Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-07, 10:42   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kur Ismail Qemali deshi ta ndante Shqiperin ne kantone

Pengesat nga Greqia

Nuk mundim kėtu tė mos kujtojmė me njė lavdi tė mallėngjyshme tė posaēme taborin e Gjinokastrės qė, duke kuptuar detyrėn e tij pėrkundrejt mėmėdheut, flamurit dhe shtetit, u bė prapė gati tė vejė nė llogorete Janinės t'i verė krahėrorin obuzeve dhe mitralozit dhe nė qoftė se ky vendim i tyre mbeti pa zbatim praktik, faji ėshtė i fatit qė plotėsoi rėnien e Janinės. Tė mbetur, ose mė mirė, tė lindur pa fuqi pėr mbrojtjen e trashėgimit tė stėrgjyshėve, shqiptarėve s'u paraqitesh veēse fuqia e drejtėsisė: ishin tė shtrėnguar qė tė vėnė gjithė shpresėn e tyre te gjykatorja qė u shfaqesh nėn formėn e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr. Kriza e arritur nė njė formė akute, rreziku imediat me gjithė tė kėqijat e luftrave ballkanike, na shtrėngonin qė tė ngremė duart drejt tė mėdhenjve qė rrinin rreth tryezės diplomatike. Padyshim ėshtė njė fatkeqėsi e madhe pėr njė popull tė verė gjithė besimin e tij te njė i huaj, tė presė shpėtimin e tij prej njė dore tė tretė. Gjendeshim larg atyre luftimeve-qofshin dhe me therori e dėshpėrim, mė mirė akoma, bash prej atyre pėrleshjeve tė pėrgjakta-nė tė cilat zgjohet dhe mprehet ndėrgjegjja kombiare, ata rreziqe tė pėrbashkta qė ngurosin njėsinė, forcojnė karakterin dhe mbėrthejnė solidaritetin. Cirkonstancat nė tė cilat ishte shpejtuar lindja e shtetit tė ri, kriza e flakėruar qė s'e linte tė shohė gjėkund ndonjė ndihmė tė brendshme, po ngjallte njė mentalitet tė regretushėm, ay i "hė pėr hėsė" i "provizores", e shpresimit vetėm prej "Evropės", qė s'u bėmė vetė, po na bėnė tė tjerėt, besim, pa dyshim, jo i pėrshtatun realitetit tė atij fakti qė dėshmonte pėr njė pėrpjekje mė tepėr se tri herė dhjetėvjeēare po edhe mė komod, me mė pak mundime. Nė kėto kondita dhe ditėn qė njė vapor grek pėrpiqesh tė priste kabllin telegrafik tė Vlorės (tė vetmin mjet komunikimi me botėn e jashtme) u dėrguan rivendikimet delegatėve qė ishin emėrua pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė: kufijtė e Shqipėrisė nė truallin etnografik; indipendenca e plotė e shtetit tė ri. Rivendikimet e formuluara nė atė telegraf ishin njė program pėr politikėn e ndjekur prej Shqipėrisė, njė program plotėsimi i tė cilit vėrtet dipendonte prej fuqisė dhe qejfit tė tė tjerėve. Nė orėn kur po shkrojmė kėto rradhė, procesverbalet e Konferencės sė Londrės akoma s'janė botuar qė tė dijmė faqen e brendshme tė politikės sė lojtur prej tė dy palė shteteve. Por s'duhet tė ketė njeriu njė imagjinatė tė madhe pėr tė kuptuar se mamitė qė kryesonin lindjen tonė kishin kujdes fare tė kundėrt dhe jo kurdoherė konform me gjallimin e foshnjes. Nė qoftė se nė ēėshtjen tokėsore, ajo e kufinjve, Shqipėria e re ishte fare e pafuqishme dhe zgjidhja e saj dipendonte prej vullnetit dhe interesave tė Fuqive tė Mėdha, mbi pikėn e statusit tė shtetit tė ri mund tė thuhet se dėshira e vetė shqiptarėve nuk qe fare pėr t'u neglizuar. Opinioni ishte i theksuar nė Vlorė: njė mbret i huaj; as komisar i Fuqive tė Mėdha, as njė princ nėn suzerenitetin otoman, as edhe njė sovran mysliman. Kjo pikė e fundit s'ishte pėr t'u habitur; meritonte njė vėrejtje: Zihjet dhe luftimet ndėrmjet shqiptarėve dhe tyrqve qenė njė konflikt ndėrmjet orinetit dhe oksidentit. Autoritetet e Stambollit donin tė na orientalizojnė me fenė, me konviksionet politike, me shkronjat e tyre dhe ne kundėrqėndronim, se e njihnim qė s'kishim gjė tė pėrbashkėt me Orientin; pa ditur, dhe instiktėrisht, e ndienim veten tonė tė ndarė prej tyrqve, njė race tė Oksidentit. Nuk mundnim tė kemi njė mentalitet nė kundėrshtim me parimin e racės. Nuk qe e mundur pėr shtetin e ri, qė shkėpuste ēdo marrėdhanie me Orientin dhe sundimin e njė mbretėrie orientale, tė pranonte kandidaturėn e njė princi mysliman dhe oriental: do tė ishte mohimi i vullnetit tė pėrparimit, i dėshirės tė bėhemi njė faktor ndėrmjet kombeve dhe shteteve tė Ballkanit, tė asaj pjese tė Europės".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė