Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-05, 10:19   #14
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje, I Nderuari, Uliksi31-jr!

Me pelqejne dy shprehje, per temen ketu - nga shume tjera:

1. Jo, Ne krah mize edhe
2. Nuk lufton vendi, po Kelmendi!

1. E shkuar. - Ne kater vilajetet (krahinat) shqiptare te Shqiperise Etnike, qe ishte integriteti territorial 110 mije km katrore, toke shqiptare, koloni turke
sot figurojne 81 mije km katrore te ripushtuara nga sllavet e greket, deri ne vitet e 30-ta te fundshekullit 20. (Enciklopedia, 1973) - Shkupi, Shkodra, Manastiri e Janina. E pse hyri ne histori vilajeti i Kosoves, ne vend - Shkupit, nuk eshte aq mister!

2. Momentale. - Kur u thirr kjo pjesa e sotme shqiptare nen Servi, Kosova Lindore, e ajo nen Maqedoni - Kosova Jugore edhe trevat qe iu thone sot Malesia e Madhe (e Mbishkodres) u thirren Kosova Perendimore, duke aluduar ne nje trem politik si stabil - qe te gjitha trevat shqiptare jasht shtetit ame (pa Ēamerine), te globalizohen ne termin Kosova, si unikat politik i brendshem shqiptar. Tash, a do te mbetet stabile reale a ireale termi Kosova dhe koncepti Malesia e Madhe, koha e verteton. Nese na mendojme ne nje unitet qe ishte real, atehere ishte termi Malesia e Mbishkodres, kurse konceptet: Malesia e Madhe (e Mbishkodres), e Malesia e Vogel (e Gjakoves), jane koncepte te mbrendshme shqiptare!

Pasoje e pushtimeve e shfarosjeve e zhdukjeve masive, jane edhe ndryshimet e etninomeve: ilir (illir-illyr), arban, arber, alban - shqiptar, qe sot ekuivalente, por emertime te ndryshme. E kur kemi keso ndryshimesh si pasoja pushtimesh ne etninomin e sotem shqiptar, nga disa etninome tjera - termat e konceptet si toponome, jane edhe ma te shumeta e te ngaterruara, si emertime te trevave shqiptare. Toponomi Dukagjin shtrihet nga Rashka e deri ne Lezhe, shtrire ne dy shtetet londineze. Ndersa koncepti malesia e Madhe, pretendon njefare ndarje nga Shkodra, anipse eshte nje koncept krenarie shqiptare dhe kete e thirren Kosova Perendimore! Ky term gjeneral Kosova, nese nuk shkrihet ne nje integritet territorial mbareshqiptar, krijohet edhe nje ndasi e re shqiptare, qe perkon edhe me Malesine e Madhe (te Mbishkodres). Nese e besojme shprehjen: nuk lufton vendi, po Kelmendi, atehere toponomin e formon popullesia e atij vendi, po te jete i qendrueshem ne histori, e jo vetem ide!
Si qendrojne historikisht sot konceptet: Malesia e Madhe e Mali i Zi?

(flas mendimin tim, e nese mbeta pa skjarim te plote, vijojme, i nderuari Uliksi31-jr)

Nderime!


Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė