Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-05, 21:59   #5
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Gruaja shtylla e Shtepise

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga DEA
Qka mendoni rreth kesaje thenje, sa eshte e bazuar ne realitet?
eshte apo seshte keshtu?

Urdheroni debatoni..........



DEA
Edhe nje teme per sjell ne jete kunderthenje gjinore...

A nuk u lodhet a? Ndiheni jo te cmuara me punen dhe rolin e juaj si gra?

Cka jane gjithe keto tema qe sjellim helm feminist?
hemmm....

A nuk te ka ndodhur nodnjehere qe te shkosh ne fshat tek familja e gjere dhe te shkosh ne dhomen e zjarrit, aty ku grate gjithe diten gatuajne buke, ziejne ushqime, dhe perkundin djepat me femije???
Aty ku digjen dhe piqen me ore te tera mbi enet plote ushqime, perderisa ne te njeten kohe perkujdesen per femijet, vrapojne pas ujit tek pusi, lajne e pastrojne, e kur perfundojne me keto vrapojne ti sherbejne burrat dhe mysafiret, apo edhe te shkojne te punojne ne are krahperkrah burrave!!!

Kush te ka rritur ty ore, kush te ka mesuar te ecesh, te shkruash te lexosh??? sa here ke vizituar hallen/ tezen/ gjyshen dhe ke shkuar te vezhgosh gjitha detyrat e shtepise me te cilat nje grua mirret dhe eshte marre prej se egziston shoqeria!!!

Edhe sot e kesaj dite me gjithe modernizminin e shoqerise, punet dhe aktivitetet e femres nuk zvogelohen por sa vijne e shtohen!!!
Ajo jo vetem se vazhdon te mbaje gjithe familjen duke u kujdesur per nevojat e secilit, duke filluar prej ushqimit e deri te larja, veshembathja e te tjera, ajo tash punon dhe financon familjen e saj!!! Dhe prej saj pritet qe te kontriboje edhe ne ndarjen e shpenzimeve materiale!!!

Shume keq qe ate qe quan ti "feminizem" eshte realiteti para te cilit je duke i mbyll syte!!!

Pershendes ato familje ku obligimet ndahen, ku te gjithe bashkepunojne ne mirevajtjen e familjes, dhe diskutimi ne kuader te nje teme te ketille, nuk sjell asgje negative, perpos vetedijesimit!!!


Te pershendes edhe ty DEA per temen e hapur dhe mendoj se eshte shume teme me vend!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė