.
Pas tė gjitha kėtyre vuajtjeve do tė pasojė njė periodė tė gjatė e sundimit tė Diellit, qė do tė zgjasė gjer nė pėrfundimin e tėrė-sishėm tė parathėnieve tė Nostradamusit
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė