Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:53   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3. Arti i interpretimit

Nė artikullin Nga ontologjia e veprės artistike letrare autori jepet tė shpjegojė mėnyrėn e objektivimit tė veprės artistike, do thėnė ndryshe fenomenologjinė e krijimit tė saj nė njė qenie tė mėvetėsishme, pėr veten mė parė, qė ka njė sistem tė vetin tė tė qenit dhe tė qeniesimit. Argumentimi nis kėtu qė nga teoria e Marksit: “Nė prodhim objektivohet personaliteti e nė personalitetin objektivohet sendi”. Pra, rruga e transformimit krijues tė njė "prodhimi" shpirtėror siē ėshtė vepra letrare; pėr t'u mbėshtetur mė vonė nė argumentimet e dijes fenomenologjike tė Huserlit, Hartmanit, Ingardenit, dhe sė fundi tė Martin Hajdegerit, i cili thotė: E vėrteta e botės ėshtė njė vetė-vendosje-e-tė-vėrtetės-nė-vepėr. Shkallėt e objektivimit tė veprės letrare derisa ajo bėhet qenie pėr veten nė tė parė e mandej edhe qenie nė botė, janė pėrcjellė edhe nė mendimet e Mihail Bahtinit. Nė kėtė rrugė tė argumentimit fenomenologjik dhe ontologjik janė hetuar e pranuar si tė vlefshme tri planet qendrore tė veprės artistike: material-fizikal, paraqitės-objektor dhe shpirtėror-metafizik. Plani i tretė ėshtė mė i rėndėsishmi, pra ėshtė vepra vetė, dhe interpretimi i letėrsisė duhet tė lidhet mė shumė pėr kėtė plan.
Autori, posa pėrfundon diskutimin e mėnyrės sė objektivimit ose tė krijimit tė veprės, i jepet problemit tė trajtimit tė saj, pra interpretimit. Prandaj, shtron ēėshtje metodologjike tė kritikės e nėpėrmjet diskutimeve, shpesh shteruese, e ē'ėshtė me rėndėsi bindėse, vjen nė pėrfundim se kritika qėndron nė mes theorisisit dhe praksisit. Barti do tė thotė: shkenca i hulumton kuptimet e kritika i prodhon ato. Pra, kritika nuk e "pėrkthen" veprėn, por krijon sistematikisht njė kuptim tė saj. Pėrfundimi: kritika letrare si disiplinė e letėrsisė gjendet midis teorisė dhe artit letrar... midis shkencės dhe artit. Kjo do tė thotė se interpretimi duhet tė niset nga vetė teksti, nga ajo qė ėshtė e dhėnė nė atė formė, pėr t'i nxjerrė mė tej edhe relacionet e tjera edhe tė jashtė tekstit. E teoria qė ėshtė sistem i pėrvojės dhe i dijes ėshtė bazė pėr interpretimet konkrete. Kėshtu interpretimi, duke u ngritur nga teksti, pėr tė prodhuar kuptime tė reja tė tij, tė tekstit; ėshtė pra njė art, art i interpretimit.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė