Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-05, 23:44   #14
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Arvanit,

Respekti eshte i mjaftueshem per biseda konstruktive. Flm. per respektin.

Sa per dakortimin - Une vij nga Maqedonia, dhe sic e di ketu tek ne ne vitin 2001 ka pasur konflikt te aramatosur mes ushtrise maqedonase dhe shqiptareve te cilin luftonin per te drejtat e tyre, parimisht per dy te drejtat natyrore, (1) te drejten per jete dhe (2) te drejten per liri, qe fatkeqesisht mungonin ne MK.

Per konfliktin e vitit 2001 ne MK kam pasur nje ligjerate ne nje vend aziatik, ne te cilin veshtire kupohej konflikti nderetnik. Meqenese u mungonin informata te prapaskenes (background information), kur une u tregova se shqiptaret me arme mbronin te drejtat e tyre dhe u mundova ta arsyetoj, nje njeri nga audienca tha: "nuk pajtohem me mendimin se me 'terrorizem' duhet te mbrohen te drejtat." Ketu une e pash te nevojshme qe tu sqaroj aziatikeve me teper per terrorizimin qe shqiptareve ua bente shteti i tyre (Maqedonia). Meqenese ishte i pranishem respekti i audiences per ligjeraten time, mendoj se ia dola, edhepse nuk jam i sigurte a u dakortuan te gjithe.

Kjo eshte ajo qe ne bejme ne forum, respekti eshte i mjaftueshem.

Ju do Panopticon te gjithve.

Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė