Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-05-09, 09:41   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

Njė gabim qė bėhet shpesh, sidomos nga gazetarėt, ėshtė qė disa fjalėve tė huaja, qė kanė hyrė nė shqip me njė a dy valenca gjuhėsore, u jepen edhe valenca tė tjera, si nė gjuhėt e huaja. Pėrshembull, termi “argument” nė gjuhėn shqipe ka si kuptim kryesor “njė arsyetim qė pėrdoret pėr tė vėrtetuar ose pėr tė kundėrshtuar njė mendim”, mirėpo, nėn ndikimin e disa gjuhėve tė tjera, nė shumė emisione lajmesh thuhet qė “kalojmė nė njė argument tjetėr”, kur duhet tė thuhet qė “kalojmė nė njė temė tjetėr”. Po kėshtu, fjala “develop” pėrkthehet nga anglishtja pothuajse gjithmonė “zhvillim”, kur ajo, sipas rastit e rrethanave, duhet tė pėrkthehet edhe me disa fjalė tė tjera, si “hartoj” (njė program, njė projekt etj.), “shtjelloj” (njė temė, njė mendim), “pėrsos” (diēka), “pėrhap” (njė sėmundje a epidemi), “shfrytėzoj” (njė minierė), “sqaroj”, “zbuloj” a “bėj tė qartė” (njė fakt) etj.

Disa fjalėve nganjėherė u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet “Yzberisht”, nė vend tė “Yzberish” apo “garazhd”, nė vend tė “garazh” (siē duket ngatėrrohet garazhi me grazhdin). Fjalėve tė tjera u shtohet ndonjė shkronjė nė mes, si, p.sh., fjalės “zviceran” i shtohet njė “i” dhe ajo shqiptohet dhe shkruhet gabimisht “zvicerian”.

Nė fjalė tė tjera zėvendėsohet njė shkronjė me njė tjetėr (r me l, d me t, i me e, e me i, e me a, o me a, c me ē etj.). Pėrshembull: shkruhet e thuhet “albitėr” nė vend tė “arbitėr”, “dakort” (nė akord) nė vend tė “dakord”, “eleminim” nė vend tė “eliminim”, “energjitike” nė vend tė “energjetike”, “dokumenta” nė vend tė “dokumente”, “denancim” nė vend tė “denoncim”, “ēertifikatė” nė vend tė “certifikatė”, “proēes” nė vend tė “proces”, “koefiēient” nė vend tė “koeficient”, “difekt” nė vend tė “defekt” (d-efekt) etj. Te mjaft emra njerėzish i-ja zėvendėsohet me j, si, p.sh., shkruhet “Arjan” nė vend tė “Arian”, “Marjana” nė vend tė “Mariana” etj.

Gabime tė shumta bėhen nė lidhje me gjinitė e emrave. Dihet se disa klasa emrash mashkullorė e ndėrrojnė gjininė nė shumės dhe qė pėrcaktorėt (mbiemrat dhe pėremrat) qė i shoqėrojnė, nė shumės vihen nė gjininė femėrore. Emra tė tillė janė ata qė e bėjnė shumėsin me prapashtesat “e” dhe “ra”. Mirėpo shpesh dėgjojmė, p.sh., qė tė thuhet “talente tė rinj”, “shkrime tė tjerė”, “personazhe publikė”, “shira tė rrėmbyeshėm”, “kėta tre male tė lartė”, nė vend tė “talente tė reja”, “shkrime tė tjera”, “personazhe publike”, “shira tė rrėmbyeshme”, “kėto tri male tė larta”, pėrkatėsisht. Nga ana tjetėr, u ndėrrohet nė mėnyrė tė gabuar gjinia pėrcaktorėve tė disa emrave mashkullorė qė nuk pėrfshihen nė dy klasat e mė sipėrme. Kėshtu, thuhet “kėto tituj”, “ato burra”, “kėto politikanė”, “lekė tė reja”, “objektiva tė qarta” etj., kur duhet tė thuhet “kėta tituj”, “ata burra”, “kėta politikanė”, “lekė tė rinj”, “objektiva tė qartė”. Njė gabim i ngjashėm bėhet me fjalėn “element”, e cila shumėsin zakonisht e bėn me “e”, me pėrjashtim tė rasteve kur flitet pėr njerėz, nė tė cilat e bėn me “ė”. Pra, duhet tė thuhet, p.sh., qė “janė kapur disa elementė tė rrezikshėm kriminalė”, por, nga ana tjetėr, qė “karboni dhe squfuri janė elemente kimike”. Mirėpo rėndom vihen re pėrdorime tė gabuara, madje edhe tė pėrcaktorėve qė e shoqėrojnė emrin element nė shumės (p.sh., “kėto” nė vend tė “kėta” e ansasjelltas). Shmangie nė lidhje me gjininė vėrehet edhe nė pėrdorimin e pėremrin pronor “ynė”, qė shoqėron emrat e gjinisė mashkullore. Ai pothuajse ėshtė hequr nga pėrdorimi, ngaqė shumica e njerėzve thonė “populli jonė”, “vendi jonė”, nė vend tė “populli ynė”, “vendi ynė” etj.

Gabime bėhen edhe me pėrdorimin e ndajfoljes “sepse”. Rėndom pėrdoret togfjalėshi “pėr arsye sepse”, kur duhet thėnė “pėr arsye se”, togfjalėsh qė ėshtė i barabartė me “sepse”. Pra duhet thėnė, p.sh., “nuk erdha sepse…” ose, qė ėshtė njėsoj, “nuk erdha pėr arsye se…” dhe jo “nuk erdha pėr arsye sepse…”. Po kėshtu, nuk duhet pėrdorur togfjalėshi “pėr faktin sepse”, po ai “pėr faktin se”. Me ndajfoljen “sepse” rėndom bėhet edhe njė gabim tjetėr. P.sh., pėr tė lajmėruar mosardhjen thuhet: “ju njoftoj sepse nuk do tė vij”, kur duhet thėnė: “ju njoftoj se nuk do tė vij”.

Shpesh herė vihet re njė pėrdorim i gabuar i apostrofit nė trajtat e shkurtra tė pėrbėra tė pėremrave. Kėshtu, shkruhen gabimisht pa apostrof “t’i” dhe “t’u” (t’i them atij, t’u them atyre) dhe po gabimisht shkruhen me apostrof “ma” dhe “ta” (ma dhe, ta dhashė). Nė shkrimin e trajtave tė shkurtra tė pėrbėra tė vetės sė tretė bėhet njė gabim tjetėr: nė vend tė i-sė pėrdoret j-ja ose kjo shtohet. P.sh., shkruhet “ja dhashė”, nė vend tė “ia dhashė” (atij), “jua dhashė”, nė vend tė “ua dhashė” (atyre) etj.

Parregullsi vėrehet edhe nė pėrdorimin e pėremrit “kush”, i cili duhet tė pėrdoret vetėm pėr njerėz e jo pėr sende, i pa shoqėruar me emra dhe vetėm nė numrin njėjės. P.sh., duhet pyetur “kush e shkroi?”, duke kuptuar njė njeri dhe jo “kush gazetė e shkroi”, po “cila gazetė e shkroi”; duhet shkruar “cili faktor ndikoi” dhe jo “kush faktor ndikoi” etj.

Ngatėrrohen nė tė shkruar dhe numrat arabė (1,2,3..) dhe romakė (I,II,III…). Numrat arabė duhen shkruar me nyje tė pėrparme dhe me mbaresė, kurse numrat romakė pa to, (p.sh.: Kreu i 2-tė ose Kreu II), mirėpo nganjėherė ndeshim qė tė shkruhet: Kreu i II-tė ose Kreu i II etj.

Te deformimet qė i bėhen gjuhės shqipe mund tė ndalet gjatė, pasi ato janė tė shumta dhe janė vėnė nė dukje nė mjaft shkrime nga specialistėt e gjuhės. Fakti qė deformimet bėhen me shumicė edhe nga njerėzit publikė, qė supozohet tė kenė njė nivel tė lartė kulturor, tregon se kultura gjuhėsore te ne ėshtė pėrgjithėsisht e nivelit tė ulėt, gjė qė kėrkon vėmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve pėrkatėse, duke filluar nga ato arsimore. Nga ana tjetėr, edhe vetė personat publikė (dhe jo vetėm kėta), sidomos gazetarėt, duhet tė bėjnė pėrpjekje vetjake pėr rritjen e kulturės sė tyre gjuhėsore, duke e quajtur atė si pjesė pėrbėrėse tė kulturės profesionale. Nė kėtė mes nuk duhet harruar qė gjuha ėshtė njė nga tiparet themelore tė identitetit kombėtar.

Shkruar nga:

Pajtim BEJTJA
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė