Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-06, 19:17   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Identiteti kombėtar dhe procesi i globalizimit

Ideja e kėtij shkrimi mė lindi pas njė e-maili qė njė mikja ime australiane, profesore nga Sydney, mė dėrgoi nga Australia. Ndėrmjet tė tjerash mė tregonte pėr njė komunitet tė madh shqiptarėsh me tė cilėt ajo kishte zėnė shpejt miqėsi (rreth 350 vetė) dhe tė cilėt organizonin parti festive herė pas here pėr tė nxjerrė mallin e vendlindjes edhe ne kėtė skaj tė largėt. Gjysma, sipas mikes sime, ishin shqiptarė nga trojet, kryesisht kosovarė, ndėrsa tė tjerėt shqiptarė, kryesisht nga Shkodra. Ajo qė i kishte bėrė mė tepėr pėrshtypje mikes sime australiane ishte fakti qė ndėrsa kosovarėt pėrpiqeshin nė ēdo rast tė tregonin “shqiptarizmin” e tyre, shqiptarėt “vuanin” tė tregonin anėn e tyre kozmopolite dhe tė “emancipuar”, pro perėndimore dhe larg kompleksitetit nacionalist ballkanik. Si pėr ta ilustruar kėtė ajo sillte rastin e kėndimit tė himnit kombėtar ku kosovarėt ēoheshin nė kėmbė dhe kėndonin me dorė nė zemėr, ndėrsa shqiptarėt (nė prani tė tė huajve tė ftuar) tregonin “emancipimin” e tyre, duke refuzuar tė bėnin tė njėjtėn gjė. Profesorja australiane, qė pėr hir tė sė vėrtetės ka kaluar disa vite kėtu nė Shqipėri,. ishte habitur me kėtė lloj sjelljeje tė dyzuar nga ana e shqiptarėve dhe mė pyeste nėse gjithashtu e kisha vėnė re kėtė fenomen gjatė qėndrimit tim nė SHBA.
Me thėnė tė drejtėn, ky fenomen, pra nacionalizmi, shpesh i theksuar i kosovarėve nga njėra anė dhe indiferentizmi ndaj shenjave apo simboleve kombėtare i shqiptarėve nga kjo anė e kufirit (sidomos tė rinjve) nga ana tjetėr, ėshtė njė fenomen aspak i huaj. Madje pėr tė, kėtu nė Shqipėri bėhet edhe humor nė spektakle tė tilla si “Portokalli” apo nė forma barcaletash qė i dėgjon rėndom. Por arsyeja qė ky e-mail mė intrigoi ėshtė se erdhi nė tė njėjtėn kohė kur po lexoj disa fragmente nga libri “Leksusi dhe Pema e Ullirit” (The Lexus and the Olive Tree) te autorit amerikan Thomas L. Friedman, tė mbiquajtur ndryshe “Bibla” e Globalizimit pėr shkak tė shpjegimit logjik dhe mjaft tė thjeshtė qė i bėn fenomenit te Globalizimit dhe impaktit apo revolucionit qė solli nė mėnyrėn e tė menduarit nė World Politics. Autori, i cili ka fituar dy herė cmimin Pulitzer si gazetar i New York Times, pėr mbulimin e ngjarjeve tė Beirutit dhe konfliktin Izraelito-Palestinez, donte thjesht tė analizonte beneficet dhe dėmet qė ky proces sillte nė jetėn e njerėzve tė thjeshtė anembanė globit, pa dashur tė hidhte teorira tė reja mbi kėtė fushė relativisht tė re tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Por faktikisht ideja kryesore e tij nė kėtė libėr qė ekzistojnė dy lloj forcash nė kėtė erė tė re globalizimi, (ato qė i kanė hipur trenit tė integrimit nė kėtė proces dhe ato qė synojnė ta bllokojnė kėtė tren) ngjiti si pėr ēudi dhe mund tė shpjegojė—sipas mendimit tim—edhe shkakun e sjelljes sė “dyzuar” ndėrmjet shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe atyre tė Kosovės.
Lidhja nė pamje tė parė duket si irracionale, por ėshtė pikėrisht fenomeni i globalizimit nė kompleksitetin e tij ai qė ndėrton sjellje tė caktuara tė individėve e komuniteteve tė ndryshėm nė raport me botėn. Kosovarėt pėr shembull shfrytėzojnė ēdo rast pėr tė treguar identitetin e tyre kombėtar, shpesh tė nėpėrkėmbur, tė ndrydhur, tė mohuar apo tė vrarė nėn “apartheidin” opresiv dhe mbytės serb, duke treguar njėkohėsisht vitalitetin dhe rezistencėn e tyre pėr mos-asimilim. Por pikėrisht kjo dėshirė e tyre legjitime pėr ruajtjen e identitetit kombėtar, mund tė konsiderohet si frenuese ndaj procesit tė Globalizimit i cili gjen njė nga shprehjet e tij mė tė goditura nė modelin e Bashkimit Evropian nė tė cilin i gjithė rajoni i Ballkanit Perėndimor synon tė integrohet njė ditė. Sipas Massimo D’Alemės, ish-kryeministrit italian qė luajti njė rol aktiv gjatė konfliktit tė fundit serbo-kosovar, kėrkesa pėr pavarėsi tė Kosovės ėshtė njė hap frenimi pėr sa i pėrket integrimit tė rajonit si njė bllok i vetėm nė BE. Tė njėjtin mendim me tė ndan edhe kryeministri bullgar, Stanishev, dhe pjesa mė e madhe e liderėve evropianė (me ndonjė pėrjashtim si rasti i Zvicrės), tė cilėt mendojnė se nė kėtė erė tė re globalizimi, kėrkimi i ndryshimit ekzistues tė kufijve do ishte njė hap sa anakronik aq edhe i dėmshėm nė krijimin e precedentėve tė rrezikshėm nė kėtė drejtim. Kjo vjen edhe si rezultat i propagandės efikase serbe siē e kam pėrmendur nė njė shkrim tjetėr. P.sh. Kryeministri bullgar, Stanishev nxori konkluzionin e mėsipėrm vetėm pas takimit qė pati me Koshtunicės nė Sofje rreth njė muaj mė parė. “Teoritė janė gjithmonė pėr dikė dhe pėr njė qėllim tė caktuar”—thotė Robert Cox. Gjithsesi, ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet ėshtė se kosovarėt nuk mund tė kėrkojnė njė integrim sa mė tė shpejtė nė BE. dhe tė synojnė kėshtu tė kapin nė kohė trenin supersonik tė globalizimit pa arritur para sė gjithash krijimin e njė identiteti tė pavarur kombėtar dhe tė demonstrojnė aftėsi shtet-formuese aq tė nevojshme aktualisht. Shembulli i Kosovės gjithashtu nuk mund tė shėrbejė si precedent nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr ndryshimin e kufijve aktualė, pasi ėshtė njė rast sa unikal, aq edhe i “i pazgjidhur”, ēka nėnkupton se nuk ka raste analoge nė botė qė tė kenė ngjashmėri pėr sa i pėrket statusit tė tyre aktual. Pra, vetėm njė status i ri i Kosovės, statusi i njė shteti tė pavarur, mund tė sjellė krijimin e njė shteti-komb tė mirėfilltė kosovar dhe ndryshe nga frikėrat apo dyshimet se kjo mund tė frenonte procesin integrimit jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė rajonit, unė mendoj se kjo veē do tė pėrshpejtonte integrimin, bashkėpunimin rajonal dhe pėrqafimin e trenit supersonik te globalizimit. Nė fund tė fundit, shkolla e realizmit nė marr. ndėrkombėtare mbetet sot shkolla me pasuesit mė tė shumtė dhe kjo shkollė vė theksin pikėrisht te fakti qė shtetet-kombe (the nation-states), janė dhe do ngelen gjithnjė faktorė pėrcaktues tė politikave botėrore. Dhe pikėrisht kėtu del edhe dėshira apo vullneti i kosovarėve pėr tė demonstruar nė ēdo rast (sidomos ne vend tė huaj), identitetin e tyre kombėtar, si njė identitet kombėtar krejtėsisht tė dallueshėm nga ai serb. Kjo nė njė farė mėnyre ėshtė edhe njė diplomaci publike e mirėfilltė dhe synon qė krahas ndenjės sė krenarisė kombėtare tė “impresionojė” edhe tė huajt qė kanė rastin tė gjenden nė festa shqiptare, si rasti i mikeshės sime australiane, (pse jo dhe t’i ndikojė ata).
Ndėrsa ne shqiptarėt e kėsaj ane tė kufirit, tė ndrydhur nga vetizolimi 50-vjeēar dhe tranzicioni i tyre i stėrzgjatur 15-vjeēar i cili veēse ka penguar integrimin tonė nė tregun dhe vlerat globale (sidomos perėndimore), kėrkojmė me ēdo kusht tė tregojmė anėn tonė kozmopolite, metropolitane, perėndimore, tė bindur se kjo do na bėjė mė tė pranueshėm dhe do na sjellė mė shpejt integrimin. Ne duam t’i tregojmė botės perėndimore se pavarėsisht barrierave qė na ndajnė, zhvillimeve historike apo veēantive kulturore, ne pėrkasim pikėrisht atje, se jemi pjesė e vlerave te “Konsensusit tė Washingtonit” (Washington Consensus) dhe se historia ka qenė e padrejtė qė na ka ndarė nga kėto vlera dhe s’na ka lejuar tė kapim trenin nė kohė. Pra, e thėnė ndryshe, kosovarėt nė epokėn e globalizimit janė nė kėrkim tė identitetit tė tyre kombėtar, padrejtėsisht tė mohuar pėr dekada tė tėra dhe vetėm mė pas pėr njė integrim tė tyre si njė “nation-state” i mirėfilltė nė “familjen” e kombeve, OKB apo nė Bashkimin Evropian. Pėr ata ėshtė e papranueshme ta realizojnė njė gjė tė tillė si pjesė e shtetit serb, qoftė edhe vetėm formalisht, pasi e drejta e tyre pėr vet-vendosje dhe aftėsia e tyre shtet-formuese nė rastin mė tė mirė do nėpėrkėmbej dhe sakrificat e tyre pėr liri do rezultonin tė kota. Ndėrsa shqiptarėt , qė e kanė pasur shtetin-komb tė tyre qė prej 1912, por iu ka munguar lėvizja e lirė dhe integrimi ekonomiko-kulturor janė “tė etur” t’i tregojnė Perėndimit se ne pėrkasim atje dhe kėtė e shfaqin sa herė iu bie rasti tė jenė nė prani tė tė huajve, duke u pėrpjekur tė tregojmė qė komplekset ballkanike nuk kanė lidhje me ne.
Pėr ta mbyllur dua tė them se kjo qe pėrgjigja nė vija tė trasha qė i ktheva e-mailit tė mikes sime, profesores australiane qė ishte ēuditur nga sjellja “e dyzuar” e shqiptarėve tė Australisė. Nė erėn e globalizimit sipas Friedmanit ka grupe apo kombe qė duan kohė tė pėrshtaten pėr shkak se koha ka punuar kundėr tyre, duke i lėnė ata tė papėrgatitur pėr tė kapur trenin e globalizimit dhe kėta duhen ndihmuar pėr ta arritur kėtė tren. Nga ana tjetėr ka popuj qė janė tė gatshėm, madje “tė etur” pėr ta arritur sa mė parė kėtė tren, por faktorė tė ndryshėm e pengojnė kėtė proces. Ėshtė sidomos nė tė mirėn e vendeve tė zhvilluara, sipas Friedmanit, tė ndihmojnė kėto grupe dhe popuj tė kapin trenin e zhvillimit dhe progresit, ēka do i integronte kėta tė fundit mė shpejt nė tregun dhe vlerat globale dhe do i kthente nė partnerė tė mirėfilltė dhe tė besueshėm, duke iu dhėnė kėshtu zgjidhje problemeve “tė pazgjidhura”.



Ilir Kalemaj
08/01/2006


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante