Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 22:47   #28
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

RUGOVA : SHTĖPIA NUK MBAHET PA MIQ



PRESIDENTI I KOSOVĖS DHE POLITIKA E TIJ PAQĖSORE



"Unė insistoj pėr njohjen direkte tė pavarėsisė sė Kosovės, ēfarė do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės". Kjo deklaratė e presidentit tė ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugova, ėshtė bėrė mė 23 dhjetor tė vitit tė kaluar, qė shėnon edhe paraqitjen e tij tė fundit nė publik. Pėrmbajtja e kėsaj deklarate nė fakt ėshtė shndėrruar nė shenjė identifikimi pėr politikėn, tė cilėn ai e udhėhoqi qė nga viti 1989. Atėbotė ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, partisė sė parė politike shqiptare nė Kosovė, e cila identifikonte lėvizjen e rezistencės sė shqiptarėve kundėr regjimit tė atėhershėm serb. Nė tė gjitha prononcimet e tij, presidenti i Kosovės vazhdimisht ka bėrė thirrje pėr njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Kosovės. Nė intervistėn qė i ka dhėnė Radios Evropa e Lirė mė 24 dhjetor tė vitit 2004, vetėm pak ditė pas fitores sė dytė nė zgjedhjet e pėrgjithshme, presidenti pat shpjeguar se si e sheh Kosovėn nė tė ardhmen: "Kosovėn po ju them qė nė fillim, dėshiroj sot apo nesėr ta shoh si vend tė pavarur, tė njihet pavarėsia e Kosovės. Pra, njė Kosovė e integruar nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės".
Presidenti gjithashtu njihet pėr mesazhet drejtuar opinionit kosovar pėr punė dhe tolerancė: "Tė gjithė tė angazhohemi edhe mė shumė – edhe deri mė tash jemi angazhuar – pėr progresin e Kosovės, pėr tė mirat e Kosovės. Nė planin shpirtėror dhe njerėzor tė kemi njė tolerancė dhe mirėkuptim edhe mė tė madh ndėrmjet veti, njė respekt pėr njėri tjetrin dhe njė vetėrespekt". Ishte ky mesazhi qė zoti Rugova e pat dhėnė nė intervistėn me Radion Evropa e Lirė.
Lėvizja paqėsore e presidentit tė Kosovės ka bėrė qė ai nė botė tė njihet si udhėheqės i njė lėvizjeje gandiste. Ky angazhim i tij ėshtė shpėrblyer me shumė ēmime ndėrkombėtare qė u jipen personaliteteve botėrore pėr punėn e tyre nė shėrbim tė paqes. Nė mesin e ēmimeve, dr.Ibrahim Rugova ka fituar edhe Ēmimin Saharov nga Parlamenti Evropian mė 16 dhjetor tė vitit 1998. Nė fjalimin qė pat mbajtur me kėtė rast nė praninė e deputetėve tė Parlamentit Evropian nė Strazburg, presidenti i Kosovės pat theksuar se zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn ėshtė njė Kosovė e pavarur me tė gjitha garancat pėr serbėt e Kosovės dhe njė protektorat ndėrkombėtar si fazė kalimtare. Duke iu drejtuar presidentit tė atėhershėm tė Parlamentit Evropian, Hose Marie Robles Delgado, fjalimin e tij dr.Rugova e pat pėrmbyllur me njė proverb shqiptar: "Shtėpia nuk mund tė mbahet pa miq, por Kosova sot ka shumė miq nė kėtė shtėpi", pat thėnė presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova.

Arbana VIDISHIQI
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė