La Fame di Camilla, grupi i famshem muzikor me lider shqiptar
Ka dhene koncert dje ne Rome ne kuadrin e aktivitetit San Lorenzo Estate Live Music City, ne piazzale del Verano, grupi La Fame di Camilla, tanime i konsideruar si nje nga me premtuesit ne panoramen muzikore italiane. Ashtu sic e kishin parashikuar kritiket dhe specialistet e muzikes, brenda nje kohe te shkurter grupi rok pop doli nga hija amatoriale dhe mberriti ne kanalet me te rendesishme te muzikes. Lideri i grupit eshte i riu shqiptar Ermal Meta, me origjine nga Fieri, prej 15 vjetesh me banim ne Itali.
Ne diskun e pare te grupit, Ermali nuk ka harruar te fuse dicka nga Shqiperia. Vepra e tyre e pare, e prodhuar nga Universal Music, mbyllet me kengen Ne doren tende te kenduar ne shqip. Tingujt emocionues te kitares krijojne nje atmosfere te embel, me tone nostalgjie. Jo me kot nje kritik e ka cilesuar muziken e grupit La Fame di Camilla si nje perkedhelje plot nostalgji.
Koncerti i Romes eshte falas dhe fillon ne oren 22.30 (San Lorenzo Estate Live Music City piazzale del Verano).
Me poshte, ja lista e datave te turneut veror te grupit:
22 qershor Roma, San Lorenzo Estate - Live Music City
25 qershor Apani (BR), Torre Regina Giovanna
27 qershor Fucecchio (FI), Marea (me Giorgio Canali)
07 korrik Arezzo, Arezzo Festival Anfiteatro Romano (hapja per Roberto DellEra - Afterhours)
09 korrik Borgo a Mozzano (LU), Festival Estate
14 korrik San Cataldo (LE), Italia Wave hapja zyrtare e edicionit 25° te Festivalit Headliner te Wake Up Stage
17 korrik Bassiano (LT), Le Notti dellUtopia
22 korrik Ciciliano (RM), Festa Birra 2011 (me Bud Spencer Blues Explosion)
04 gusht San Benedetto del Tronto (AP), Jonathan Disco Beach
15 gusht Modica (RG), Valle Ventura
03 shtator Treviso, Home Festival