Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 12:59   #24
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim

Rugova do të varroset nesër
Prishtinë, 25.01.2006, 12:45


Rreth 40 delegacione të shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të jenë të pranishëm të enjten në Prishtinë në lamtumirën e fundit për kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova, lajmëroi sot Këshilli për varrim i Qeverisë kosovare.

Maqedoninë në varrimin e Rugovës duhet ta përfaqësojë shefi i shtetit Branko Cërvenkovski, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe liderët politik shqiptarë në vend.

Janë paralajmëruar edhe burrështetas dhe përfaqësues të lartë të qeverive nga thuajse të gjitha vendet e rajonit, si dhe nga Bashkimi Evropian në emër të të cilave në varrimin do të jenë të pranishëm përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Havier Solana dhe komesari për Zgjerim, Oli Ren.

Mbetet e hapur çështja nëse në varrimin do të jetë i pranishëm kryetari i Serbisë Boris Tadiq, i cili shprehu dëshirë dhe për këtë kërkoi leje nga UNMIK-u.

Pas shpalljes së lajmit se Këshilli për varrim i Qeverisë së Kosovës ka refuzuar kërkesën e Tadiqit, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen deklaroi se vendimi për këtë mbetet në familjen e Rugovës.

"Familja e kryetarit të ndjerë të Kosovës është ajo që duhet të vendosë nëse kryetari serb do të jetë i pranishëm në varrimin", deklaroi mbrëmë Peterseni pas takimit në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci.

Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova do të varroset të enjten pasdite në varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në lagjen Velani të Prishtinës.

Shoqatat kosovare të veteranëve të UÇK-së sot përmes kumtesës porositën se janë kundër asaj që Rugova të varroset në varrezat në Velani.

Mediumet kosovare lajmërojnë se edhe krahas rezistencës së veteranëve të UÇK-së, punët rreth ceremonisë së nesërme zhvillohen me dinamikën e duhur.

Varrimi i Rugovës, në pajtim me dëshirën e anëtarëve të familjes së tij më të ngushtë, do të bëhet pa ceremoni fetare.

Në varrimin është paraparë të flasin pesë udhëheqës, prej të cilëve tani për tani është e njohur se do të mbajnë fjalim shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen dhe kryetari i Kuvendit Nexhat Daci.

Televizioni i Maqedonisë (TVM) me teknikë dhe personel do t`i ndihmojë Televizionit të Kosovës (RTK) në realizimin e transmetimit të ceremonisë mortore që drejtpërdrejt do të emetohet në programin në gjuhën shqipe të TVM-së.

Redaksia shqiptare në TVM lajmëroi se do të ndihmohet me dy automjete raportuese, teknikë me 40 persona profesionalë.

Këshilli për varrimin e kryetarit Rugova lajmëroi se aeroporti i Shkupit sot dhe nesër do t`i vihet në ndihmë aeroportit të Prishtinës për arritjen e delegacioneve për varrimin e nesërm.
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė