Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-05, 00:03   #10
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tomori
KUNDERSHTOJ qe te krijohet KOMBE KOSOVAR, por NUK mohoje se nen kete nocion po ndertohet shteti. Tjeter muhabet eshte nese thuhet se kush dhe cfar ndikoi ne krijimin e ketij nocioni.
Shqiperia s'ka ndiku ne kete term, se ky term eshte me i vjeter se ata londinez. Ze fillin e betejes 5 shekuje mepare. Insistoje prap ne opinionin tim, se NUK duhet marrur me NOCIONE, por KUJT i sherbene ai NOCION.
Sot kosova po ndertone shtete,ku shqiptaret jane dominante absolut, atehere c'rendesi ka per MOMENTIN se cfar thuhet e perfolet!?

Populli shqiptare i Kosoves, per cfar luftoi, vuajti? Per te krijuar nje Kombe Maqedonce? Apo per te jetesuar nje emer "Kosove"?! Sa tragjedi do te ishte te mendohet, se u derdh gjake per te jetesuar NOCIONE!

Gjerat madheshtore zakonishte vijne gradualishte, dhe lufta u be per te rikthyer identitetin, nderin, dhe rrespektin.
Dihet mirėfilli kontributi i shqiptarėve nga Dardania(Kosova e sotme)nė formimin e shtetit tė sotėm shqiptar..

Ju pershendet:
Tomori
***analizoje vet se cfare ke shkruar ketu, e cfare thua ma vone ketu:Odise ju lutem mos ngatroni termet me nocionin Kosova..
me Kushtetuten e vitit 1974..!..????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

***ti Tomori, ke problem se nuk dallon toponomin, nga etninomi, apo fjalet: term, nocion e koncept. Po megjithate, duke u bazuar ne mungesen e njohurive te disa shqiptareve, per momentin historik te Kosoves, apostrofuar nga rrjedhat politike te shkuara - si mjegullira, po shtoj:


KOSOVA PO ECEN NEPER TEH SHPATE


Si rrjedhe e disa qarqeve politike, per te mos mundur te aludohet ne identitetin - shqiptar, si term kombetar e politik - ua shtine n'tru termin - kosovar te behet edhe si identitet kombetar (gjoja te ardhshem), vetem duke aluduar ne nje krahine shqiptare, nga koncepti Krahina e Kosoves, ne identitet te ri - kosovar, qe nuk eshte ashtu sikurse termat e ngushta te brendshme, si etnicitetet: drenicak, rugovan, vuthjan, as si etnicitetet: mirditas, pollogas, malesor, dukagjinas - me vetem nje pergjegjese te veten - arbanit, ēam etj. Nuk bjen poshte ti si shqiptar, nese thua se je, nje prej termave te siperm, por je shqiptar nga nje treve e siperme dhe assesi nuk e demton identitetin - shqiptar!

Termi - kosovar, eshte vetem njoftim i shqiptarit, qe eshte prej nje krahine shqiptare - Kosova, sikurse ti nga Pollogu (shembull) dhe emertimi
i shqiptarit ne baza krahinore, nuk vie ne shprehje te behet edhe identitet kombetar! Po ketu qendron 'thembra e Akilit', me na mveshe kete term si identitet - kosovar dhe te ricoptohet perseri politikisht vet identiteti - shqiptar - kombi shqiptar (anpse merret si faze tranzitore politike)!

Pyetja ma e turpshme per shqiptarin eshte ta pyes shqiptarin: a je shqiptar a kosovar? Gjoja si: shqiptar nga Kosova, apo shqiptar, nga Shqiperia! Na kemi ne gjak te deklarohemi patetik, duke i rrahur gjoks njeritjetrit, gjoja une jam: kosovar, shkodran, mirditas, malesor, drenicas, rugovan, llapjan (gjoja edhe ne kuptimin: kush je ti se)...si terme te brendshme, ne kuptimin e krenarise kombetare - po termi kosovar, mori nje kahje te re politike, si prag politik. Nga analistet politik e politikajt tane, u bene nje mori studimesh, si eseje politike, pikerisht per termin - kosovar, a ekziston identiteti - kosovar dhe te gjitha bien ndesh me vetveten duke u siellur ne dredhe politike, NE DEFINIMIN POLITIK E KOMBETAR SI IDENTITET. E te gjithe e nisin me thjeshtesine: shqiptar nga Kosova, duke u perbiruar nje ngushtice ideologjike, gjoja na qenka far labirinthi i nderlikuar politik! Dhe mu per kete edhe kombi gjerman u nda ne gjerman e austriak ( e flasin nje gjuhe, por qe nuk e 'hengren' me vone me rastin e copetimit te Gjermanise nga Lufta II, qe kishin qellim te shkeputet me tjeter identitet kombetar, Gjermania lindore).

Sikur te ishte vendos ne Konferencen e Bujanit (1943), koncepti Shqiperia Veriore, per konceptin - Kosova e Metohija, sikurse ne rastin gjerman: Gjermania Lindore e Perendimore - nuk do ta kishim pase sot kete problem me nyje kaq te forte. Por, me shkeputjen taktike politike
titiste, te 'djepit te shqiptarizmes' siē e quajme te gjithe shqiptaret - termin Kosova, ne domethenien e martirizimit - Kosova Martire (ne aspektin duke iu shkruar per hujit qarqeve politike te shkuara), mori opermasa kombetare deri edhe ne gjoja krijimin e nje identiteti te ri - kosovar!

Ashtu u veprua edhe me Vojvodinen (si hungareze), duke vetpranuar identitetin e tille - vojvodinas (ngase u asimiluan hungarezet me serv, ne pjese te madhe, qellim politik serv) dhe sot pothuajse eshte i shuar identiteti - hungarez, ne Vojvodine! Kosova e Vojvodina ishin dy pika strategjike politike titiste, gjoja si shanse ' elemente konstituive te ish-federates', atje gati pothuaj u shua identiteti hungarez, e ketu ne Kosove, triumfoi identiteti shqiptar, fale ndalimit te lidhjeve te gjakut!

Ceshtja e Kosoves, eci dhe po ecen sot neper teh shpate! Planifikim i hershem, qe sot te duket aq i thjeshte dhe nuk eshte! Kerkohet maturi!

Kjo eshte edhe nje zhagitje e re, per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare. Eshte loje shume vizionare e qarqeve te shkuara, si prag politik gjoja nuk mund te kalohet!


Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė