Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-08-05, 21:42   #11
ebu Hamza
 
Anėtarėsuar: 02-08-05
Postime: 47
ebu Hamza e ka pezulluar reputacionin
Gabim Dita e Xhuma - Festė e Javės

Transmeton Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

"Nė ditėn e xhuma ka njė moment nė tė cilin nėse muslimanėt e kalojnė nė namaz, dhe i luten All-llahut [subhanehu ve teala] pėr nevojat e tyre, All-llahu [subhanehu ve teala] me tė vėrtetė do t'ua japė. Atėherė Pėjgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregoi me gishta se kjo kohė ndodhet nė njė periudhė tejet tė shkurtėr."

--------------------------------------------------------------------------------

Falėnderimi i takon All-llahut , Atė e falėndėrojmė dhe prėj Tij ndihmė kėrkojmė, kėrkoj mbrojtje nga All-llahu prėj tė kėqiave tė vėtės dhe vėprave tona. Cilin e udhėzon All-llahu s“ka kush e drejton dhe cilin e humb All-llahu dhe s“ka kush e udhėzon nė rrugėn e Tij tė drėjtė. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjėtėr Zot tė vėrtėtė pėrveē All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

" O ju qė bėsuat kinie frikė All-llahun mė njė frikė tė denjė dhe mos vdisni po vetėm duke qenė muslimanė." [Ali Imran, 102]

" O ju njerėz kinie frikė Zotin tuaj qė u ka krijuar prėj njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prėj tyre dyve u shtuan shumė burra dhe gra. Dhe kinie frikė All-llahun qė me Emrin pėrbetoheni, ruajeni farefisin se All-llahu ėshtė Mbikėqyrės i juaj." [En-Nisa, 1]

" O ju bėsimtarė keni frikė All-llahun dhe thoni fjalė tė drejta. Ai ju mundėson tė bėni vepra tė mira, ju shlyen mėkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij ai ka arritur njė sukses tė madh." [El-Ahzab, 70-71]

Thėnia mė e mirė ėshtė thėnia e All-llahut [subhanėhu ve teala], kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhammėdit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje nga rruga e vėrtetė, e ēdo lajthitje pėrfundon mė xhehennem.

Lexues tė ndėruar, nė kėtė fletushkė nė pika tė shkurtėra do tė njiheni me veēoritė, vlerat dhe dispozitat e shumta pėr Ditėn e Xhuma. Por para se tė filloj t'i tregoj kėto pika, tė njihemi shkurtimisht me festat e muslimanėve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pas hixhretit nga Mekja nė Medine mori dhe filloi t'ua mundėsoj muslimanėve dhe t“u sqaronte pėr parregullsinė e disa veprimeve tė tyre te cilat zakonisht ata i praktikuan ne xhahilijjet, e tė cilėt ishin nė kundėrshtim mė besimin islam. Duke asgjėsuar vlerėn e veprimeve tė xhahilijetit, lslami muslimanėve u ofroi zėvendėsim me dispozitat dhe festat e lslamit. Shembuj tipik pėr kėtė janė Bajrami i Ramazanit (Fitėr-Bajramit) dhe Kurban Bajrami. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lemJ i kishte hasur besimtarėt e Medines se si nė dy ditėt e caktuara i festonin ngadhnjimet e tyre tė xhahilijetit duke i pėrkujtuar ato. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me tė parė kėtė deklaroi dhe tha:

"All-llahu kėto dy ditė ua ka zėvendėsuar me mė tė mira se kėto, ato janė Bajrami i Ramazanit dhe Kurban Bajrami."
[Ebu Davudi]

Tė nderuar lexues, nė kėtė mėnyrė All-llahu [subhanehu ve teala] ditėt e argėtimit tė shfrenuar tė shejtanit, muslimanėve ua zėvendėsoi me ditėt, me tė cilat ata tė lumtur pėr shkak pėrmbushjes sė pėrulėsisė ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], e madhėrojnė, e falėnderojnė dhe kėrkojnė falje prej Tij. Prandaj, lexues tė nderuar, ne muslimanėt i kemi tri festa tė cilat i fėstojmė. Dy prej tyre i festojmė njė herė nė vit, ndėrsa e treta pėrsėritet ēdo javė, kjo ėshtė Dita e Xhuma. Ditė tė cilėn muslimanėt e festojnė ēdo javė.

All-llahu [subhanehu ve teala] musimanėve ua ka pėrcaktuar kryerjen e pesė namzeve gjatė ditės dhe natės. Nė fund tė javės, ne muslimanėt tubohemi tė gjithė sė bashku, ditėn e xhuma ta kurorėzojmė dhe ta festojmė pėrulėsinė ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], duke e kryer namazin e xhumasė sė bashku, dhe kjo ėshtė arsye tejet me rėndėsi qė kjo ditė pėr ne tė jetė festė javore.


VEĒORITE E DITĖS SĖ XHUMA

-Nga veēoritė e kėsaj dite ėshtė se kjo ditė feste pėrsėritet ēdo javė, dhe nė kėtė ditė ėshtė i ndaluar agjėrimi tek, d.m.th. agjėrimi vetėm ditėn e xhuma. Transmetohet nga Pėjgambėri [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thėnė:

"Me tė vėrtetė dita e xhumasė ėshtė ditė feste, dhe ditėn e festės mos e bėni ditė agjėrimi pėrveē nėse ia bashkangjet njė ditė para ose pas."
[Transmeton Ahmedi me sened sahih]

- Veēori e ditės sė xhuma gjithashtu ėshtė edhe leximi i sures Sexhde dhe Insan nė namazin e sabahut, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka lėxuar nė kėtė ditė siē transmeton Buhariu.

- Veēori e ditės sė xhuma ėshtė shpejtimi sa mė herėt pėr nė xhami dhe larja (gusli). Pejgambėri [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"Kush lahet (mėrr gusul) ditėn e xhuma, pastaj shkon nė xhami ėshtė sikur tė ketė therur njė devė (kjo ėshtė nė kohėn e parė), pastaj kush shkon nė kohėn e dytė ėshtė sikur tė ketė therur njė lopė dhe kush shkon nė kohėn e trėtė sikur tė ketė therur njė dash dhe kush shkon nė kohėn e katėrt ėshtė sikur tė ketė therur njė pulė e ai qė shkon i fundit, pra nė kohėn e pestė ėshtė sikur tė ketė falur njė ve. Kur tė del imami prezėntojnė melaiket dhe dėgjojnė pėrmėndjen e All-llahut [subhanehu ve teala]"
[Transmeton Buhariu]

Sqarim i hadithit
Momenti i shkuarjes sė hershme nė ditėn e xhuma fillon menjėherė pas zenitit tė diellit (kohės sė fillimit tė namazit tė drekės), ndėrsa pėrfundon me qėndrimin e imamit nė mimber. Po ashtu koha pėr tė cilėn mendohet nuk kufizohet vetėm nė kohėn nė tė cilėn ne e njohim, porse me kėtė dėshirohet tė tregohet pėr njė periudhė tė caktuar kohore.

- Nga veēoritė e ditės sė xhuma ėshtė se nė tė ka njė kohė nė tė cilėn All-llahu [subhanehu ve teala] i pėrgjigjėt lutjes sė besimtarit. Transmeton Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

"Nė ditėn e xhuma ka njė moment nė tė cilin nėse muslimanėt e kalojnė nė namaz, dhe i luten All-llahut [subhanehu ve teala] pėr nevojat e tyre, All-llahu [subhanehu ve teala] me tė vėrtetė do t'ua japė. Atėherė Pėjgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregoi me gishta se kjo kohė ndodhet nė njė periudhė tejet tė shkurtėr."

- Prej veēorive tė ditės sė xhuma ėshtė edhe tė pėrcjellurit e shpeshtė tė salavateve Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Thotė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

"Dita mė e zgjedhur e javės ėshtė dita e xhuma. Pėrpiquni qė nė kėtė ditė tė mė pėrcjellni sa mė shumė salavate ngase ato salavate do tė mė prezentohen." Tė pranishmit e pyetėn: " O Pejgamber i All-llahut, si do tė prezentohet, kur trupi yt atėhere do tė jetė i shndėrruar nė pluhur?" Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: " All-llahu ia ka ndaluar tokės t'i dėmtojė trupat e pejgamberėve tė All-llahut."
[Ebu Davudi dhe Nesaiu]


- Gjithashtu nga veēoritė e ditės sė xhuma ėshtė leximi i sures Kehf, natėn e xhuma ose ditėn e xhuma. Transmetohet prej Seid el-Hudriut se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

"Kush e lexon kaptinėn Kehf ditėn e xhuma, do ta ndriēojė drita (nuri) mes dy xhumave."
[Hakimi]

- Po ashtu nga veēoritė e ditės sė xhuma ėshtė se mu kėtė ditė do tė bėhet kijameti. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

" Nuk do tė bėhet kijameti pėrveē sė ditėn e xhuma..."
[Muslimi]

Kėto ishin disa veēori me tė cilat dallohet dita e xhuma. E pėr vlerėn e kėsaj dite gjithashtu do tė pėrmendim disa fjalė tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

VLERA E DITĖS SĖ XHUMA

Nga vlera e ditės sė xhuma ėshtė shkuarja nė kėmbė dhe mė herėt nė xhami. Transmetohet prej Eus bin Eusit [radijall-llahu anhu], se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

" Kush pastrohef ditėn e xhuma dhe rregullohet sa mė mirė qė ėshtė e mundshme, dhe shpejton sa mė herėt qė ėshtė e mundshme, e shkon nė kėmbė e jo duke kalėruar, pastaj i afrohet imamit, e pėrcjell hutbėn me vėmėndje pa kurrfarė lėvizje tė palejueshme (mė gjymtyrė ose me gojė) do tė ketė shpėrblim sikur tė jetė falur tėrė vitin."
[Ahmedi dhe Ebu Davudi]

Nga vlerat e ditės sė xhuma ėshtė se All-llahu [subhanehu ve teala] ia fal robit tė vet mėkatet qė i ka bėrė ndėrmjet dy xhumave. Transmetohet nga Selman el-Farisiu [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

"Kush lahet ditėn e xhuma dhe pastrohet sa mė mirė qė ėshtė, i lyen flokėt me vaj ose parfumoset, pastaj shkon dhe nuk i ndan dy vetė (nė saff), pastaj fal atė qė i ėshtė pėrcaktuar, pastaj hesht deri sa imami e mbaron hutbėn, i falet ajo qė e ka bėrė ndėrmjet kėsaj dhe xhumasė sė kaluar."
[Buhariu]

Nga hadithėt e lartėpėrmėndura mund tė pėrfundohet, qė sevabi i namazit tė xhumasė ėshtė shumė i madh. Kush e praktikon atė qė e ka praktikuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė namazin e xhumasė ka kėto sevabe:

- Pėr ēdo hap tė bėrė deri nė xhami, besimtari ka sevab sikur tė ketė falur dhe agjėruar tėrė vitin.
- Ai i cili shkon mė herėt nė xhami, pėr namazin e xhumasė, ka shpėrblim sikur tė kishtė thėrur kurban madhėsia e tė cilit varet nga shpejtimi i tij nė xhami.
- Mėkatet ndėrmjet dy xhumave falen.
- Melekėt ua shėnojnė falėsve sevabet pėr shkak tė kryerjes sė namazit tė xhumasė.



DISPOZITAT E SHERIATIT PĖR NAMAZIN E XHUMASĖ

Dispozita ė ditės sė xhuma ėshtė farz ajn (obligim pėrsonal) pėr ēdo besimtar tė menēur dhe moshėrritur, me pėrjashtim tė robit, gruas, fėmijės, tė sėmurit dhe udhėtarit.
Nėse dita e xhuma bie nė po tė njėjtėn ditė me festėn e Bajramit, dispozita e sheriatit ėshtė si vijon. Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

" Nė kėtė ditė janė pėrputhur dy festa, dhe kush dėshiron mund tė mos e fal xhumanė, ne do t'i bashkojmė (Bajramin dhe xhumanė me vetėm njė namaz nė kohėn e namazit tė Bajramit)"
[Transmetojnė Hakimi dhe lbni Maxhe]

Imam Sheukani konsideron se duhet falur xhumanė, edhe pėrkundėr asaj se e ka falur namazin e Bajramit, mirėpo ai gjithashtu konsideron se lejohet mosfalja e namazit tė xhumasė atė ditė. Ai qė e shqyrton nė mėnyrė studioze kėtė ēėshtje do tė shohė se ata qė nuk e kanė falur namazin e Bajramit janė tė obliguar tė falin namazin e xhumasė, e nėsė kėtė nuk e arrijnė, p.sh. pėr shkak tė mosardhjės sė imamit, atėhėrė duhet ta fal namazin e drekės.

Dispozita e sheriatit pėr atė qė arrin nė rekatin e dytė nė namazin e xhumasė, ėshtė si vijon: Kush arrin njė rėkat tė namazit tė xhumasė, ai e ka arritur tėrė namazin e xhumasė, e kush arrin mė pak se njė rekat ai duhėt tė falė katėr rekatė (farz) tė drekės. Nga ibni Umeri [radijall-llahu anhu] transmetohet se Pejgambėri [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka hėnė:

" Kush arrin njė rekat tė namazit tė xhumasė dhe tė ndonjė namazi tjetėr le ta falė edhe rekatin tjetėr, ngase namazi i tij ėshtė nė regull."
[Nesai, lbni Maxhe dhe Darekutni]

Pra, lėxuės tė nderuar me kėtė hadith tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dėshmohet se, ai i cili arrin rekatin e dytė tė namazit tė xhumasė ka arritur tėrė namazin e xhumasė, edhe pėrkundėr faktit se ai nuk ka prezentuar nė hutbe.

Ēfarė duhėt falur pas xhumasė?
Pas namazit tė xhumasė ėshtė sunnet tė falen katėr rekatė. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi qė transmeton Ebu Hurejra [radijallahu anhu] prej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thėnė:

"Kur dikush prej jush e falė namazin e xhumasė, pas kėsaj le t'i falė katėr rėkate."
[Muslimi]

Kėto katėr rėkatė duhėt falur dy nga dy, ngase Pejgambėri [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"Nafilja (namazi vullnetar) ėshtė dy nga dy."
[Ebu Davudi dhe lbėn Hibbani]

Gjithashtu kėto katėr rekate, duhet tė falėn nė kėtė mėnyrė, pra dy nga dy, ashtu qė bidatxhinjtė tė mos mendojnė se ky ėshtė namazi i drekės. Ky namaz vullnetar mund tė falet edhe nė shtėpi, sepse edhe kjo ėshtė praktikė e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

ETIKA E HATIBIT (LIGJĖRUĖSIT)

Prej etikės sė hatibit nė ditėn e xhuma ėshtė: t'ju jep selam besimtarėvė kur tė hip nė mimber dhe tė drejtohet me fytyrė kah ata.

-Transmetohet nga Atau se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur hipte nė mimber drejtohej me fytyrė kah xhemati dhe thoshte Es-selamu alejkum. [tran. Abdurrezaku]

Po ashtu nga edebi (etika) e hatibit ėshtė tė ulet nė mimber para hutbes (fjalimit). Transmetohet prej Muhammed ibėn Omėr ibėn Alij se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditėn e xhuma me tė hipur n ė mimber ėshtė ulur, dhe pasi qė ėshtė ulur, muezini e ka dhėnė Ezanin. Pasi qė ka mbaruar ezani Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka filluar hutben. Pas hutbes sė parė ėshtė ulur, pastaj ėshtė ngritur dhe ka mbajtur hutben e dytė.

Mendimi i imam Ebu Hanifes, Malikut, Evzaiut dhe imam Ahmedit ėshtė se biseda gjatė hutbes ėshtė e ndaluar. Ata kėtė mendim e argumentojnė me fjalėt e All-llahut [subhanehu ve teala]:

"Kur lexohėt Kur'ani ju dėgjonie atė (me vėmėndje) dhe heshtni nė nėnyrė qė tė fitoni mėshirė"
[A'raf: 204]

Gjithashtu kėtė mėndim e argumentojnė me hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė:

" Nėse njeriu shokut tė vet afėr tij i thotė hesht, do tė gabonte dhe do ta humbte shpėrblimin e xhumasė."
[Buhariu dhe Muslimi]

Po ashtu edhe hadithi tė cilin e transmeton Ebu Derdaja [radijall-llahu anhu] nė tė cilin thuhet:

" Ditėn e xhuma kam hyrė nė mesxhid tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel*lem], dhe ai duke qenė nė hutbe filloi kaptinėn Et-Teube, dhe mė pyeti Ubejj ibėn Ka'bi kur ėshtė shpallur kjo sure? Ubejji nuk mu pėrgjigj nė pyetje. Kur pėrfunduam namazin e pyeta pėrse nuk mu pėrgjigje? Ai mė tha: ti sot, ke humbur shpėrblimin e namazit tėnd. Unė lidhur me kėtė e pyeta Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili mė tha: Ubejji ka thėnė tė vėrtėtėn."
[Bejhakiu]

DISA FJALĖ PĖR BISEDĖN GJATĖ HUTBES

- Ndalohet biseda kur imami ėshtė nė mimber.

- Kush hyn nė xhami derisa imami mban hutben nuk i lejohėt tė jap selam. Mirėpo nėse dikush edhe pėrkundėr kėsaj jep selam ėshtė lėnė zgjidhja qė t'i pėrgjigjėt me shenjė ose tė mos i pėrgjigjet fare ose t'i pėrgjigjet me selam nė vėte e jo me zė.

- Kur hatibi e pėrmend emrin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel*lem], dėgjuesit i lejohet qė tė dėrgojė salavatė nė vete.

- Kur dikush tėshtitėt gjatė kohės sė hutbes, i lejohet atij tė pėrmend All-llahun [subhanehu ve teala] nė vete.

- Kur hatibi pėrmend ajete qė bėjnė fjalė pėr Xhehennemin, dėgjuesit i lejohet qė tė kėrkojė mbrojtjė nga zjarri, e po ky rregull vlen edhe pėr istigfarin (kėrkimin e faljes).

- Nėse hatibi bėn dua lejohet qė dėgjuesi nė vete tė thotė Amin.

- Ėshtė e lejuar biseda gjatė kohės sė hutbės nė rast tė shpėtimit tė njėriut tė verbėr, tėrheqjes sė vėrejtjes nga gjarpėri, akrepi, zjarri ose diē tjetėr nė xhami nė mėnyrė qė tė eliminohet dėmi.

ETIKA E ULJES NĖ XHAMI DITĖN E XHUMA

- Para se tė ulemi nė xhami e kemi obligim qė tė falim dy rekate tehijjetul mesxhid. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė cilėn e transmeton Ebu Katade ku thotė:

" Nėsė ndokush prej jush hyn nė xhami le tė mos ulet pėrderisa t'i falė dy rekatė."
[Buhariu dhe Muslimi]

Po ashtu transmetohet prej Xhabir ibėn Abdull-llahut [radijall-llahu anhu] i cili thotė:

" Derisa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbante hutben e xhumasė, erdhi njė njeri tė cilin e pyeti Pejgambėri [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: a je falur? Ai tha: jo. Ngritu dhe falu, tha Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]"
[Buhariu dhe Muslimi]

Ky hadith paraqet dėshmi tė qartė se ai qė vonohet nė namazin e xhumasė dhe hyn nė xhami gjatė mbajtjes sė hutbes, ėshtė i obliguar tė falė dy rekate edhe pėrkundėr faktit se ēdo aktivitet gjatė hutbes ėshtė i ndaluar.

- Tė ulemi aty ku gjejmė vend tė lirė.

- Mos t'i kalojmė njerėzit nė saffe dhe mos t'i shqetėsojmė ata.

- Tė mos ia kthejmė hatibit shpinėn ose krahun derisa ai ėshtė nė mimber, ndėrsa hutbeja ėshtė duke u zhvilluar.

DISA GABIME QĖ I BĖJNĖ IMAMĖT PARA, GJATĖ DHE PAS HUTBES

Prej gabimeve tė imamit mund t'i pėrmendim:

- Zgjatja e hutbes dhe shkurtimi i namazit, kurse sunnet ėshtė pikėrisht e kundėrta.

- Duaja e imamit menjėherė pas ngjitjes sė tij nė mimber me duar kah kibla, dhe duke ia kthyer shpinėn xhematit dhe mospėrshėndetja e tij me selam, qė ėshtė nga sunneti. Shejhul-Islam ibnu Tejmijje rahimehull*llah thotė:

" Duaja e imamit pas ngjitjes sė tij nė mimber nuk ka kurrfarė baze nė sunnet".

- Mospėrfillja dhe lėnia anash e hutbes sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qė zakonisht fillonte me fjalėt: Innelhamdel-lilahi nahmeduhu ve nesteinuhu ve nestegfiruhu...dėri nė fund.

- Prej gabimeve evidente ėshtė edhe pėrfundimi i shpejtė i hutbės sė dytė.

- Ngjitja e ngadalshme e imamit nė mimber, zbritja e tij nga mimberi si dhe leximi i disa duave tė posaēme gjatė kėtij veprimi dhe ngritja e duarve kah kibla para hipjes nė mimber nga ana e disa imamėve (All- llahu i udhėzoftė), qė nuk transmetohen nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

Pėr ngritjėn e duarve nga ana e imamit gjatė duasė, Shejhul-Islam ibėn Tejmijje thotė:

" Ėshtė e ndaluar qė imami t'i ngrit duart gjatė hutbes, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatė duasė nė hutbe e ka lėvizur vetėm gishtin tregues tė dorės sė djathtė."

- Prėj gabimevė qė bėhen ėshtė edhe ngritja e duarve nga ana e xhematit kur imami bėn dua nė hutbe. Thotė ibnu Abidin rahimehull*llah, jurist i shkollės hanefite:

" Nėse e bėjnė kėtė atėherė kanė gabuar''
[Hashjetul ibni Abidin 1/768]

- Pėr ngritjen e duarve nė dua gjatė kohės sė qėndrimit tė imamit ulur midis dy hutbeve, Rashid Rida thotė:

" Ngritja e duarve nė dua gjatė kohės sė qėndrimit tė imamit midis dy hutbeve nuk ka kurrfarė baze nė sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pra, xhemati duhet tė bėjė dua nė vete dhe tė mos pengojė ndėrmjet vete si dhe nuk duhet t'i ngrit duart. Kush vepron ndryshe nuk vepron sipas sunnetit tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], porse ata e kundershtojne sunnetin e tij, dhe mė mirė ėshtė qė gjatė hutbės tė dėgjojnė dhe mendojnė rreth pėrmbajtjes sė saj. Ky veprim i gabuar (ngritja e duarve) ėshtė risi (bidat)."

- Prej gabimeve qė bėhen ėshtė edhe falja e namazit tė drekės pas namazit tė xhumasė. Kurse mė drejtė ėshtė qė namazi i drekės tė mos falet, sepse kėshtu ka vepruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe gjeneratat e para (selefus-salih)

Lusim All-llahun [subhanehu ve teala] qė kėto fjalė t'u bėjnė dobi tė gjithė muslimanėve dhe tė njihen sa mė mirė me ditėn e xhuma- festėn e javės, me dispozitat, vėēoritė, etikėn e kėsaj dite dhe tė praktikojnė atė qė ka bėrė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe gjeneratat e para (selefus-salih) ditėn e xhuma. Tė largohen nga ato vepra tė cilat nuk i ka bėrė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe gjeneratat e para se pėrndryshe ēdo vepėr qė nuk e ka bėrė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė bidat, kurse ēdo bidat shpie nė humbje e ēdo humbje pėrfundon nė zjarr. Lus All-llahun [subhanehu ve teala] qė kėtė punė ta bėjė tė sinqertė pėr hirė tė Tij dhe tė gjithėvė tė na udhėzojė qė tė vėprojmė nė pajtim me Kur'anin e Madhėruar dhe Sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu mė sė miri e din qėllimin, Ai neve na mjafton dhe ėshtė mė i miri Mbėshtetės.

Lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėve.
ebu Hamza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė