Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-07, 10:33   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqiperin ne kantone

Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqipėrinė nė kantone

nga Mark Bregu

Po afrohet 28 Nėntori, dita e Shpalljes sė Pavarėsisė, dita qė shėnon shkėputjen pėrfundimtare nga pushtimi pesėshekullor osman. Demokratėt, kėtė datė historike (duke e bashkuar dhe me 28 nėntorin e kthimit tė Gjergj Kastriotit nė Krujė dhe ēlirimin e saj), menduan ta quajnė si njė datė unikale dhe pėrgjithėsuese, bashkė me ēlirimin nga thundra nazi-fashiste (dhe kėtu nuk shoh asgjė negative). Faktikisht, mė 28-29 Nėntor 1944 (ndonėse kam qenė afro 9 vjeē) nuk kam qenė nė Shkodėr, por sipas mendjes time asnjė tė keqe nuk shoh nė kėtė mes pėr ēėshtjen e datės 28 nėntor, nėse kėtė do ta quajmė ditėn e lirisė. Ky konfondim datash mė duket tepėr abstrakt dhe mė shumė se njė kapriēio. Jam i mendimit se njė shtet, kur ēlirohet kryeqyteti duhet konsideruar i ēliruar. Tirana u ēlirua mė 17 nėntor. Mbas kėsaj date kemi vetėm 12 ditė luftė, d.m.th. pushtuesi ishte nė ikje. Atėherė, pėr tė shuar grindjet me dy forcave mė tė mėdha politike ofroj mendimin qė data 17 nėntor 1944 tė quhet dita e
lirisė (ose dita e ēlirimit nga okupatorėt nazi-fashistė). Kjo ishte nė formėn e njė paranteze, ndėrsa titullin e shkrimit do tė mundohem ta trajtoj me besnikėri sipas referencave historike.

Mė parė se tė flasim pėr ditėn e shenjtė tė Pavarėsisė na duhet tė kalojmė nė ekranin e kujtesės ato figura titanėsh qė pėrgatitėn premisat, sepse Pavarėsia nuk erdhi nė mėnyrė spontane, por si njė anije triumfatorėsh qė lundroi pėrmes lumenjve tė gjakut, pėr tė arritur nė bregdetin e Vlorės.

Rezistenca antiosmane e ka zanafillėn nė vitin 1389 (nė betejėn e Fushė-Kosovės), kur Drenica trime nxjerr nga gjoksi i saj Obeliqin qė ther njėrin nga sulltanėt mė tė pėrbindshėm tė Perandorisė Osmane, Sulltan Muratin. Pastaj kemi Kastriotėt, Gjon dhe Gjergj Kastriotin dhe tė gjithė prijėsit e tjerė tė Arbėrisė. Mbi 100 kryengritje antiosmane kemi mbas vdekjes sė Gjergj Kastriotit. Rrethimi i fundit i Shkodrės shėnon “preludin” e lavdisė sė rezistencės supernjerėzore, ku pėr afro njėvit rrethim (1478-1479) shkodranėt, tė udhėhequr nga Anton Loredani, komandanti legjendar venedikas, shkruajnė njė ndėr faqet mė tė ndritura tė historisė. Cilit mė parė se kėtij trimi duhej t’i ishte ngritur monumenti nė Kėshtjellėn e Rozafės?! Qėndresa e klerikut dhe filozofit Pjetėr Bogdani ėsht njė “zjarr” tjetėr i pashuar qė mban tė ndezur kujtesėn e ēdo atdhetari tė ndershėm. Lidhja e Prizrenit ėshtė “sirena” mė e fuqishme e zgjimit tė ndėrgjegjes nacionale. Fatosat e kėsaj lidhjeje i japin
“mesazhin” mė tė fuqishėm Perandorisė Osmane dhe “lajmėrojnė” Europėn se ne jemi pasardhės tė ilirėve dhe jo tė turko-tartarėve. Iljaz Pashė Dibra, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, janė martirėt e pavdekshėm tė kėtij evenimenti madhor. Lidhja e dytė, na sjell nė skenė Haxhi Zekėn (1880), shkodranin e madh Hodo Sokolin, qė shkul me pėrbuzje gradat e Stambollės pėr t’i kthyer krenarinė Shkodrės. Internohet nė shkretėtirat dhe burgjet e Anadollit. Kush duhet tė kishte pėrmendore nė Shkodėr para kėtij martiri?! Preng Bibė Doda kalon 29 vjet i internuar nė shkretėtirat e Anadollit (1880-1909). Idriz Seferit i vendoset litari nė majėn e lisit, por sfidon vdekjen duke u pėrjetėsuar nė histori si martir. Kosova nuk hesht. Si njė feniks ngrihet Isa Boletini, qė dridh portat e Stambollit. Dasho Shkreli me kohė ia ka “zbardhur” faqen Shkodrės duke e mbushur tokėn me koka asqerėsh turq.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė