Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-06, 15:36   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ambasadorja Ris: "Biznesi amerikan do tė angazhojė nė kėtė investim 600 milionė USD"

Projekti pėrmbush nevojat pėr gaz e energji

Mbėshtetja pėr projektin ėshtė nė ditėn e saj mė tė mirė dhe asgjė nuk mund tė na bėnte mė shumė tė lumtur se kaq, thonė pėrfaqėsuesit e ASG Power SA. Gatishmėria e gjetur pėr realizimin e kėtij projekti i bėn nder qeverisė shqiptare dhe partnerėve tė saj strategjike, ku ASG Power veēon pėrfaqėsinė diplomatike dhe zyrėn ekonomike amerikane nė Tiranė.
Edhe pse nė Shqipėri prej 3 vitesh, problemi kryesor i projektit deri tani ka qenė vend-vendosja e qartė e tij. Nė bashkėpunim me partnerėt zbatues, SAIPEM- Grupi ENI, kompania ka shpenzuar deri tani disa milionė dollarė pėr tė bėrė vlerėsimet teknike tė terreneve tė ndryshme qė u janė propozuar herė pas here. Qeveria Berisha pėrfundimisht propozoi pėr kėtė investim zonėn pranė grykėderdhjes sė lumit Seman.
Duke i falenderuar madje pėr durimin e treguar, kryeministri Berisha shprehu kėnaqėsinė e tij pėr shanset qė njė investim i tillė serioz ofron pėr ekonominė vendase dhe nė tėrėsi pėr realitetin ekonomik shqiptar.
"Me konsorciumin gjetėm njė mirėkuptim tė shpejtė pėr vendin e ndėrtimit tė kėtij termocentrali me gaz likuid shumė tė fuqishėm. Unė i siguroj se do i mbėshtesim fuqimisht qė kėtė ėndėrr tė tyre tė madhe ta bėjnė sa mė shpejt realitet... Qeveria shqiptare, nėnvizoi kryeministri do tė mbėshtesė fuqishėm pėrpjekjet pėr tė realizuar kėtė projekt tė madh. Ky ėshtė njė nga investimet mė tė mirėpritura dhe mė tė rėndėsishme qė bėhet nė Shqipėri, dhe jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr rajonin nė tėrėsi", deklaroi zoti Berisha.
Ambasadorja e SHBA nė Tiranė, Marsi Ries, tha nė hapje tė veprimtarisė se ky projekt ėshtė njė mbėshtetje e rėndėsishme pėr ekonominė shqiptare.
"Ky projekt ėshtė investimi mė i madh qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė Shqipėri. Ky investim do ta bėjė Shqipėrinė njė faktor tė rėndėsishėm pėr energjitikėn nė Europė dhe do tė mbėshtesė investime tė tjera qė do tė vijnė kėtu... Ēka ėshtė e rėndėsishme, nėnvizoi ambasadorja, ėshtė fakti qė nė pėrfundimin e kėtij projekti mund tė ofrohet energji e mjaftueshme, pėr tė gjitha nevojat qė Shqipėria ka pėr energji dhe pėr gaz". Ambasadorja Ries tha se, qeveria amerikane rithekson me kėtė rast mbėshtetjen e saj pėr rritjen e ekonomisė shqiptare. "Kjo ėshtė gjithashtu njė diēka e mirė pėr biznesin amerikan, i cili po merr pjesė nė kėtė projekt me afro 600 milionė USD. Pjesėmarrja e US EXIM Bank (Banka e Eksport-Importit e SHBA) hap mundėsi tė tjera pėr investime tė reja tė kompanive amerikane", tha ambasadorja amerikane nė Tiranė.
Tė pyetur nėse ndihen tė lodhur nga vonesat pėrballė administratave shqiptare, pėrfaqėsuesit e ASG Power pėrgjigjen thjesht se, "Eshtė mirė gjithēka qė pėrfundon mirė".
"Sikur tė kishim trokitur nė dyert e administratės nė Itali, vonesat pėr realizimin e projektit do tė kishin qenė edhe mė tė mėdha", thotė gjithnjė i gatshėm pėr t'iu pėrgjgjur pyetjeve tona zoti Agim Gjinali.
Gjatė bisedave pas ceremonisė me drejtues tė ASG Power, kryeministri Berisha ka risiguruar ata dhe ambasadoren amerikane nė Tiranė, se qeveria qė ai drejton ėshtė thellėsisht e angazhuar pėr ta bėrė realitet shndėrrimin e Shqipėrisė nė vendin mė mikpritės tė investimeve tė huaja.
Drejtori i kompanisė ASG Power SA, theksoi nė prezantimin e tij se me kėtė projekt "Ne i ofrojmė Shqipėrisė njė shans tė rėndėsishėm zhvillimi dhe presim prej saj dhe qeverisė sė saj partneritetin e natyrshėm, ku respektohen afatet, procedurat dhe ligji pėr tė maksimalizuar shanset e pėrbashkėta. Mirėkuptimi dhe gatishmėria e qeverisė shqiptare pėr ta sjellė nė jetė kėtė investim janė pėr ne njė detyrim i drejtpėrdrejtė pėr tė pėrmbushur angazhimet e marra dhe pėr tė ofruar atė qė pritet prej nesh. Jemi tė lumtur qė na jepet ky shans".



Me sy nga biznesi vendas

Por megjithė mbėshtetjen e lartė pėr kėtė investim tė rėndėsishėm tė huaj, zoti Berisha ka preferuar t'u pėrsėrisė drejtuesve tė ASG Power SA kėrkesėn pėr asistentė qė nė fazėn zbatimore tė projektit biznesi shqiptar tė pėrfshihet me krejt pėrvojėn dhe kapacitetet e tij pėr tė rritur shkallėn e pėrfitueshmėrisė kombėtare prej kėtij investimi. "Unė jam i sigurt, tha zoti Berisha, se biznesi shqiptar e ka arritur tashmė qoftė pjekurinė ashtu edhe pėrmasėn pėr tė qenė njė partner i vėrtetė nė zhvillimin dhe realizimin e kėtyre projekteve madhore, qė paraqesin interes si nė fazėn zbatimore ashtu edhe nė atė tė shfrytėzimit".
Sipas kryeministrit, i cili gjeti nė kėtė qasje edhe mbėshtetjen e pėrfaqėsuesve tė biznesit vendas, kompanitė shqiptare mund tė ishin njė partner real i ASG Power pėr tė realizuar ndėrtimin e veprės, ashtu edhe pėr tė investuar nė tė. Dine Fratari, president i Konfindustria-s Shqiptare, tha nė kėto takime tė vogla miqėsore se, biznesi shqiptar ka njė aftėsi financiare qė mund tė arrijė nė afro njė miliard Euro dhe mund tė pėrfshihet shumė mirė nė investime tė tilla strategjike. Impjanti i gazit nė zonėn e Fierit sipas specialistėve tė Ministrisė sė Ekonomisė nėnkupton gjithashtu njė shans real qė mund tė ringjallte industrinė petrokimike dhe industritė e tjera nė Fier, "ėshtė shumė mė tepėr se thjesht njė TEC apo gazsjellės", thotė ing.Miltiadh Mata. Eshtė njė shans i ri dhe tejet optimist pėr ringjalljen e njė sėrė industrish qė sot vuajnė mungesėn e gazit natyror. Nė impaktin e pėrgjithshėm, kjo ngjarje e tejkalon pėrmasėn e njė kompanie. Ajo i pėrket gjithė ekonomisė sė vendit".
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė