Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-07, 10:40   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqiperin ne kantone

Turqia: dilema e patriotėve

Nga ky dilem i tmerr-shėm rridhnin edhe hezitimet e patriotėve: e shihnin se rrėzimi i Tyrqisė mund tė sillte me vete fatkeqėsinė e Shqipėrisė, copėtimin e tokės arbėnore. Dhe nė mes tė dy udhėve preferohesh-tė paktėn nė teori-shtegu i parė: pak durim akoma qė tė forcohet ndėrgjegja tė marrė fuqi i rilinduri, tė fitohet njė e drejtė pėrpara opinionit tė pėrbotshėm. Qe njė mėnyrė punimi pėr tė fituar qind pėr qind, tė mos lozim fatin e kombit me njė zar. Regjimi qė u proklamua me aq bujė nė korrik tė motit 1908 e pruri ēėshtjen shqiptare nė njė shkallė mė akute, e bėri mė tė gjallė problemin e kombit tonė: a duhesh njė luftė e ēelur kundėr dominatorit tė huaj, njė shkėputje e krejtė, pa le tė dalė ku tė dalė, apo njė pėrpjekje e brendshme pėr njė fuqi intrenseke, pėr koherencėn e molekulave qė i quajmė individė dhe njerėz? Pyetja qe e tmerrshme: alternativa e parė kishte tėrheqjen e aventurės, e njė luftimi tė rreptė ashtu si e ka dashur arbėreshi. Vepra e dytė ishte mbase mė pjellore, por edhe mė e rėndė; pemėt e saj do tė ishin mė tė durueshme, por edhe lypte njė bashkėpunim, makar pėr ca kohė me autoritetet e njohura, njė farė paqe, bese provizore, kurse mėnyra e parė parashihte njė kolaborim me ballkanikėt, me ata qė lakmonin truallin dhe gjakun arbėror. E para donte kohė, vullnet, organizim, disiplinė, edukatė kombiare, njė patriotizmė inteligjent, njė politikė tė matur fuqi mbi veten tonė. E dyta lypte bujė dhe zhurmė. Tek gjendeshim ndėrmjet dy udhėve, tek pėrpiqeshim herė me veten tonė, herė me sjelljet verbėrore dhe fanatike tė Tyrqve tė Rinj, herė me pritat e ngrehura prej fqinjėve, kėrcėllima e luftės ballkanike i dha zjarrin barutit. Lufta po ngjante bash me njė sukses, qoftė dhe i pjesshėm, ishte fituar mbi Tyrqinė, kur qeveria e Stambollit po ulesh pėrpara kėrkesave nacionale tė shqiptarėve. Edhe lufta ballkanike kėrciste pėr tė ndaluar kėtė realizim tė rivendikimeve tė Shqipėrisė. Nė atė zjarr, si edhe kurdoherė qė flakėron shtėpia, duhesh tė shpėtonim ē'tė ishte e mundur, Indipendenca jonė na gjente pėrpara njė faktori tė vetėm, njė ndalim qė kishte zėnė vendin e tė treve tė mėparshėm: tani mė s'bėhesh fjalė as pėr dominatorin e Bosforit qė nuk pėrfaqėsohesh prej ndonjė fuqie, as edhe prej veprės sė brendshme tė shqiptarėve, tė cilėt rreziku i beftė po i bashkonte nė njė tė vetėm aspiratė: shpėtimi nė indipendencė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė