Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-12-11, 20:01   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Viti 2012, ja cfare pritet te ndodhe...

Klima


Pas nje viti nga ngjarjet klimaterike ekstreme, zyrtaret federale amerikane dhe ambientalistet jane duke perqendruar vemendjen e tyre ne ndikimin e mundshem mbi shendetin e ngrohjes globale.
Shkencetare te ndryshem po presin qe efekti sere te provokoje edhe ne vitin 2012 jo vetem riperseritje te te nxehtit ekstrem te 2011, por edhe nje rritje e shiut, thatesires, bores, permbytjet dhe stuhite e dhunshme.

Sic shkruan Huffington Post, George Luber, pergjegjes federal amerikan per ndryshimet klimatike, ka deklaruar se; “Mbimgrohja globale ve seriozisht ne rrezik shendetin publik”.
Luber ka prezantuar nje aplikim te ri online per te hartuar ngjarjet ekstreme te mjedisit, duke komentuar; “Duhet te hyjme ne specifiken e gjeografise se rrezikut”. Sic shihet edhe ne Ilsussidiario.net koloneli Mario Giuliacci thote se; “Deri ne 2010 dielli gjendej ne nje faze pertacie, duke leshuar pak energji ne Toke, dhe pasoja ishte qe prurjet nuk ishin vecanerisht te nxehta. Por nga fillimi i vitit 2011 ka filluar te marshoje drejt nje aktiviteti me rritje graduale qe do te arrij nivelet maksimale ne 2013”.

Por nuk eshte i vetmi element qe influencon klimen. Sic konstaton gjithmone Giuliacci, “ Gjendemi ne nje faze te “Nina”, qe perfshin nje ftohje jonormale te ujrave te Paqesorit Ekuatorial. Kjo do te beje qe temperaturat globale ne nivel boteror ne muajt e pare te vitit nuk do te zbresin ne vecanti. Por ”Nina” do pushoje se ekzistuari ne pranveren e 2012 dhe do te ndjeki nje faze “Nino” nje tejngrohje jonormale e ujrave te paqesorit Ekuatorial, qe nje e shtata e siperfaqes se planetit, perhap ngrohtesine e saj ne siperfaqen globale”.

Giuliacci shton gjithashtu se; ”Efekti i kombinuar i aktivitetit diellor dhe i kthimit te “Nino” ne gjysmen e dyte te viti te ardhshem, do te siguroje qe 2012 te mbahet mend si nje nga dhjete vitet me ngrohta te shekullit te fundit. Me shume nxehtesi do te thote ushqim i fenomeneve te dhunshme qe lindin dhe jetojne ne funksion te rritjes se temperaturave si, ciklonet tropikale, tornado, stuhite. Per tu trembur do te jete edhe i gjithe qarkullimi atmosferik, pra menyra sesi ererat do te udhetojne ne nje shkalle planetare. Disa zona me pas do te perfitojne nga nje teprice e rreshjeve, ndersa zona te tjera do te perballen me nje deficit te rreshjeve".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė