Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-05, 13:09   #18
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

I nderuari Guri,

Flm per shkrimin dhe sinqeritetin tuaj.

Kur thash provincialo-rural nuk nenkuptova personat qe jetojne ne keto vende (periferi, dmth larg prej qyteteve dhe ne fshatra), dhe kur thash qytetar nuk nenkuptova tekstualisht personat qe jetojne ne qytete, sepse nje ndarje te ketille e urrej, aq me shume duke pasur parasysh se ne dy vendet (fshatra dhe qytete) ke edhe burra edhe femra te ndertuara, dmth demografia pak ka ndikim tek ta.

Une e thash me shume ne kuptimin simbolik (pezhorativ), dhe sipas meje personi me karakter dhe vyrtyte provincialo-rurale eshte personi i cili nuk di gje tjeter pos te fyeje, te jete jokonstruktiv ne teme, te kete tendence qe te devijoje temen; thjesht i mungon nje edukate (arsimim) bazik per te qene nje komunikues i drejte dhe i siqerte. Me karakterin (kushtimisht thene) "urban", nenkuptoj te kunderten.

Juaji,

Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė