Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-11-06, 14:40   #1
evro_albi
 
Anėtarėsuar: 02-03-06
Postime: 10
evro_albi i vlerėsuar jo keq
Gabim Hoxhė Jakup ef. Asipi

Jakup ef. Asipi u lind nė Sllupēan mė 02.02.1951, ku e kreu edhe shkollėn fillore, ate tė mesmen e kreu nė Damask tė Sirisė ndėrsa studimet i pėrfundoi nė Al-azharin e famshėn tė Egjiptit. Studimet posuniversitare i vazhdoi nė Bejrut tė Libanit. Gjatė karierės sė tij ushtroi punoi si ligjerues nė leverkusen tė Gjermanisė e mė pas nė vendlindjen e tij, kohėve tė fundit ushtroi postin e Muftiut nė Muftinin e Kumanovės, ishte i njohur dhe i dashur ne te gjitha trojet shqpitare dhe diaspore. Cdo kund ligjeratat e tija ishin te ndjekura nga mijera te rinje, lokalet ishin te permbushura edhe ato xhami, shtepi te kultures, bile edhe halla te sportit.
Gjate karieres se tij disa vjecare si hoxhe dhe ligjerues, ka mbajtur mbi 5000 ligjerata te cilat jane te ruajtura dhe sot kerkohen me interesim te madh. Me oratorine e tij dhe eruditismin e tij njihet si hoxha me i shquar nder shqiptaret. ishte hoxha qe beri revolucion ne shpirtin e shqiptareve musliman duke qene prijetar i levizjes per te miren e popullit, te kete qene ajo kombtare apo fetare.
Hoxha ishte pjesamrres aktiv edhe ne luften e UCK-se (Kombtare) ne 2001, duke qene nje nder komandantet lokal duke kontribuar ne frymezimin dhe pergatitjen shpirterore te ushtareve te rinj qe nje numer mjaft i madh i tyre kapen pushken si rezultat i prezences se tij dhe thirrjes se tij per lufte.
me 7 janar 2006 pas nje aksidenti te komunikacionit e humbi jeten tragjikisht. po e publikojm nje shkrim nga:
presheva.com

Nė njė aksident kumanikacioni u dha lajmi se u nda nga kjo jetė, teologu, patrioti i njohur nga Sllupēani i Kumanovės, magjistėr Jakup Hasipi. Me tė patėm realizuar njė intervistė para njė kohe dhe ja se ēfarė patė deklaruar special pėr faqen tonė: "Para se tė mė thuhet se jam i nderuar dua tė them se unė i kam vėnė detyrė vetės qė ta dua dhe nderoj popullin tim si dhe tė angazhohem maksimalisht pėr tė mirėn e tij. I dua tė gjithė njerėzit njėsoi, edhe tė kėqijt nė mesin e popullit tim, sepse ajo ėshtė ara ime dhe unė duhet tė investoj nė tė sa mė shumė qė dheu i saj tė jetė sa mė kualitativ.Nė fshatin Sllupēan kanė rėnė 23 viktima gjatė luftės, prej tė cilėve 7 nė familjen Zymberi. Prej rreth 600 shtepive, vetėm 8 kanė mbetur tė padėmtuara, kurse mbi 100 tėrėsisht janė tė shkatėrruara. Mbi Sllupēan kanė rėnė mbi 60.000 predha! Banorėt e kėtij fshati nė numėr tė madh gjatė gjithė luftės qėndruan pranė pragjeve tė tė parėve tė tyre dhe pamarrė parasysh moshėn, iu bashkėkangjitėn rradhėve tė UĒK-sė. Edhe pse janė duke i ndier pasojat nga lufta, ata megjithate mburrėn me ate qė e kanė bėrė. Krenaria kombėtare tek ata vėrėhet edhe sot, nė kohėn kur po zhvillohen aktivitete tė ngjeshura pėr rivitalizimin e shtėpive dhe objekteve tjera tė dėmtuara. Nė hyrje tė fshatit dhe gjithkund nė pullazet e shtepive nė Sllupēan sot valon flamuri kombėtar shqiptar. Nė hyrje tė fshatit me kėdo qė tė takohesh tė pret me fjalėt “mirė se erdhe nė kalanė e quajtur Sllupēan”. Historia krijohet kėshtu, me gjakun e bijėve dhe bijave tona, thotė imami i Sllupēanit, myftiu i Kumanovės hoxhė Jakup Asipi, i cili kontribuojė shumė pėr tė mirėn e atdheut duke mos kursyer asgjė.
Nė lidhje me bashkėpunimin tim me B.I. nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, jam i vendosur tė bashkėpunoj vetėm me ata qė janė sa mė afėr tė vertetės dhe sa mė afėr popullit si dhe sa mė afėr kauzės sonė tė pėrgjithshme kombėtare. Festat nė Islam janė vetėm dy dhe nuk guxojnė tė shumėzohėn, sepse Islami ėshtė fe e punės e jo e festave. Ato janė festa e Fitėr Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit. Vlenė tė theksohet se ēdo festė qė feston muslimani duhet tė jetė ngushtė e lidhur me njė nga veprat e tij tė cilat i ka kryer gjatė jetės. Po, ėshtė e vertetė qė shumė kohė ka kaluar kur Isalmi shpjegohet si fe e “prapambeturisė”, e “dhunės”, e “fundamentalizmit”, e nė fund edhe e “terrorizmit”, etj. E them me pėrgjegjėsi se Kur’ani ėshtė libėr i shejtė qė nuk pranon kurfarė ndryshimesh dhe nga askush, qė kur i ka zbritur njerėzimit pėrmes profetit Muhamed a.s. e deri nė ditėt e sotme. Ky libėr i shejtė ende nuk ėshtė studjuar sa duhet nė mėnyrė qė tė kuptohen vlerat e tij shkencore nė tregun e madh tė mendjeve njerėzore. Askush nuk duhet tė ketė frikė nga Isalmi, dhe kjo i gjason atij i cili frikėsohet nga deti dhe valėt e tij pa u futur fare nė ujėrat e tij. Pra, unė jam besimtar musliman brenda Islamit, dmth. brenda valėve tė detit dhe nuk kam fare frikė prej tij (“Angst vom Islam”). E pėrse tė kenė frikė nga ai ata qė qėndrojnė jashtė Isalmit (jashtė detit)?! Mė lejoni tė them; ne qė jemi nė brendi tė detit (Isalmit) e kuptojmė vlerėn dhe rolin e tij qė ka ai pėr njeriun, e ndjejmė qetėsinė dhe madhėshtinė e tij, ndėrsa ata qė e venerojnė Isalmin nga “kodra” nuk kanė tė drejtė ta sulmojnė ate nė mėnyrė paushalle. Nėsė nė ndonjė detė diku nė botė ėshtė fundosur njė anije, nuk mund t’i akuzosh pėr kėtė tė gjitha detrat, pėrveē atij i cili e ka marrė me valėt e tij.Muslimani i vertetė ua dėshiron tė tjerėve ate qė e dėshiron pėr vete.
Shqiptarėt nė Maqedoni do tė kenė nė tė ardhmėn aq sa kanė dhėnė nė tė kaluarėn, sepse nė politikė ėshtė sikur nė treg, sa tė japish merrė. Mendoj se shqiptarėt janė vonuar pėr bashkimin e tyre shpirtėror pėr aq kohė sa ka kaluar qėkur ata janė ndarė".Kjo intervistė ishte e shumė pritur pėr lexuesit tanė, sepse i ndjeri Jakup Hasipi ishte shumė modest, nuk dėshironte tė dilte nėpėr media, pėr tė folur dhe pėrfolur, ishte i punės dhe i vullnhetit tė madh qė tė rinjtė tanė, intelektualėt, pleqtė dhe tė gjithė qė e duan veten dhe familjen, e qė janė tė moralshėm, tė jenė unik mes veti. Shumė bashkatdhetarė nga Zvicra, dje shkuan pėr nė Kumanovė, enkas pėr tė marrur pjesė nė vorrim, dhe tė gjithė ishin tė mėrzitur qė e humbėm njė dijetar tė madh e veprimtar tė ēėshtjes kombėtare. Ishte Jakup Hasipi, i cili nuk pėrtonte tė vinte atje ku kėrkohej, atje ku duhejt tė flitej pėr bashkim, pėr punė e solidarizim, ishte ai qė me fjalėt e tija tė ėmbla tė mbėshtjellura me njė dituri tė madhe, i tregonte masės se ne duhet tė jemi edhe mė tė pėrgatitur drejt kohės qė po e kalojmė tė rėndė.Ishte ky Molla Jakupi, qė do tė pėrkujtohet pėrgjithmonė nga tė gjithė, sepse edhe gjatė luftės nė Kosovė, Kosovė Lindore dhe tė fundit nė Maqedoni, veshi uniformėn e ēlirimtarit dhe duke i bėrė dije tė gjithėve, se duhet tė mobilizohemi dhe tė mbrojmė vendin tonė. Ishte kundėr pėrgėnjeshtrimeve, ishte kundėr pėrēarjeve, ishte me ata qė punojnė dhe nuk flasin. Nuk pajtohej me tė padrejtėn dhe nuk frigohej.Ne u takuam me disa nga ata bashkatdhetarė nga tė gjitha trevat shqiptare, ku dominonin nga Kumanova, Shkupi dhe Presheva, ku nga Aeroporti i Zürichut u nisėn drejt Sllupēanit pėr tė marrur pjesė nė ceremoninė e varrimit dhe ja se ēfarė na thanė ndėr tė tjera: " Kur morėm lajmin pėr humbjen e mikut tonė, tė njė dijetari tė madh, tė njė patrioti tė pashoq, na u duk se bota u rrokollis. Ėshtė njė humbje e madhe, e pazėvendėsueshme.Molla Jakupi ishte edhe nė Zvicėr shpesh, i njihte mirė hallet e mėrgatės sonė, mundohej tė zbuste zemrat e besimtarėve dhe na jepte edhe mė shumė energji pėr tė pėrballuar mallin ndaj atdheut me ligjėratat e tija tė forta dhe shumė profesionale. Ishte ky Molla Jakupi, i cili i bėri thirrje popullit nė kohėt mė tė rėnda tė luftės, qė tė bashkohen me ēlirimtarėt. Tėrė kohėn e kaloi nė aspektin patriotik, duke thithur si nektarin dituri pėr islamin. Nė shtėpinė e tij shumė kush ka qenė, shumė kush pėr ditėn e xhuma ka hėngėr drekė dhe ka pastruar shpirtin me dituri islame dhe kur ka dalė nga shtėpia shumė ēka ka pėrfituar. Shumė ka lexuar, tėrė kohėn e ka kaluar me namaz dhe me pėrgatitje tė mėdha pėr tė kaluar jetėn. Vdekja e tij vėrtetė ėshtė e madhe pėr tė gjithė ne, ishte njė atak i madh.Na ka tronditur tė gjithėve dhe do tė pajtohemi me humbjen e tij, sepse edhe feja jonė islame e shpjegon shumė mirė pėr njė vdekje kur tė ndodhė. Por njė gjė e dimė, se Molla Jakupi, nuk do tė harrohej pėr jetė, ka kontribuar shumė, tė ishte gjallė do tė ishim edhe mė tė fortė, por Allahu deshti dhe e mori. Lavdi i qoftė. Ne do ta pėrkujtojmė pėr jetė e mot.Zoti e shpėrbleftė me xhenet dhe nuk ka dyshim se do ta fitoj me notėn mė tė madhe. Ne do tė jemi tė pėrmalluar dhe e kemi tė vėshtirė tė pajtohemi me kėtė humbje. Kėsaj here Kurban Bajrami do tė festohej pa veprimtarin e dalluar, kėsaj here do tė jenė tė mallėzuar tė gjithė ata qė e njohėn dhe qė kanė dėgjuar njė ligjėratė tė paktėn nga ai, do tė jenė tė mallėzuar edhe mėrgimtarėt, qė nuk mundėn tė jenė nė varrim..." Pėr kėtė dijetarė tė dalluar, ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhet malli qė kemi, do na duhej me ditė tė tėra pėr tė pėrshkuar aktivitete e tija nė tė gjitha drejtimet, me kėtė rast nga kurbeti, i dėrgojmė ngushėllime familjes Jakupi, miqėve tė ngushtė dhe farefisit si dhe tė gjithė atyre bashkėkombasve me vullnet tė mirė, tė bėhen tė fortė dhe tė vazhdojmė rrugėn e tij tė ēmuar drejt sė mirės e tė luftojmė tė keqen pa u frikėsuar. Njė gjė ėshtė e sigurt, se humbja ėshtė e madhe pa Molla Jakupin. Ky Kurban Bajram do tė jetė me lutje tė shumta pėr dijetarin e dalluar, do tė kėndohet Kuran nga tė gjitha, xhamitė kudo qė janė, shtėpitė e besimtarėve dhe kjo ėshtė njė shėrim dhimbjeje pėr njė humbje tė madhe.Zoti e shpėrbleftė Molla Jakupin pėr tė gjitha kontributet e arta qė ka dhėnė.


evro_albi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante