Prezantim zyrtar i Office 365
Nė njė ngjarje qė do tė mbahet nė Nju-Jork, nė tė cilėn do tė marrin pjesė edhe kryeshefi i Microsoft-it, Steve Ballmer, do tė prezantohen risi tė shumta nė sferėn e teknologjisė. Nė paralajmėrimin zyrtar tė ngjarjeve, Microsoft ka bėrė tė ditur se ka risi qė lidhen me Office 365, mirėpo zyrtarė tė lartė tė Microsoft-it kanė konfirmuar se bėhet fjalė pėr prezantimin zyrtar tė Office 365.
Office 365, i cili ėshtė nė fazėn e testimit publik Beta qė nga prilli, pritet tė ofrohet nė dy versione. Versioni bazė Office 365 for Professionals and Small Businesses, pėrfshin Office Web Apps, Exchange, SharePoint dhe Lync online, ndėrsa ēmimi do tė jetė 6 dollarė pėr pėrdorues nė muaj.
Pėr kompani tė mėdha, dedikohet versioni Office 365 for Enterprises, i cili pėrfshin edhe mundėsi shtesė, siē janė shėrbimet pėr kėmbimin e menjėhershėm tė porosive dhe video-konferencave, ndėrsa do tė ofrohet nė katėr variante me ēmim mes 10 deri 27 dollarė pėr pėrdorues nė muaj.