Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-08, 03:34   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlores

……Kaloresit e Skenderbeut (sipas Barletit) gjate fushates se tij ne Pulje, ne ndihme te mbretit te Napolit, mbanin flamuj te vegjel, te kuq me nje shqiponje te zeze dykrereshe ne mes. Shqiponja dykrereshe eshte symbol I Pushtetit Perandorak (Bizantin, Gjerman, Rus). Sundimtaret e medhenj dhe te vegjel qe u shkeputen nga Perandoria Bizantine vazhduan ta mbajne kete symbol pushteti. Keshtu mbase ka bere edhe Skederbeu. Sidoqofte ne gojedhanat e arberesheve ky kumt mbeti I gjalle. Mbi varrin e nipit te Skenderbeut ne kishen e Shen Marise se Engjejve, ne Napoli, eshte vene stema e tij: nje shqiponje Heraldike me nje yll te bardhe e vezullues pesecepash mbi te dy kreret. Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e me vone Anselmio Sorekio, ne te permuajshmen e tyre arbereshe e botuan thuajse ne ēdo numer, kete embleme si flamur te shqiperise, pas vitit 1900, ate e ve edhe Faik Konica ne te permuajshmen e tij Albania ne Bruksel. Ne shtator 1909 se bashku me djelmerine e qytetit (Vlores) une organizova ne shtepine time shfaqjen e drames Pirrua te Mihal Gramenos……. Ku ngrita per here te pare flamurin shqiptar…… Ne kohen e kryengritjes se malesoreve Katolike ne vitin 1911, ne Cetinje mberriten vullnetare arbereshe per tu bashkuar me kryengritesit, e qe per here te pare mbanin nje flamur kombetar……(Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313). Ngritja e flamurit vazhdon me tej, tregimin e tij Eqrem Beu (Kujtime, fq 313-314). E pra ne 28 Nentor krye objekti I dites, flamuri si siymbol I pavaresise me ate pakujdesine Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Per me teper shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush me perpara as e kishte pare, as e kishte mbajtur. Askush ne Vlore nuk kishte flamur ne shtepi. Shtetformuesit rane ne hall dhe veshtruan njeri-tjetrin te hutuar. Atehere ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe I thote delegateve te kuvendit te Vlores se: ne dhomen e gjumit te Eqrem Beut varet ne mur nje flamur shqiptar, I futur ne nje kornize te bukur. Ismail Qemali I dha leje per ta marre dhe keshtu flamuri qe dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht ne Paris, shtegtoi ne konakun fqinj dhe ra ne duart e Ismail Qemalit, I cili ia dorezoi Murat Bej Toptanit me porosine ta varte poshte, nderkohe qe vete qendronte perpara popullit ne dritare. Mijera njerez qe ndodheshin ne Vlore u mblodhen ne kopsht duke brohoritur “Rrofte”, rrofte flamuri!.
Nje jave pas kthimit tim ne Vlore ēova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, te ma kthenin ate flamur menjehere, sapo zonja Marigo Pozio, nje atdhetare e madhe demokrate ta kishte qendisur flamurin e ri.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė