Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-13, 13:41   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A kemi nevojė pėr njė shtet tė tillė ?

Tė gjithė kundėr gjuhės sė urrejtjes



Publikuar, 09/06/2013



Policia e Kosovės ka konfirmuar se ka nisur hetimet pėr kėrcėnimet nė adresė tė deputetes sė Lėvizjes “Vetėvendosje”, Alma Lama. Ofendimet dhe sulmet ndaj saj janė dėnuar dhe nga spektri politik nė vend. Femra shqiptare dhe Lama ėshtė ofenduar jo vetėm brenda kufijve tė Kosovės, por dhe jashtė saj.

Ofendimet qė dolėn nga njė deklaratė e hoxhės nga Prizreni, Irfan Salihu, i cili quajti femrėn shqiptare me shprehje vulgare, kanė kaluar dhe kufirin me Shqipėrinė. Kėtė e ka bėrė Forumi Rinor Musliman (FRM), tė premten, qė iu drejtua Lamės duke zgjeruar ofendimet e hoxhės qė nga morali dolėn dhe nė ofendime kombėtare.

Ajo u quajt “emigrante dhe refugjate” duke u aluduar nė prejardhjen e saj nga Shqipėria dhe duke kėrkuar largimin e saj nga VV dhe Kosova.

Deputetė tė Kuvendit tė Kosovės dhe parti politike kanė bėrė thirrje qė tė vetėdijesohen tė gjithė, e sidomos tė rinjtė, me mesazhin se kėto reagime shpien nė rrezik. Ndėrkaq, pėrpos reagimit tė qeverisė, nė tė cilin nuk pėrmendet Hoxha Irfan pėr shprehjet e tij vulgare, tė shtunėn edhe partitė ndėshkuan kėrcėnimet dhe ofendimet ndaj Lamės.

Teuta Sahatqiu, nga Grupi Parlamentar i LDK-sė, ka thėnė se pėr gratė deputete janė tė papranueshme shprehjet qė pėrhapin urrejtje. Ajo thekson se institucionet nuk janė marrė seriozisht me kėto ofendime, tė cilat u ekzagjeruan edhe nga deputeti Gėzim Kelmendi, qė tha se gratė deputete po pėrhapin imoralitet.Sahatqiu ka thėnė se qeveria reagoi menjėherė nė mbrojtje tė deputetes Lama, por ajo ka bėrė thirrje se “nuk duhet tė ngopemi me reagime”. Sahatēiu tha se institucionet duhet tė mbrojnė fenė qė tradicionalisht e praktikuan shqiptarėt.

Ajo ka kėrkuar nga klerikėt fetarė, mėsimdhėnės nė shkolla… qė kanė rol edukues tė jenė tė kujdesshėm dhe tė tregohen tė matur, pasi ajo vlerėson se rasti i hoxhės tregoi njė shembull tė keq ku tėrhoqi pas dhe njė grup rinor.

Nė anėn tjetėr, deputeti i AAK-sė, Burim Ramadani, ka theksuar se ėshtė linēuar e kėrcėnuar pasi kishte reaguar ndaj frymės fetare tė krijuar nė mospėrputhje me fenė.

“Ky far Forumi i tė Rinjve Muslimanė, ndėr tė tjera, mė pati thėnė nė reagimin e vet ‘ne do tė vazhdojmė tė jemi kėtu nė Kosovė me qindra vite tė tjera, edhe nėse njė gjė tė kėtillė ndoshta nuk e dėshiron Car Llazari, Gjergj Kastrioti, Nėnė Tereza, Sllobodan Millosheviēi, Burim Ramadani apo edhe Stefan Zhvarci”, ka thėnė ai, duke kėrkuar qė deputeti tė mbrohet nė vazhdimėsi, por edhe nė rastet kur u njėjtėsua deputeti i Kuvendit tė Kosovės me Slobodan Milosevicin, qė, sipas tij, ishte hiē mė pak se njė thirrje pėr eliminim, shkruan “Zėri”.

“Sidoqoftė, unė e vlerėsoj faktin se mė nė fund ky problem serioz pėr shtetin e Kosovės dhe kombin shqiptar po adresohen nė debatin publik, tė cilin AAK-ja e ka adresuar pėr vite me radhė”, tha Ramadani, duke iu referuar dhe njė deklarate qė AAK-ja kishte bėrė mė 8 korrik 2011, ku kishte shprehur shqetėsim pėr keqpėrdorimin e qėllimshėm nga njerėz tė caktuar tė ndjenjave dhe kėrkesave fetare nė Kosovė, qė po ndodh gjatė periudhės sė fundit.

Ndėrkaq, Halit Krasniqi, nga Grupi Parlamentar i PDK-sė, ka theksuar se gjuha e lėvizjeve fetare, e subjekteve politike qė mbrojnė dhe afirmojnė besimin fetar, nuk duhet tė karakterizohen me denigrim dhe fyerje, ndaj askujt.

“Vetėm kėshtu krijojnė respekt edhe aty ku nuk kanė dhe rrisin besimin aty ku ekziston sado pak”, ka thėnė Krasniqi, sipas tė cilit Grupi Parlamentar i PDK-sė ndėshkon kėrcėnimet dhe fyerjet nė adresė tė deputetes Lama, dhe femrės nė pėrgjithėsi nė vend.

Ai beson se BIK-u do tė dalė me qėndrim dhe nuk do tė heshtė pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje e tė tjera qė duke shfrytėzuar fenė mund tė jenė rrezik pėr vendin. Gjatė ditės ka reaguar dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), pėrmes njė komunikate pėr media ka bėrė thirrje pėr tė gjitha palėt qė tė ulin tensionin dhe tė mos bėjnė etiketime fyese dhe dėnon fuqishėm sulmet.

“Fenomenet e tilla nė shoqėrinė tonė janė tė vrazhda dhe ushqejnė gjuhėn e dhunės dhe urrejtjes nė Kosovė”, thuhet nė reagimin e AKR-sė. Reagimet kanė ardhur dhe nga personalitete shqiptare sikurse brenda dhe jashtė vendit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė