Tema: Vaēe Zela
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-14, 14:21   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Unhappy Titulli: Vaēe Zela

Vdes Vaēe Zela









6.02.2014


Ndahet nga jeta nė moshėn 75-vjeēare kėngėtarja e madhe shqiptare, Vaēe Zela. Bilbili i kėngės sonė u shua nė orėn 01:00 tė mėngjesit tė sė enjtes, nė njė spital nė Basel tė Zvicrės, pas njė sėmundjeje tė gjatė. Trupi i kėngėtares sė madhe do tė vijė tė premten nė Shqipėri, ku do t'i kryhen edhe nderimet e fundit.


Me zėrin e saj mahnitės e tė papėrsėritshėm, Vaēe Zela pėr mė shumė se 40 vjet krijoi mitin e saj tė pavdekėsisė duke hyrė nė zemrėn e ēdo shqiptari brenda e jashtė Atdheut. Kėngėt e saj nė vite mbeten popullore dhe tė preferuara edhe sot nga publiku. Vaēe Zela ėshtė larguar pėrfundimisht prej skenės nė vitin 1992.

Vaēe Zela ėshtė kthyer nė idhullin e shumė brezave. Vaēe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe historisė sė muzikės shqiptare zėrin e saj tė artė.

Vaēe Zela ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės nė Radio dhe mė vonė nė Radiotelevizion qė prej organizimit tė parė tė tyre, duke fituar plot 12 ēmime tė para, njė rekord i paarritur deri mė sot. Vaēe Zela ėshtė fituesja e parė e Festivalit tė Parė.

Repertori i saj ėshtė shumė i pasur; numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė si pjesė e muzikės sė filmave. Prej disa vitesh jeton nė Zvicėr. Ajo ėshtė e vetmja grua shqiptare e nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Pėr vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tė jashtėzakonshėm, pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės sė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, pėr pasurinė e vyer qė krijoi nė shkollėn shqiptare tė interpretimit muzikor”.

Pėr nder tė kėngėtares, viti 2009 ėshtė shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si “Viti Vaēe Zela”. Sė fundi, edhe njė rrugė nė Tiranė mban emrin e saj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė