Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-11-04, 01:03   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Pellazgėt ---Banorėt e hershėm tė vendit tonė ---

Bartėsit e kulturės sė neolitit dhe tė fillimit tė epokės sė bronxit nė truallin e Shqipėrisė. Pėrsa i pėrket krahinave jugore tė vėndit tonė, ka tė ngjarė qė nė kėtė kohė, nė kėto vise. ashtu si nė Greqi dhe nė pellgun e Egjeut, tė kenė banuar fise tė afėrta, midis tyre, tė cilat te autorėt e vjetėr njihen me emrat: pellazgė, lelegė, kaukanė, karianė etj. Sipas tyre kėto ishin fise tė vjetra vendese, tė cilat mė vonė u mbuluan nga helenėt e ardhur, dhe u asimiluan prej tyre. Ndėr ta pellazgėt konsideroheshin si fiset mė tė rėndėsishme, prandaj edhe njoftimet e autorėve per ta janė pak a shumė tė hollėsishme. Homeri i pėrmend pellazgėt nė epopenė e "Iliadės" si banorė tė Thesalisė, tė cilėt gjatė luftės sė Trojės mbajtėn anėn e trojanėve, kurse nė "Odisenė", qė ėshtė e njė kohe tė mėvonėshme, pellazgėt zihen nė goje si banorė tė Kretės. Shkrimtarė mė tė rij si Hesiodi. Herodoti, Hekateu, Tuqiditi dhe tė tjerė mė tė vonė si Helaniku, Dionizi i Halikarnasit, Straboni etj. na japin njoftime tė tjera, por tė ngatėrruara dhe kontradiktore, mbi kėto fise duke i vendosur herė nė Peleponez, herė nė Azi tė Vogėl, herė nė Itali. Ata flasin pėr shtegėtime pellazgėsh nė Athinė, pastaj nė Lemno dhe Kretė e qė kėtej nė Siēili, Etruri e gjetkė; njoftojnė pėr mbeturina muresh tė vende tė ndryshme tė Greqisė qė ata ua atribojnė pellazgėve; e cilėsojnė gjuhėn e tyre, pellazgjishten, si gjuhė barbare, d.m.th. jo greke, tė cilėn e humbėn kur u helenizuan; tregojnė se pellazgėt kishin njė kulturė tė lartė dhe prej tyre helenėt mėsuan kultin e perėndive, bile bėnė tė tyret edhe njė tok emra perėndish pellazgjike; pėrmendin disa emra vendesh e qytetesh tė trashėguara nga pellazgėt si Larissa, Gortyna, Agro, Tyrren etj. Ndėr kėta, Herodoti thotė se nė kohėn e tij nė Epir ishte akoma i gjallė kujtimi i banorėve tė dikurshėm pellazgė, tė cilėt kishin ardhur kėtu nga Thesalia kufitare, kurse Straboni, duke u mbėshtetur te Efori, Hesiodi, Eskili dhe Euripidi thotė se vendbanimi i hershėm i pellazgėve ishte "Arkadia" dhe qė kėtej kėta shtegtuan nė Epir, ashtu si nė Thesali, Kretė, Lesbos dhe Troadė. Por, megjithėse tė ngatėrruara dhe kontradiktore, njoftimet e autorėve tė vjetėr pėrkojnė nė njė pikė tė rėndėsishme, nė faktin se ata mohojnė ēdo lidhje gjenetike midis pellazgėve dhe fiseve tė mėvonėshme helene, pėr derisa pellazgėt i bėnin vendės, me origjinė hyjnore sic thotė Homeri, ose tė mbirė nga dheu siē thotė Hesiodi, kurse helenėt ishin tė ardhur. Duke tė nisur nga tė dhėnat e autorėve tė vjetėr dhe nga studimet gjuhėsore, pellazgėt u konsideruan pėr njė kohė tė gjatė nga studiuesit e fundit tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX si njė popullsi joindoevropiane, qė kishte afėri me popullsitė e tjera tė herėshme tė pellgut tė Mesdheut, prej Kaukazit deri nė Gadishullin Iberik, tė cilat u quajtėn tė gjitha sė bashku me emrin pėrmbledhės "Mesdhetarė". Punimet gjuhėsore tė kėtyre 30 viteve tė fundit, tė mbėshtetura nė studimin e gjithanshėm tė greqishtes sė vjetėr duan tė provojnė tė kundėrtėn e tezės sė parė, d.m.th. origjinėn protoindoevropiane ose thjesht indoevropiane tė pellazgėve. Megjithėse pėrkrahėsit e tezės sė re kanė shėnuar disa suksese nė fushėn e studimeve pellazgjike edhe kjo tezė ashtu sikurse e para, nuk ėshtė nė gjendje tė sqarojė pėrfundimisht kėtė problem.Nė fushėn e historiografisė dhe nė linguistikė nuk kanė munguar tė dalin edhe pikėpamje qė i lidhin pellazgėt me banorėt e mėvonshėm tė truallit tė Shqipėrisė. me Ilirėt dhe pasardhėsit e tyre, shqiptarėt. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė ilirėt e jugut tė kenė pasur ndonjė lidhje me popullsinė mė tė herėshme pellazgjike tė kėtyre krahinave, por kjo hipotezė ka nevojė pėr njė pėrpunim dhe mbėshtetje tė mėtejėshme shkencore. Pėr kėtė arėsye, si banorė tė lashtė tė vendit tonė, tė njohur nga tė dhėna tė sigurta arkeologjike dhe nga ato tė autorėve antikė konsiderohen deri mė sot ilirėt.


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante