Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-02-07, 22:18   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Por ama edhe nje vit me pas, ne Koncertin e rradhes se Pranveres u prezantuat serish me nje kompizitor anonim, po nga Fieri.

Kenga e tij me beri shume te njohur ama. E pranova me shume deshire kengen "Nje gjethe me nis", qe ne fakt me pas do te behej e njohur si "Kenga e telefonit" sepse me pelqeu shume dhe sepse ende ne keto kohe nuk me ishte ofruar ndonje kompozitor me emer. Gjithsesi kete here shkopi magjik qelloi mbi koken time. Ajo kenge nuk mori cmim por u be menjehere hit. Duke pasur kete kenge hit, une tashme kisha me cfare te mburresha.

Vetem per kaq mjaftonte?

Jo. Nje moment i tille me beri te besoj serish tek vetja dhe te kuptoja se duhet te vazhdoja, pa ua vene shume veshin cfare thoshin te tjeret. Gjithsesi ne keto kohe nuk eshte se po me bezdisnin shume sepse nuk po merrja ende ndonje cmim dhe shumekush mendonte: kaq e kishte Rovena- dhe me lane te qete.

Ne fakt Rovena aty do ta fillonte, apo jo?

Po pas asaj kenge ne festivalin e pare "Kenga magjike" do te kendoja nje duet me nje tjeter element te ri nga Elbasani, Merian Gjata, i zbuluar po nga kompozitori im. Fitova cmimin e interpretuesit me te mire me "S'jam me imazh". Kjo i ka befasuar te gjithe, sepse ne ate festival isha ende anonime. Por nuk me bente pershtypje fare sesi me shikonin ata, sepse tashme isha mesuar me raportin qe ata kishin krijuar me mua.

Te kane bere te ndihesh inferioriore?

Ishte nje maredhenie e qarte qe ata te impononin: ti je ti, ndersa ne jemi ne. Por mua me interesonte ajo qe ndodhte ne skene dhe jo jashte saj. Kerkoja thjesht te me donte publiku. Ishin duatrokitjet e tij qe i imponuan jurise se "Kenges magjike" te na jepte cmim dhe po ato duartokitje ne festivalin e fundvitit, bene qe perseri dueti im me Gjaten te dilte edhe ne naten finale.

Ne keto kohe gjithcka duket ndryshe. Ke gjithandej albume, kenge qe shikuesit i kerkojne neper emisione te ndryshme...

Gjithcka ndryshoi ne kohen kur tregu muzikor filloi te levizte disi. Kjo kohe me zuri pa asnje lek ne xhep e megjithate nuk doja te qendroja duarkryq. Shkollen nderkohe e kisha mbaruar dhe nisa te merrem seriozisht me muziken. Studiova disa materiale te huaja, per te kuptuar sesi funksiononte tregu ne bote. Kuptova se duhej te realizoja nje album me kenge qe te pelqeheshin nga pjesa me e madhe e njerezve. E keshtu ne 2002-shin nxora ne treg albumin tim te pare te realizuar ne nje studio modeste, pothuajse eksperimentale. Por shitja e tij ishte e papare.

Me shume prej kenges "Djale ti me ben magji" qe u mor vesh menjehere qe ishte kenge turke e shqiperuar...

Une qe ne fillim e kam pranuar se ajo nuk ishte kenge e kompozuar enkas per mua, por nje kenge turke te cilen Adi Hila dhe Fabian Asllani e perpunuan per mua. E rendesishme ishte qe prej asaj kenge une nisa turneun tim te pare neper bote. Per here te pare u ndjeva e rendesishme. Fillova te mblidhja shume para, me te cilat do te mund te nisja shpejt punen per nje album te dyte dhe nje videoklip ne Maqedoni me kengen "Paraja".

Pra je e kenaqur qe e nise mbare ne kete menyre?

Sigurisht qe po. I kisha provuar te gjitha, edhe festivalet, edhe lokalet e nates ne Tirane ku kendoja gjithe repertorin e huaj dhe muziken jazz por asgje nuk kisha fituar. Zgjodha te kendoj kenge ballkanike kur u binda se vetem keshtu mund te behem kengetare e preferuar per masen. Sot nuk mund te krijosh treg nese nuk zbret ne shijet e tyre. Rovenen nuk e beri asnje festival, por masa dhe ndjehem e detyruar t'u pergjigjem shijeve te tyre.

Por keshtu mund edhe te rrezikosh...

Kjo s'ka per te ndodhur sepse une nuk kam pranuar kurre te kapercej deri aty ku nuk duhet. Pastaj nga albumi ne album une kam arritur te permiresohem ne zgjedhje, qe te kultivoj keshtu dalengadale shijet e atyre qe me blejne e me degjojne.

Si keshtu?

Po ja tek albumi i dyte pervec kengeve ballkanike kishte dhe disa balada te bukura sic ishte ajo "Ku je ti" e realizuar nga nje kompozitor i njohur maqedonas. Tek albumi i fundit "Dasma" gjithe kenget jane kompozime te reja dhe te realizuara ne studiot me te mira ne Kosove.

Po ka megjithate edhe ne kete album nje kenge te tille "Me kapele karrocieri"...

Po u mor nje kenge e orientit sepse me duhej nje element per te siguruar serish nje shitje te konsiderueshme. Por ama, kjo kenge eshte orkestruar me mjeshteri nga Genti Lako.

Po nga festivalet pse jeni larguar. S'te interesojne me te tilla konkurime?

Nuk kam me aq shume kohe te merrem me to. Megjithate nuk jam shkeputur fare. Vjet isha ne festivalin e Ohrit. Dy vjet me pare ne Show Fest ne Prishtine ku mora cmimin e dyte. Edhe tre vjet me pare tek "Zambaku i Prizrenit" mora cmimin e pare. Mora pjese edhe ne festivaline vitit qe shkoi ne RTVSH.

Di qe keni dhe nje menaxhere?

Po, motren time Elisen. Pa te nuk do te beja asgje. Te dyja bashke tani ndjehemi me te fuqishme se kurre dhe jo si nje here e nje kohe qe s'kishte kush te me rrihte krahet e te me thoshte "bravo Rovena".

Look

Duke pasur me shume te ardhura Rovena Stefa ka me shume mundesi te harxhoje per look-un e saj. Tani ka stilistet e saj: Ardi Asllanin dhe Rezarta Skifterin. Dikur u perpoq te behej interesante me floket gershet, ndersa tani po preferon me shume ondet ne floket e ngjitur. Ka vendosur te transformohet duke perdorur dhe veshje ekstravagante. Sepse keshtu mendon se do ta pelqejne edhe me shume.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė