Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 18:10   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Shkollat publike apo ato private?

Njerėz me diploma, por tė papėrgatitur pėr punė


Publikuar, 16/06/2013



Studentėt, tė cilėt pėrfundojnė studimet nė Kosovė, duke pėrfshirė kėtu edhe universitetet publike dhe ato private, tė licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, nė shumė raste nuk arrijnė tė fitojnė njohuri tė mjaftueshme dhe tė jenė tė pėrgatitur pėr tregun e punės.

Kėto vlerėsime i japin pėr Radion Evropa e Lirė, ekspertė tė arsimit dhe ekonomisė, si dhe pėrfaqėsues tė bizneseve.

Nė shumė raste, bėjnė tė ditur pėrfaqėsues tė bizneseve, ndodh qė punėkėrkuesit tė jenė tė diplomuar, por jo profesionalė pėr tė punuar nė njė pozitė tė caktuar.

Kryetari i Aleancės Kosovare tė Biznesit, Agim Shahini, thotė pėr Radion Evropa e Lirė se kur pyeten punėdhėnėsit se sa janė tė kėnaqur me punėtorėt, tė cilėt janė tė kualifikuar, shumė herė ndodh qė ata tė ankohen se kėta persona nuk po tregojnė shkathtėsi dhe profesionalizėm.

“Duhet t’i shpjegohet opinionit tė gjerė, e sidomos atyre punėkėrkuesve, tė cilėt kanė njė pėrgatitje shkollore, por nuk ka pėrgatitje profesionale, sepse pjesa praktike pothuajse shumė punėkėrkuesve iu mungon. Kjo vlen sidomos ndaj atyre punėkėrkuesve qė i kanė kryer shkollimet mė herėt, kurse tash teknologjia ėshtė avancuar dhe iu mungojnė trajnimet”, thotė Shahini.

Sistemi i arsimit nė Kosovė nė vazhdimėsi nė shumė raporte tė mekanizmave vendorė dhe ndėrkombėtarė, ėshtė kritikuar pėr nivel tė ulėt tė cilėsisė. Reformat e bėra nė arsim pėr vjet tė tėra, thuhet se nuk kanė dhėnė efekte tė duhura.

Drejtori i Institutit pėr Hulumtime tė Avancuara, Agron Demi, thotė se ėshtė shqetėsues fakti kur studentėt, qė diplomohen, nuk janė tė aftė tė kryejnė punėn pėr tė cilėn janė kualifikuar.

“Pavarėsisht asaj se mbi 60 studentė pėr ēdo vit janė pjesė e Universiteteve, qoftė publike apo private, niveli apo shkathtėsitė qė ata fitojnė, nuk janė tė pėrshtatshme pėr tregun e punės nė vitin 2013, apo viteve tjera pėr shkak se prurjet e reja teknologjike dhe metodat e reja tė punės, janė shkathtėsi, tė cilat universitetet tona nuk po ua mėsojnė studentėve”, vlerėson Demi.

Si rrjedhojė e mosmarrjes sė njohurive tė duhura nė universitetet, shton Demi, ka njė numėr tė madh tė personave tė diplomuar, por tė cilėt nuk janė tė aftė pėr tregun e punės.

“Nė njė vend si Kosova, qė ka 47 pėr qind papunėsi dhe nė anėn tjetėr bizneset nuk arrijnė tė gjejnė forca kualifikuese punėtore, konsiderohet papunėsi strukturale, ku edhe bizneset nuk mund tė gjejnė njerėz tė kualifikuara, por edhe ata qė diplomohen dhe mendojnė se janė tė kualifikuar, nuk arrijnė tė gjejnė punė”, thekson Demi.

Mungesėn e njerėzve me diploma, por jo mirė tė pėrgatitur pėr tregun e punės e thekson si dukuri mjaft shqetėsuese edhe eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci.

Ai konsideron se studentėt, tė cilėt diplomojnė nė Kosovė, duhet tė jenė tė pėrgatitur jo vetėm pėr tregun e punės nė Kosovė, por edhe jashtė saj.

“Tash, te ne, ėshtė edhe njė problem tjetėr, se Kosova si njė vend i vogėl dhe me ekonominėmė tė varfėr nė Evropė, nuk mund t’i absorbojė tė gjithė ata studentė, tė cilėt e pėrfundojnė arsimin e lartė. Prandaj, ne duhet tė llogarisim se njerėzit tanė duhet tė jenė tė pėrgatitur edhe pėr njė treg mė tė gjerė tė punės, respektivisht nė vendet evropiane”, shprehet Popovci.

Ndryshe, sipas tė dhėnave tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, rreth 75 mijė persona nė vend kanė shkollim superior.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė