Tema: Lajme Sport
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-07, 14:25   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lamtumirė Arben Minga!

Ish-futbollisti i Kombėtares ndėrroi jetė pas njė sėmundjeje tė pashėrueshme nė Kanada

Futbolli vajton Arben Mingėn! Ish-futbollisti i mirėnjohur i Kombėtares shqiptare dhe i FK Tiranės ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 48-vjeēare. Tragjedia ka ndodhur nė Kanada, shtetin ku prej thuajse 7 vjetėsh jetonte me familjen e tij (bashkėshorten dhe 2 djemtė). Rreth orės 05:00 tė mėngjesit (me orėn tonė) tė ditės sė mėrkurė, Minga, njė prej futbollistėve mė tė spikatur tė tė gjitha kohėrave nė Shqipėri ka mbyllur pėrgjithmonė sytė. Shkak ėshtė bėrė sėmundja e pashėrueshme nė pankreas, e cila ishte pėrkeqėsuar sė tepėrmi nė kėto ditėt e fundit. Ish-sulmuesi vuante prej vitesh nga ky problem, tė cilin ėshtė munduar ta kurojė, ose tė paktėn ta parandalonte disi gjatė qėndrimit nė Amerikėn Veriore.

Tė gjithė vajtojnė! Emri dhe fama e tij i ka paraprirė jo vetėm pėr kualitetin e treguar nė fushėn e lojės, por edhe pėr njeriun qė ka ditur tė jetė nė jetėn e pėrditshme. Shokėt e skuadrės, qoftė kėta ish-lojtarė tė Tiranės, apo tė Kombėtares janė ndalur pėr njė moment tė rikujtojnė veprat e tij: fantastik nė fushėn e lojės, edhe pse ishte njė sulmues me staturė tė madhe, shpesh dukej sikur bėnte magji me topin, por mbi tė gjitha kishte njė gjuajtje, tė cilėn ēdo portier e kishte frikė. E paevitueshme ka qenė edhe tronditja mes tifozėve, ose dhe atyre njerėzve qė pėr futbollin kanė dėgjuar fare pak. Ishte vetėm 48 vjeē... jeta ėshtė treguar e ashpėr me tė! Megjithatė, nė kėtė periudhė kohe tė shkurtėr, tė pamjaftueshme pėr ta jetuar jetėn ashtu si duhet, Minga ka ditur tė bėhet i madh nė sytė e tė gjithėve. Pėr kėtė arsye tė gjithė vajtojmė njė legjendė dhe me dhimbje i themi: Lamtumirė kampion!

Arben Minga ka qenė nga njė futbollistėt mė tė spikatur tė Tiranės nė vitet ‘80, ku ka arritur tė shpallet 6 herė kampion me kėtė skuadėr (sezoni 1981-‘82, ‘84-‘85, ‘87-‘88, ‘88-‘89, ‘94-‘95 dhe ‘95-‘96). Po me kėtė klub, ai ka fituar edhe 4 herė Kupėn e Shqipėrisė (1983, 1984, 1986 dhe 1994) si edhe Superkupėn nė vitin 1995. Arritja e tij mė e madhe personale ka qenė shpallja si golashėnuesi mė i mirė i kampionatit shqiptar nė sezonin 1984/85 sė bashku me lojtarin e Vllaznisė, Vaslli Fakja, me 13 gola tė shėnuar. Tė paharrueshėm golat e tij nė Ligėn e Kampioneve, ose si quhej nė vitet ‘80 Kupa e Klubeve Kampionė. Nė edicionin 1982/83 tė kėtij kompeticioni, Minga ka realizuar rrjetėn deēizive nė ndeshjen e kthimit tė 1/16 tė finaleve kundėr skuadrės sė Irlandės sė Veriut, Linfield Belfast e pėrfunduar nė shifrat 2-1. Nė takimin e mėparshėm nė Shqipėri, Tirana (17 Nėntori) kishte fituar 1-0 me gol tė Agustin Kolės dhe ka fituar tė drejtėn pėr tė kaluar nė turin tjetėr pas golit nė fushėn kundėrshtare. Gjithsesi, aventura e bardhebluve ka pėrfunduar kėtu, pasi skuadra nuk ėshtė paraqitur pėr ndeshjet e 1/8 tė finaleve kundėr Dinamos sė Kievit. Minga ka lėnė gjurmė edhe nė njė tjetėr sfidė tė madhe nė Kupėn e Klubeve Kampione, nė sezonin 1989/‘90, kur nė 1/8 e finaleve ka shėnuar golin e vetėm tė 17 nėntorit nė humbjen 2-1 me Bajernin e Mynihut nė stadiumin "Olimpiastadion". Ndėrkohė qė, nė ndeshjen e kthimit bardheblutė janė mundur 0-3 nė shtėpi nga gjigantėt gjermanė.

Minga ka dhėnė njė kontribut shumė tė vlefshėm edhe pėr Kombėtaren, ku ka luajtur nga viti 1980 deri mė 1989-ėn. Ai ka regjistruar 28 paraqitje, ku disa herė ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe ka realizuar 2 gola. Padyshim qė rrjeta mė e bukur ka qenė ajo nė fitoren 2-0 me Belgjikėn nė "Qemal Stafa", tė vlefshme pėr eliminatoret e Botėrorit 1986.

Jo mė kot, Minga ėshtė cilėsuar si njė nga "lojtarėt yje" nė klubin FK Tirana, qė prej krijimit tė tij nė vitin 1920. Emri i tij do tė qėndrojė pėrjetė nė krah tė legjendave tė sė kaluarės tė skuadrės bardheblu, Adem Karapici, Selman Stėrmasi, Riza Lushta, Naim Kryeziu, Sllave Llambi, Skėnder Halili, sa pėr tė kujtuar disa dhe mes atyre qė do tė vijnė nė vitet nė vazhdim. Ndėrkohė qė nė kėngėn-himn tė klubit nė vitet ‘80 citohen kėto vargje: "Minuta e dytė, stadiumi pse heshti gjuan Arben Minga

tunet Bukureshti. Topin e ka Baēi bukur e kroson gjuan me kokė Kola ene gol shėnon. Kush po lco kto predha, kush po i bo kto xhibla, osht lojtari jon pesmdhetkatshi Minga".


Kombėtarja

Minga ka luajtur 28 ndeshje me fanellėn e pėrfaqėsueses, duke shėnuar edhe dy gola, ku mė i famshmi ėshtė ai nė fitoren 2-0 pėrballė Belgjikės nė eliminatoret e Botėrorit 1986


1984/85

Arben Minga ėshtė shpallur edhe njė herė golashėnuesi mė i mirė i kampionatit shqiptar nė sezonin 1984/85, me 13 gola, duke e ndarė kėtė ēmim me lojtarin e Vllaznisė, Vaslli Fakja



Shqipėria 1984

Shqipėri - Belgjikė 2-0 (eliminatore Botėrori ‘86)

Nga e majta: Agustin Kola, Arben Minga, Skėnder Hodja, Shkėlqim Muēa, Ferid Ragami, Adnan Ocelli, Sulejman Demollari, Hysen Zmijani, Mirel Josa, Perlat Musta, Muhedin Targaj
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė