Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-12-05, 17:52   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

" A l b a n i e (Historia dhe gjuha), ose odiseja e pabesueshme e nje populli parahelenik " - ky eshte titulli i plote i librit te autorit Mathieu Aref, publikim ky i cili pa asnje hezitim mund te preferohet nga cdo biblioteke shoqerore (kolektive) dhe familjare (private) ne gjithe boten shqiptare.

Francez, nga prinder shqiptare, Mathieu Aref, eshte lindur ne Egjipt, ku edhe ka mbaruar studimet e larta per letersi dhe arkitekture. Prej vitesh jeton dhe krijon ne Paris.

Per "Kohen Javore":

Bajram Sefaj

Ky krijues i vyer, me ndjenje te mprehte kombetare shqiptare, qe tridhjete vjet e kendej, seriozisht merret me popullatat parahelenike te Greqise, e sidomos me gjuhen pellazgo-shqiptare. Treqindeshtate faqet e librit qe kemi ne dore, te cilin po e shfletojme perciptazi per lexuesit tane, jane fryt i studimeve dhe hulumtimeve qe i perkasin kesaj gjuhe.

Libri hapet me parathenien e thukte qe per autor ka z. Dominique Briquel, profesor i Universitetit te Parisit - Sorbonne. Ai shprehet ne menyre tejet te favorshme per kete publikacion, duke vene ne pah punen dhe mundin e madh qe ka investuar autori ne sajimin e tij, por edhe veshtiresite ne te cilat ka hase ai, aq me pare kur dihet se nje pune e tille sikurse eshte kjo e M. Arefit, kerkon njohuri te caktuara nga shume fusha e lemenj te ndryshem.

Autori Matje Aref, materien ne shqyrtim e ka ndare ne tre kapituj - Histori e lashte: stergjyshet e shqiptareve, Shqiperia dhe Linguistika.

Ne menyre qe lexuesi eventual i ketij shkrimi ta kete paksa me te qarte permbajtjen dhe permasat e gjera te ketij libri, riprodhojme (sjellim) te gjithe titujt e njesive te kapitujve, vec e vec.

Ne kapitullin e pare, ate me titull: Histori e lashte: stergjysherit e shqiptareve - jane perfshire keto tema: pellazget parahelenike ose zgjidhja e nje enigme; Homeri dhe poemat e para epike; Thrako-iliret: stergjysher direkte te shqiptareve; kronologji dhe parahistori e Europes; Kronologji e Greqise arkaike, klasike, helenistike; Kronologji e botes egjeo-kretase dhe mikene; Kronologji e Italise se lashte.

Ne kapitullin e dyte, ate me titull "Shqiperia", perfshihen keto njesi: histori multimilenere; Shqiperia nga mesjeta deri ne shekullin njezet; Shqiperi: aspekti i pergjithshem; aspektet etnokulturore; folklori; kronologji iliro-shqiptare; kosovaret dhe serbet; histori e shkurter e sllaveve te jugut.

Nderkaq, kapitulli i trete, me titull Gjuhesi (liguistique), perfshin numrin me te madh jo vetem te njesive, por edhe te faqeve te ketij libri. Ne keto paragrafe, si te thuhet, permblidhet pjesa me e qenesishme e ketij publikimi, subjekti me i rend`sishem i tij. I riprodhojme ashtu sic i ka radhitur vete autori M. Aref. Pellazget dhe gjuha e tyre; gjuhe: ekspoze dhe gjeneralizim linguistik; indo-europianizmi; perputhjet linguistike pellazgo-shqiptare; homografet dhe homofonet te Homeri; korrespondenca pellazge dhe thrako-ilire; ndikimi pellazgjik i lashte mbi greqishten, latinishten dhe gjuhe te tjera; toponimet dhe oronimet; fjale te vjetra dhe rregulli i pergjithshem; fondi i vjeter pellazg dhe leksikologjia e tij; pellazgo-shqipja; ndikimi i substratit pellazg (mbi gjuhen baske, armene, anglosaksone, kelte, gjermanike); pellazgo-shqipja dhe greket, latinet, etrusket; pellazgo-shqipja dhe thrako-iliret, messapien; pellazgo-shqipja dhe kelto-gjermanishtja, hitite, letone, lituane dhe rumune; pellazgo-shqipja dhe implikimet e ndryshme te tyre; basket dhe gjuha e tyre.

Libri Shqiperia (Historia dhe gjuha) ose odise e pabesueshme e nje populli parahelenik e autorit Mathieu Aref, permbyllet me bibliografi, si te thuhet e ilustruar (pasuruar) me material kartografik dhe fotografik.

Ne vijim, ne interpretim (perkthim) te lire, sjellim ne teresi tekstin qe botuesi parisien Colletiom Mnémsyne" e ka hedhur ne kapakun permbylles te ketij libri qe ka 320 faqe dhe kushton 30 euro.

Ne saje te gjuhes qe ka lindur nga pellazgishtja e lashte dhe te zbulimeve arkeologjike (gjysma e pare e shekullit XX) Shqiperia ofron ketu fytyren e saj te fshehte. Ne fakt, eshte ky nje rast i vetem ne Europe, nje popull i vetem dhe i vecante qe jeton ne trojet stergjyshore qe nga neolitika e mesme: me vazhdimesine arkeologjike, antropologjike, kulturore dhe etnolinguistike te dalluar. Ky vend, aq shpesh ishte atakuar, tradhtuar dhe copetuar, por qe populli i tij kurre nuk eshte pranuar: ne saje te agresivitetit, guximit legjendar, por dhe te bjeshkeve te tij te papushtueshme, ka arritur te ruaje, praktikisht te paprekshme, gjuhen edhe traditat e veta mijevjecare. Gjurme pellazge (stergjyshe te shqiptareve) hasen duke filluar nga trojet baske deri ne Kaukaz, duke kaluar nga (neper) Overnj, Alpe, Europe Qendrore, Ballkan, Egje, Azi e Vogel, Armeni...madje ne Azi. Mathieu Aref zbulon korrelacionet tronditese dhe analogjite midis emrave mitologjike, te quajtur greke, te toponimeve te shumta dhe te gjuhes shqipe. Vec te tjerash, pellazgo-etrusket jane te origjines se dy civilizimeve me te famshme perendimore: greke (via Pellazgjia) dhe romake (via etruske). Por te vetmet monumente te verteta qe pellazget kane lene si testament jane kultura e tyre (mitologjia, themelimi i Athines bashke me konstruksionet gjigante te quajtura ciklopike, fortifikatat midis te cilave ato te Mikenes, Tirintit, Argos ose Pilos, futja e metalurgjise ne Europe, etj.) dhe, para se gjithash, gjuha e tyre (shqipja eshte nje fosil vertet i gjalle) perjetesuar ne Europe dhe ne Azine e Vogel pas ngjashmerise se tyre etruske, trojane, ligure, lidiene, filistine, frigjine, thrakase, ilirike, liburne, venete ose mesapiene... Ne kohen kur Europa eshte ne bashkim e siper, populli shqiptar mund te lavderohet qe eshte etnikisht, kulturerisht dhe historikisht europian.

Francez, qe rrjedh nga prinder shqiptare, Mathieu Aref eshte lindur ne Egjipt, ku ka mbaruar edhe studimet e larta (per letersi dhe arkitekture). Per me shume se tridhjete vjet me radhe i eshte qepur popullacionit parahelenik te Greqise dhe, para se gjithash, gjuhes pellazgo-shqipe. Studimet dhehulumtimet qe i perkasin kesaj gjuhe pohojne se kjo veper rrefen nje vecori te jashtezakonshme".

Mbesim me shprese se, nderkohe, ky liber i rendesishem tashme eshte ne duart e lexuesve shqiptare frankofone, por edhe me mire se kjo, eshte ne procesin e perkthimit dhe te botimit ne gjuhen shqipe, per te siguruar ne kete menyre sa me shume lexues, sidomos ne mesin e atyre qe profesionalisht dhe shkencerisht merren me materien qe detajisht e trajton z. Mathieu Aref ne kete veper te tij me te re. Atehere do te zbulojme (njohim) edhe me mire vleren e njemendet shkencore, historike, gjuhesore dhe pergjithesisht kulturologjike te ketij libri.
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė