Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-09, 17:03   #9
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

Titulli: Vargje Nga Poeti Lirik Xhelal Ferizi
Titulli: Vargje Nga Poeti Lirik Xhelal Ferizi
E nėse dua dikund ndoj fe
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''
kushtuar gjuhes shqipe
'''''''''''''''''''''''''''''''''
Autori xhelal ferizi
------------------
E nė se dua dikund ndoj fe
qė njeh zot e dashuri
e dua shqipen tė bukuren rrke
ku buron ku i thonė shqipni
''''''''''''''''''''''''
ku buron mbi gurė e dhe
qė i lmon zemrat fushė e malit
ajo ėsht ma e bukura fe
tue cicėrue shkoftė djal pas djalit
'''''''''''''''''''
e dua tė kthjellur porsi qielli
nė kaltėrsi kur qelet motit
ate e duan edhe hana e dielli
ėsht dhuratė e shejtė e zotit
'''''''''''''''''''''''''
i thonė shqipe asaj feje
kahdo rrin ajo me dy krena
porsi gjaku qė rrejdh n' deje
ajo mua mė rrejdhė ndėr vena
''''''''''''''''''''''''
e mos e shkruaj o i madhi zot
ndoj bizarė me ma shėmtue
e ma ruaj nder jetė e mot
porsi zogun tue ligjrue
''''''''''''''''''''''''''''
se ma e bukura ėsht ballkanit
se ma e bukura ėsht n' hapsira
qė buroj prej ilirianit
zogzė nė europė qė kndon ma e mira
'''''''''''''''''''''''
e na e mbanė gjallė sqepekrruta
ajo ėsht si rrfeja e motit
e ka folė me zjarrė teuta
edhe donika e kastriotit
'''''''''''''''''''''''''
prandaj fort ia dua hjeshinė

se e ka folė ai skenderbe
ajo e joshė vet perendinė
kur ligjron ėmbėl mbi dhe
'''''''''''''''''''''''''''''''
veq pėr te mua m' derdhet loti
e nuk vdes per tjetėr fe
eh ma ruajshin stina e moti
sa tė ket diell e qiell e dhe
''''''''''''''''''''''''
edhe kur shqip mė dėnesė damari
ka hjeshi ndenja shqiptare
se ma nxjerrė lotin prej ari
ma bėn zemren gurrė kombtare
''''''''''''''''''
e sa tė jet mbi dhe qeliku
qė vringllon e ai baroti
nėpėr kambė se merr armiku
se ėsht ma e bukura fe prej zoti
'''''''''''''''''''
prandaj thuani fe shqiptare
ajo qoftė gjithmonė bekue
e si'q kndojnė zogjt n' pėr behare
i shkoftė moti tue ligjrue
'''''''''''''''''''''''
kahdo e para ajo nder yje
porsi e arit rrezanija
porsi ushtima e ndoj stuhije
e shtynė detin si duhija
''''''''''''''''''''
ajo ushtue ka nder beteja
si vullkanet me termete
kjo ėsht e shejta e imja feja
qė i ka dridhur tokė e dete
''''''''''''''''''''''
ėsht e bukur karajfile
si magjike ta lmon jeten
desht me e tha koha kopile
mu ne zemer me i ngulė zhgjeten
'''''''''''''''''''''
ah ma ruaj zot kėt ikonė
siq ja ruajte kastriotit
tė jet kushtrim i tokes tonė
sa tė jen prore stin't e motit
--------
e kahdo nė secilen rreze
porsi ndahen ato degė
damarė shqipje fe nder breze
rrjedhe nder deje si lang n' shegė
''''''''''''''''
kahdo shkofsh tue ėmbėlsue
ndjenjė tė bardhė tė lashtė prej t' parit
fe shejtnore nė gjak tue lmue
pėr atdhe ndjenjat t' shqiptarit
------------
kahdo mi lidhsh ti toskė e gegė
mu bėfsh farė nė shpirtė shqiptari
pėr ty zogjt kndofshin mbi degė
e mos tė shkeltė mbi dhe tradhtari
'''''''''''''''''''''''
se si gjamė je e atij deti
kur hidhrim tė qet armiku
nuk tė ka shtrue krajli as mbreti
e mos tė shtroftė kurr meteliku
''''''''''''''''''
ti je vulė per kah lashtsia
ti je e para e shejta fe
kur mbi dhe u nis njerzia
para diellit ti je le
''''''''''''''''
prandaj tjeter nuk e due
edhe zoti m' ndigjon n' hater
e mbarė etnija me ma rue
t' mos ja qet hasmi kryet n'sater
------------
se n' kėt gjuhė qė e buroj qielli
edhe ai dielli rrezatarė
ka me u njoftė bota kah filli
me kreni tue kenė shqiptarė
--------
ruane o fise ju shqiptare
siq ruan yjet stina e moti
neper kohra tė rrin krenare
porsi drita nė at ag zoti
----------
e mos e lenii kurrė me u tha
si ndoj krande a shkarpė pylli
rrini nė gaz gjith pa ja nda
si i rrin shėndritshėm hanes ylli

prandaj hatrin t'ė ati zoti
pse o shqiptarė me e turbullue
mbajė kėt gjuhė si dritė ag' moti
n' kangė shejtrie tue ligjrue
---------
e trashigoja fmiut tė djepit
e deri sa t' enden ndjenjat prore
le tė ju shkrepė si rrfeja shkrepit
pėr liri tė tok's arbnore
---------
e nė gjuhė tjera s 'ėsht nevoja
si lypsari me lakmue
se as ma te bukurat tė botes shtroja
s' dijnė si shqipja me vizllue
--------
prandaj kndoja trashgimtarit
se muzikė kjo ėsht pėr yje
e kah dheu e toka e t' parit
do t' jehoj nder lugje e pyje
'''''''''''''''''''
e ma e bukur nuk do t' kndohet
damarė yjesh me que peshė
as mbi dhe kshtu s' do t' ligjrohet
porsi diell si kjo me u veshė
'''''''''''''''''''''
prandaj rrnoftė gjuha shqiptare
zemrat trime qė i ndezė n' mote
porsi e qiellit rrfe zhgjetare
porsi shpata kastriote
'''''''''''''''''''
e i mbajtė famen perendija
me te i lidhtė zemrat shqiptare
kahdo etnike shndrittė shqipnija
u bėft fe e dritė kombtare
--------------
vargje lirike artistike shqiptare
nga autori xhelal ferizi
liriku i harruar shqiptarė nė mėrgim - penda shqiptare
-----------------------------
Tė nderuar bashkatdhetarė
ju lutem mė falni pėr gabimet nganjiher naten po me mundon gjumi e po gaboj ne shkrime nga tastatura sepse te gjitha shkrimet nuk po arrij ti kontrollioj si duhet
keto vargje me titull e nėse dikund dua ndoj fe
i pėrmirsova ėsht tash kjo pa gabime qe i kushtohet gjuhes se bukur shqipe dhe ju duhet ta kuptoni se duhet ta poerkrahbi autorin lirk ne shum drejtime se mjaft keni ndejtur heshtur tash ka ardh koha me nex e dielli per ne shqiptarėt e te bashkohemi sa ma mirė duke na buzqeshur fatet e reja te kohrave tona qe vijnė
lexoni knaqeni zemren tuaj me vargjet ekulluara shqiptare
duajeni dhe kultivojeni gjuhene bukur shqipe sepsee sht gurra ma magjike ne botė ajo mund ta bej yllė muziken artin teatrin filmin jeten poezin bukurin ka fuqi magjike shtrengojeni fort ne gji se esht margarotari ma me vlerė ne bote te jeni krenar ju shqiptar qe e keni ket mahni mbrojeni fort nga armiqt e shum sa ma shum te ju sulmojn armiqt aq ma shum ju forcojnė
-----------------

Lexoni tregoni shoqes dhe shokut e kahdo te njohurve kontaktoni lirikun
ne emailin [email protected]
dhe dijeni s e liriku juaj me vite u bllokua dhe ju bllokua penda nga kohrat e liga
te mbrapshta
sikur penda e lirikut te ishte e papenguar me fuqinė qė e pat nė rini -sot librat do ishin me lirika magjike -shum te bukura
e seclli do ta kishte librin me dashuri- duke e mbajt me vete e duke e lexuar per ta knaqur shpirtin e ti -
me rrezet e bukura varg magjike qe un i lidhja ne vargjet ather-
por koha politike- disa her me rrezoj ne jetė- por edhe smirzijtė gjelozėt njerit e papaster ne shpirtė edhe sot po vazhdojn te sillen -
e un kshtu rrxou e qou -ka pas raste kur kam bė pauza te gjata -dhe nuk kam shkruar- pastaj ne burg nuk mund te shkruaja at qka doja -se te ikte koka ather- ishin kohra ku gėrshėrėt rrini n gati per kokat shqiptare- e nuk merrej vesh- sikur te prehej nji leter e zakonshme
---------
vbrep_register("540479")
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė