Tema: Lajme Sport
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-07, 14:28   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

02.02.2007

Altin Lala, goli e bėn protagonist

"Dua tė thyej rekordin e drejtorit sportiv. Edhe ai ka shėnuar njė herė nė Bundesligė"

Ndeshja me Hertėn e Berlinit ka qenė historike pėr Altin Lalėn, i cili ka shėnuar golin e tij tė parė nė Bundesligė,duke qenė protagonistė nė fitoren e thellė 5-0 tė Hanoverit. Mesfushori
shqiptar ka qenė nė qiellin e shtatė pa pėrfundimit tė ndeshjes,
ndėrsa ka marrė pėrgėzimet jo vetėm tė drejtuesve tė klubit, por
edhe tė tifozerisė qė ka thirrur nė kor emrin e tij. Trajneri Heking kishte vendosur qė ta aktivizonte si titullar
pėr tė dytėn ndeshje radhazi futbollistin kuqezi, i cili nuk ka zhgėnjyer,duke ndihmuar skuadrėn pėr arritjen e kėtij rezultati mjaft tė mirė, qė e largon nga fundi i tabelės
duke e ngjitur Hanoverin nė pozita mė tė sigurta. Nė pėrfundimin e ndeshjes, mbi 30 mijė spektatorė tė pranishėm nė stadium kanė thirrur nė kor emrin e tij, ndėrsa shefi i klubit, Martin Kind, e ka pėrshėndetur personalisht nė dhomat e
zhveshjes pėr golin e parė. "Normalisht qė jam i gėzuar, por edhe jam argėtuar pa masė nė kėtė ndeshje. Por tani kam mė shumė
oreks pėr gola tė tjerė, pasi dua tė thyej rekordin e drejtorit sportiv, Karsten Link. Edhe ai ka shėnuar vetėm njė gol nė Bundesligė dhe unė jam i sigurt se mund t‘ia kaloj", ka qenė komenti i parė mė humor i futbollistit shqiptar para mediave
tė shumta tė pranishme qė po e intervistonin pas ndeshjes sė tij tė 113-tė nė elitėn e futbollit gjerman. Lala mė pas ka komentuar ndjesinė pas golit tė shėnuar, duke mos iu ndarė batutave tė njėpasnjėshme. "ثshtė e qartė qė ne shfaqėm njė lojė tė mirė nė kėtė ndeshje. Unė ndoshta jam mė i kėnaquri nga tė gjithė, edhe pėr golin qė shėnova. Ishte goli i rezultatit
5-0, por i pari nė Bundesligė pėr mua dhe kishte njė rėndėsi tė
veēantė. U argėtova shumė dhe jam i lumtur, pasi nuk e kisha pėrjetuar njė gjė tė tillė mė parė. Nėse do tė shėnoj njė gol do tė fitoj disa baste nga shokėt e mi", ėshtė shprehur
ai me humor, duke rikujtuar qėllimin qė i kishte vėnė vetes pėr
tė thyer "rekordin" e drejtorit sportiv.
Duke u kthyer tė paraqitja e skuadrės, ai e ka cilėsuar kėtė si njė pikė kthese pėr Hanoverin qė i ėshtė larguar fundit tė tabelės dhe qė tashmė mund tė shpresojė pėr mė
shumė. "Sot rregulluam paksa golavarazhin tonė dhe arritėm qė tė
ngjiteshim nė vendin e 10-tė nė klasifikim. Arritėm tė krijonim njė distancė nga njė grup skuadrash qė janė tė gjitha sė bashku dhe me pak diferencė mes njėra-tjetrės.
Sot mund tė jemi tė lumtur, por duhet ta harrojmė shpejt kėtė
ndeshje, pasi tė shtunėn na pret njė tjetėr takim, tė cilin duhet tė pėrqendrohemi pėr ta fituar. Luajtėm mirė, e kėrkuam golin dhe e gjetėm atė. Luajtėm tė disiplinuar dhe realizuam nė shanset qė na u shfaqėn. Normalisht, askujt nuk i pėlqen kur nuk luan. Por, trajneri i jep mundėsinė ēdo lojtari tė luajė
dhe kjo ėshtė mė se e drejtė", ka pėrfunduar ai, pa dashur tė polemizojė me trajnerin Heking.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė