Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-12, 22:15   #32
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ererat e Luftes dhe sulmimi i Iranit !

Turqia: Sulmi ndaj Iranit, katastrofė

E shtune 11 Shkurt 2012 11:46
Ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se njė sulm ushtarak ndaj Iranit do tė ishte njė katastrofė.
Deklaratėn e tij, Davutoglu e bėri nga Uashingtoni, ku komentoi zėrat qė kanė qarkulluar nė media e mė gjerė pėr njė sulm ndaj Republikės Islamike nga Izraeli.
“Njė sulm ushtarak do tė ishte njė katastrofė. Sulmi nuk duhet tė jetė njė opsion, sidomos duke parė momentin historik qė po kalon rajoni”, ka thėnė Davutoglu.
Shefi i diplomacisė turke ka shtuar se Ankaraja zyrtare nuk do ta mbėshtesė “kurrėn e kurrės” opsionin e njė ndėrhyrjeje ushtarake.
Hipotezat pėr zbatimin e opsionit nė fjalė kanė shkaktuar reagime tė shumta nė mbarė botėn, si nė Perėndim ashtu edhe nė vendet islamike.
Vetė Irani kėrcėnoi Perėndimin duke deklaruar se do tė vėrė nė shėnjestėr cdo vend nga i cili do tė kryhet njė sulm kundėr tij. Duke iu referuar Izraelit, Teherani zyrtar e cilėsoi atė si “njė tumor qė duhet eleminuar”.
Nga ana tjetėr, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli konfirmuan partneritetin dypalėsh nė qėndrimet e tyre kundėr programit bėrthamor tė Iranit.
Ndėrkohė qė presidenti Barack Obama, pėrmes njė urdhėri ekzekutiv, ngriu tė gjitha asetet e qeverisė iraniane nė territorin e Shteteve tė Bashkuara. /tch/
  Pėrgjigju Me Kuotė