Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-09, 19:00   #60
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Agjėrimi ngritje dhe respekt apo nėnēmim dhe degradim pėr besimtarin?
Ramazani ėshtė njė muaj tė cilin All-llahu xh.sh e ka graduar, begatuar dhe ngritur nė tė gjitha format.
E premte, 21 Gusht 2009 15:35


Nga: Sadat Vojvoda
A thua vallė ē'ėshtė Ramazani? A thua vallė pėr kė dhe kujt i dedikohet Ramazani? A thua vallė ēfarė ėshtė mirėsia e Ramazanit? A thua vallė agjėrimi ėshtė ndėshkim dhe nėnēmim pėr njerėzit apo dhuratė, mirėsi dhe ngritje e dinjitet pėr tė?

E filloj kėtė shkrim me kėto pyetje ngase shume po i rendojnė pyetje te tilla por, pas njė shtjellimi tė shkurtėr le ti marr secili pėrgjigjejet nė bazė tė veprave tė tije.

Ramazani ėshtė njė muaj tė cilin All-llahu xh.sh e ka graduar, begatuar dhe ngritur nė tė gjitha format. Nė kuadėr tė kėtij muaji (musafiri tė All-llahut) kemi agjėrimin qė nė kuptim tė fjalės donė tė thotė: privim apo largim nga ushqimi dhe pijet nga imsaku (syfyri) e gjerė ne aksham (iftar) por a ėshtė kjo e tėra. Agjėrimi ėshtė privim nga kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe duke ju nėnshtruar nė mėnyrė maksimale gjendjes shpirtėrorė pėr tė u ngritur dhe afruar me All-llahun e Plotfuqishėm.

Agjėrimi ėshtė bėrė obligim pėr njerėzit ku thotė All-llahu xh.sh ne Kur'an : "O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Bekare 183)
Pra agjėrimi qenka i obliguar pėr njerėzit pėr tė arritur devotshmėrinė – nėnshtrimin ndaj All-llahut.
Sado qė nė agjėrim kemi sprova tė ndryshme dhe vetėpėrmbajtje, ky nuk ėshtė qėllimi i tij por, qėllimi i tij ėshtė ushtrimi i sundimit tė vetvetes dhe sundimi i vetvetes. Pra qėllimi kryesor i agjėrimit qenka devotshmėria dhe afrimi tek All-llahu. Pejgamberi a.s ka thėnė: "Kush agjėron dhe nuk largohet nga gėnjeshtra dhe veprat e liga All-llahu nuk ka nevojė pėr agjėrimin e tij."

Agjėrimi nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē mirėsi, dhuratė dhe ngritje e respekt pėr njeriun. Agjėrimi qenka mirėsi meqė All-llahu nė ajetin e obligimit tė agjėrimit nuk e pėrfundoj me fjalėt : ... tė shėroheni, te kurseni por tha ..."ashtu qe te jeni tė devotshėm" pra qenka mirėsia mė e madhe meqė po e respektuam agjėrimin me tė gjitha tiparet dhe rregullat tij. All-llahu me Mėshirėn e Tij po na i falka mėkatet. Nga kjo nėnkuptojmė qė nuk ka mundėsi tė jemi edhe tė devotshėm edhe mėkatar tė mėdhenj.
Vallė a nuk qenka agjėrimi pėr njeriun ngritje shpirtėrore dhe krenari maksimale.

Shpėrblimet pėr njė vepėr tė mire janė tė numėruara dhe shpėrblehen pėr njė me 10 e deri nė 700 dhe shumėfishohen, kurse All-llahu nė hadithin kudsij thotė: " Ēdo vepėr (pune) e njeriut i takon atij, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė i Imi dhe Unė shpėrblej pėr tė." Vallė a nuk ėshtė kjo krenari dhe privilegj. Andaj tė lejojmė tė na ik ky musafir kaq i begat dhe dobi prurės.
Megjithėkėtė agjėrimi nuk sjell dobi tek disa njerėz edhe pse ata agjėrojnė. Ata tė cilėt nuk i pėrmbahen rregullave tė agjėrimit dhe futen nėn kėtė thėnie tė Muhammedit a.s " Kush agjėron dhe nuk largohet nga gėnjeshtra dhe veprat e liga, All-llahu nuk ka nevojė pėr agjėrimin e tij. Kjo donė tė thotė qė agjėrimi ėshtė i dobishėm nė shumė fusha: nė aspektin shėndetėsor fizik dhe psikik, por nėse agjėrojmė duke u larguar vetėm nga ngrėnia dhe pirjet atėherė nuk kemi arrit asgjė nga mirėsitė e tij dhe mysafiri qė e patėm nė shtėpi do ik i zhgėnjyer nga ne.

Agjėrimi duhet tė bėhet me gjymtyrėt e trupit ēka donė tė thotė tė largohemi nga lakuriqėsia, nga shikimet e serialeve tė ndryshme erotike - pornografike, nga dėgjimet e kota si muzika, skeēet humoristike banale dhe tė ngjashme, largimit nga baret dhe restorantet me pėrmbajtje alkoolike, nga pishinat dhe bregdeti edhe tė gjitha veprat tjera tė liga dhe tė ndyta. Ata njerėz, robėr tė All-llahut qė nuk pėrmbahen nga kėto vetėm se kanė bėrė njė mashtrim me vetveten e tyre pasiqe nuk kanė arritur tė pėrfitojnė asgjė vetėm mallkimin nga musafiri i begat dhe shume i ēmueshėm.

Tė nderuar vėllezėr dhe motra ta respektojmė kėtė musafir tė dėrguar tė All-llahut dhe tė pėrfitojmė nga shefati (ndėrmjetėsimi) i tij nė ditėn e gjykimit.

O njerėz tregohuni bujar, respektues dhe falėnderues ndaj All-llahut dhe jo pėrbuzės dhe mohues tė mirėsive tė Tij.

O njerėz falėnderojeni dhe madhėrojeni All-llahun pėr udhėzimin qė tė ka bėrė.
All-llahu nė Kur'anin Famėlartė thotė: "...dhe, All-llahun ta madhėroni pėr atė qė ju ka drejtuar – udhėzuar nė rrugė tė drejtė dhe tė jeni mirėnjohės.: (Bekare 185)

Na e pranoftė All-llahu agjėrimin tonė dhe ibadetet tona dhe na bashkoftė nėn bajrakun e Kur'anit nė Ditėn kur ēdo popull do tė identifikohet me Librin e vet qiellor! Amiin!

Dhe duaja jonė e fundit ėshtė:
Lavdia i qoftė All-llahut, Sunduesit te botrave.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 22-08-09 nė 19:01
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė